web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatët që nuk i ka dot Luli

26 Qershor 2019, 11:53, Aktualitet CNA

Në shumë nga bashkitë e Shqipërisë, pritet që të dielen të ketë zgjedhje. Me kandidatë, të cilët janë emra mjaft të rëndësishëm dhe të njohur, jo vetëm në rajonin ku ata do të kandidojnë, por në të gjithë vendin.

Bindja Demokratike ka paraqitur një listë, ku do të ketë mjaft alternativa përballë Edi Ramës. Alternativa, të cilat edhe Lulzim Basha nuk do ti gjente dot më të mira.

Le ta fillojmë nga Korça. A do të gjente Lulzim Basha kandidaturë më të mirë se Leonard Ollin në Korçë.

Një kandidaturë komplekse, me një eksperiencë të shkëlqyer politike. Një individ i medias, në beteja në qendër të Tiranë, përballë Veliajt, i përballur politikisht me Edi Ramën, ish-kandidat për deputet në Korçë. Një njeri që e njeh mjaft mirë qytetin. Me një reputacion të padiskutueshëm dhe absolut në qytetin që ai garon.

Përballë çdo kandidati të përfolur, apo zgjedhur, në listat e çuara në Tiranë nga dega lolake, Olli shkëlqen. Ai shkëlqen në vlerat e tij dhe Lulzim Basha kurrësesi nuk mund ta mohojë zgjedhjen dhe zgjidhjen e Korçës, që është Leonard Olli. Megjithëse nuk është kandidati i tij, por kandidati që duan qytetarët, që duan demokratët. Leonard Olli është kandidati që e njohin të gjithë dhe e besojnë.

Më tej, shkojmë në Tiranë, aty ku garon Arben Skënderi. Një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Lulzim Bashës, një djalë i shkolluar në perëndim, me mjaft vlera qytetare dhe intelektuale. Një njeri i cili është përballur mediatikisht, por edhe lokalisht, me Erion Veliajn. Është përballur dhe me qeverinë. Ka zhvilluar betejat e tij politike në krah të PD-së, por Lulzim Basha nuk e vlerësoi kurrë dhe nuk i dha mbështetjen e duhur.

Sot është një kandidat i demokratëve të vërtetë. I atyre që luftojnë mbi vlera dhe parime.

Arben Skënderi garon në kryeqytet përballë ?vrasësit? të Ardit Gjoklajt. Përballë njeriut që betonizoi Tiranë, përballë njeriut simbol të korrupsionit dhe palacos “sharlatan” e të pavlerë, Erion Veliajt.

Le të shkojmë në Vlorë, ku sekretarja e PD-së, e Lulzim Bashës, e zgjedhur me votat e demokratëve, Valbona Mezini është në garë përballë Dritan Lelit, ku po lufton dhe zhvillon betejën e saj dhe e ka futur në ?kafaz? degën lokale dhe ka dalë përmbi Partinë Demokratike, duke krijuar një rrymë dhe një mbështetje të madhe.

Më tej le të shkojmë në Durrës, me Valbona Sakollarin. NJë vajzë qytetare që ka përballë rivalen socialiste me të njëjtin emër, Valbona Sakon.

Sakollari po tregon se qyteti bregdetar ka zonjat e saj, me vlera dhe me kapacitete intelektuale që rrallë kund mund t?i gjesh.

Në Dibër është Shkëlzen Qoka. Që po zhvillon një fushatë të pabesueshme. Me qindra e mijëra aktivistë që e mbështesin dhe këtë e tregojnë takimet e tij të përditshme.

Duke zbritur më tej, në Laç, apo në gjithë Shqipërinë, në shumë bashki, kandidatët që Lulzim Basha nuk mund t?i kishte dot në zgjedhje, po zhvillojnë një betejë të vërtetë.

Ata janë demokratë, janë të përkushtuar, janë dinjitozë, bëjnë dhe zhvillojnë beteja demokratike dhe jo vetëm lokale, por Lulzim Basha nuk i ka dhe nuk mund t?i kishte, megjithëse ata përfaqësojnë shumë më tepër sesa Lulzim Basha, të cilit ndoshta i qan syri dhe zemra, për Arben Skënderi, të cilit nuk ka se çfarë t?i thotë, apo Leonard Ollin, të cilin nuk ka sesi ta sulmojë.

Pa shkuar më tej tek Valbona Mezini, Shkëlzen Qoka apo tek Valbona Sakollari. Emra kandidatësh të shkëlqyer, për të cilët nuk ka asnjë fjalë përveçse urrejtjes së Lulit sepse nuk i shkonin nga pas rrjeshtit të tij të çuditshëm që është kthyer në një grup qëndrestarësh antiperëndimor.

Këta janë emrat të cilët vërtetë, ditën e diel në shumë nga bashkitë e Shqipërisë, do t?i japin zgjedhje vendit. Jo për Lulzim Bashën, jo për Edi Ramën, por për qytetarët e tyre dhe vlerat që ata përfaqësojnë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga