web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Kandidatja socialiste kërcënon qytetarët për vota

24 Qershor 2019, 09:56, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe denoncuase që i kanë dërguar në adresë të kandidates së Partisë Sicialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako.

Berisha e quan pasardhëse të politikës së vjetër Sakon, e cila sipas tij nuk është ndryshe nga kreu aktual i bashkisë, Vangjush Dako dhe po njëlloj si ai,  ka lidhje me kriminelë si Avdylajt.

Sipas Berishës, Valbona Sako vazhdon të jetë në krye të Tatimeve në Durrës edhe pse kjo nuk është e ligjshme, pasi duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga ky post.

Ndër të tjera Berisha shkruan, se ?klani? i Sakos po u bën presion dhe po i kërcënon bizneset të votojnë për të se në të kundërt do kenë pasoja.

Postimi i plotë i Berishës

Njihuni me ndrikullen Sako, pasardhese te Gjush Avdylit!

Keto jane denoncimet e qytetareve dixhital per bemat e saj! sb

Përshëndetje dok. Berisha kam disa info. për kandidaten e PS për bashkinë e Durrësit Valbona Sako dhe familjarët e saj, kjo veten e ka pezulluar përkohëshme nga drejtoreshë Tatimeve në Durrës, i shoqi merr 3 rroga në 3 vende të ndryshme brenda muajit,??!!?? vajza vazhdon studimet në Angli dhe njëkohësisht punon e merr rrogë edhe në Shqipëri ??!!?? po ju çojdhe fotot që i vërtetojnë këto

Vetem ju keni mbetur pasqyra e se vertetes per Durresin. Ketu kane filluar kercenimet e Biznesit nga ana e strukturave te Valbona Sakos e cila ne menyre te kunderligjeshme vazhdon te jete ne detyre sepse deri tani ka kerkuar vetem pezullim nga detyra si Drejtoresh e Tatimeve. Ne autostrad po i behet presion disa biznesve qe te votojne bashke me punonjesit me dt 30. Biznesi ka bere edhe denoncimin ne polici permes nje video e cila eshte dorezuar tek shefi i krimeve por ceshtja eshte mbyllur. Nuk dim ku te perplasemi. Shteti edhte kapur i gjithi dhe aktulisht edhe strukturat e policise ne Durres po ndihmojne ne mbulimin e ketyre krimeve elektoral. Presioni eshte shume i madh!
Ne Durres Edvini ka sjell nje nje kandidate per kryetare Bashkie e cila ka pasur burrin fillimisht te te akuzuar per Mashtrim sipas nenit 143/2 te Kodit Penal, me pas te Arrestuar me Burg. Ky denim me pas eshte konvertuar ne Garanci Pasurore te cilen e ka paguar bashkeshortja znj. VALBONA SAKO! Pas ardhjes ne pushtet te Partise Socialiste dhe me Bashkeshorten tashme Drejtoresh te Tatimeve ne Durres, Robert Sako merr pafajsine e plot. Durresi eshte zhytur ne krim i gjithi! Anonim te lutem!

Pershendetje , Doktorr . Te shkruaj nga zyra e Tatimeve Durres . Drejtoresha Valbona Sako kandidon per kryetare Bashkie ne Durres , Duke qene se gjith Stafin e ka te Partise Socialiste Po na kercenon e po na ben presione nga me te ndryshmet qe ta mbeshtesim ne cdo menyre Te gjithe jemi te detyruar me kontroll nga servera te bejm like dhe share cdo materiali te kupoles se qeverisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga