Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër kërkesës së opozitës joparlamentare lidhur me komisionerët nëpër KZAZ, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, tha se çdo anëtar i KQZ që votoi për të përjashtuar opozitën, në shkelje flagrante të ligjit dhe të vendimit të mëparshëm të vetë KQZ, do të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre. Ivi Kaso tha se vendimi i paligjshëm për përjashtimin e opozitës u mor pas presionit nga Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri, akt i cili është denoncuar më herët nga opozita publikisht dhe tek partnerët ndërkombëtarë. PD do ta anikomojë vendimin, si dhe do të informojë misionin e OSBE/ODIHR dhe organizmat ndërkombëtarë për përjashtimin e opozitës nga kontrolli i procesit. ?Kemi të bëjmë me një parti, e cila, edhe kur garon e vetme, vjedh dhe manipulon procesin?-tha Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.
DEKLARATA E SEKRETARIT PËR ÇËSHJTJET ZGJEDHORE NË PARTINË DEMOKRATIKE, IVI KASO
Atëherë, ashtu siç ishit të gjithë prezent në vendimmarrjen në KQZ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë antiligjore dhe me urdhër të drejtpërdrejtë politik nga eksponentët më të lartë të PS, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, siç e ka denoncuar edhe më herët opozita, iu nënshtruan presionit joligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e saj të garantuar nga Kodi Zgjedhor për të paraqitur komisionerë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Është një e drejtë që opozitës i buron nga fryma e Kushtetutës, i buron nga fryma e Kodit Zgjedhor, i buron nga neni dhe nga germa e Kodit Zgjedhor; konkretisht neni 28 dhe 29 i Kushtetutës, ku pika 5 e nenit 29 detajon në mënyrë të qartë dhe të pa ekuivokë që momenti që një parti parlamentare, më e madhja në këtë rast e partive opozitare, që ka të drejtën, të çojë anëtarët e saj në KZAZ, i çon 30 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
Atëherë KQZ është i detyruar të pranojë këto kandidatura, sigurisht kur janë në përputhje me ligjin. Sigurisht kandidaturat që ne kishim paraqitur në KQZ në zbatim të këtij detyrimi ligjor dhe mbi të gjitha edhe në zbatim të detyrimit të Kodit Zgjedhor të zgjedhjeve, të vendimit Nr. 18 të datës 1 shkurt 2019 kur vetë KQZ parashikon që PD-LSI kanë të drejtë të paraqesin kandidatura në KZAZ, vendim që është akoma në fuqi.
Pra, sollëm kandidaturat, ishim në përputhje me gjithë këto vendimmarrje të mëparshme, janë në përputhje me kriteret ligjore, janë kandidatura serioze, janë kandidatura me eksperiencë të mëparshme zgjedhore dhe KQZ nuk ka patur asnjë arsye ligjore për të refuzuar pranimin e këtyre kandidaturave, kuptohet përveçse ajo që thamë, urdhrit politik të drejtpërdrejt.
Sigurisht, Edi Rama dhe mazhoranca jë të shqetësuar nga prania e anëtarëve të propozuar nga opozita në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, sepse, kur paligjshmëritë po ndjekin njëra-tjetrën në KQZ, në nivelin e dytë të administrimit zgjedhor në KZAZ janë të paimagjinueshme, janë aq të shumta, aq të përhapura dhe në çdo hallkë të procesit, saqë e ka zënë tmerri Edi Ramën nga zbulimi i këtyre paligjshmërive dhe denoncimi i tyre me forcë.
Kemi të bëjmë me një parti, e cila edhe kur garon e vetme i vjedh dhe manipulon rezultatin zgjedhor. Imagjinoni të gjithë çfarë procesi zgjedhor po përgatitet për në datën 30 qershor.
Pyetje: A do t?i drejtoheni Gjykatës? A do ta ankimoni në Kolegj?
Ivi Kaso: Opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për ta kundërshtuar këtë vendimmarrje të paligjshme në çdo hap me të cilën është e mundur që opozita e bashkuar të drejtohet. Gjithashtu do t?i drejtohet menjëherë partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët monitorojnë procesin dhe në veçanti misionit të OSBE-ODHIR i cili shumë shpejt do të jetë prezent për të monitoruar procesin zgjedhor lidhur me këto shkelje flagrante të ligjit. Denoncimet do të bëhen konkrete. Denoncimet janë të shumta, do të bëhen me emër dhe mbiemër për të gjithë shkelësit e ligjit, duke filluar që nga KQZ-ja e cila këtë format siç është, e sjell në vëmendjen e të gjithë qytetarëve dhe është e paligjshme pasi PS ka katër anëtarë të propozuar drejtpërdrejt në KQZ, në kundërshtim flagrant me ligjin, sipas të cilit i takojnë vetëm 2 anëtarë të propozuar prej saj.
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, juris...
OSHEE ka njoftuar se më datë 11 maj do të ketë ndërprerje të...
Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të marrin m...
Tradhtia e futbollistit të njohur Chris Zebroski po bën nami...
Më poshtë do të njiheni me renditjen e shenjave nga Meri, ng...
Në nëntor të vitit të kaluar futbollisti i famshëm David Bec...
Pak ditë më parë deklarata ofenduese e presidentit Donald Tr...
Këngëtarja e njohur ndërkombëtare Lady Gaga pak muaj më parë...
Revista “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e reperëve më...
Reperi i njohur shqiptar, Bim Bimma, mendon se Skivi, ish-an...
Ai njihet për deklaratat e tij “shokuese” gjatë fjalimeve të...
Çifti i preferuar i shumë njerëzve në botë duket se ka probl...
Asnjë prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifiki...
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka vizituar sot familj...
Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur të dnryshojë masën e ...
Fabrika e çimentos TITAN në Thumanë është kthyer në një rrez...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në protestën e opozitës q...
Policia ka bërë të mundur prangosjen e një personi, i cili d...
Ditët e fundit, Korça është goditur një seri tërmetesh të nj...
Këshilltari për ekonominë i kreut të PD-së, Dritan Shano, ka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...