web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhurmues te burgu/ Institucionet pa shërbim interneti

20 Maj 2019, 08:16, Aktualitet CNA

Institucionet që ndodhen në afërsi të stacionit të Trenit, apo pranë rrugës Jordan Misja, po përballen sot me probleme të mëdha me shërbimin e internetit si dhe valët e telefonit.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se shkak për këtë është bërë fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur zhurmues te burgu 313, në mënyrë që të mos flasin të burgosurit.

Mësohet se kjo ka prishur sinjalin e telefonit dhe Wirelesin në Institucionet, si Beder, Shërbimi i provës, apo edhe institucione të tjera të huaja në këtë zonë.

Gjithashtu edhe disa qindra hyrje me mijëra banorë në zonën përrreth, janë dëmtuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga