Big Mama befason me ndryshimin drastik në pamje/ Fansat "shpërthejnë" në ofendime
Big Mama është një nga personazhet që njihet për natyrën e s...
Nga Lorenc Vangjeli
* Në Shqipëri, për Perëndinë e Doktorin pothuaj të gjithë kujtohen vetëm në momentin e fundit.
Atëherë kur as Doktori dhe as vetë Perëndia nuk kanë shumë për të bërë.
Por nëse qielli edhe e fal marrëzinë njerëzore që nuk është shumë e rrallë në viset tona, sjellja e marrë e shoqërisë shqiptare në këto tre dekada ndaj mjekëve është kriminale.
Bluzat e bardha shihen si objekt urrejtjeje, si mish për cirkun e përditshëm të ndëshkimit të së keqes dhe si mbartës fundorë të saj.
Ka vite që në Shqipëri luhet një luftë e shpallur ndaj tyre, që ka një kriminalizim të skajshëm të mjekëve, të cilët konsiderohen edhe si mbartës fundorë të korrupsionit.
Një doktor që lufton për jetën mund të fitojë vetëm disa beteja, sepse në epilog të jetës, luftën e fiton gjithmonë vdekja. Kjo është kryearsyeja që gjithmonë mbi ta do të ketë pakënaqësi, dyshime dhe shpesh edhe mëri të heshtur apo dhe të dhunshme.
Duhet të jetë ndryshe!
Duhet të jetë tërësisht ndryshe!
Si rregull Doktori nuk vritet kurrë!
Doktorit i ruhet jeta edhe në luftën e vërtetë, atë me tanke, topa e avionë. Doktori mbahet rob në luftë, por nuk vritet si armik sepse vlera e profesionit të tij është më e madhe se çdo profesion tjetër pikërisht sepse ka të bëjë me jetën edhe në rastet kur luhet ruletë ruse me vdekjen.
Me një rrogë vërtet të lartë për kushtet e Shqipërisë, por të pamjaftueshme për të paguar shkollimin e tejzgjatur, specializimet e vazhdueshme dhe edukimin e pandërprerë në vite, mentaliteti sovjetik e barazitist shqiptar jua quan krim Doktorëve çdo mundësi tjetër për të garantuar të ardhura shtesë.
Në të vërtetë krim është vetëm të kërkohen para në këmbim të dhënies apo refuzimit të shërbimit, por jo dhurata që afrohet e pakërkuar.
Kështu ndodhte edhe në kohën e komunizmit, kur korrupsioni apo krimi ishte shtetëror dhe i sistemit dhe jo i individëve.
Edhe atëherë komunistët ortodoksë mbyllnin sytë kur Doktorit i dhurohej një shportë me vezë apo një palë çorape; edhe atëherë në atë varfëri ekstreme ajo kastë e shoqërisë shqiptare jetonte më mirë sepse duhej të jetonte më mirë.
Edhe sot duhet të ndodhë kjo gjë. Askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë mbi mjekun dhe askush nuk duhet t?i shohë ata si mishin që i hidhet turmës për shfaqjen e rradhës. Ndryshe nguti i ikjes së tyre në emigracion, do të shndërrohet në ankthin e atyre që duan të rrinë në atdhe.
Ka mes mjekëve edhe elementë që meritojnë përbuzjen, por kjo nuk është kurrsesi arsyeja që mjekët të shihen si pjesë e turmës së të paudhëve.
Duhet luftuar ky mentalitet për njerëzit që çdo dhjetë vjet ju duhet normnalisht të rifitojnë diplomën e tyre, që ju është dashur dhe ju duhet shumë sakrificë në të përditshmen e tyre dhe që herët a vonë, njëlloj si Perëndia, të fiksojnë një takim për të folur për jetën dhe vdekjen.
Big Mama është një nga personazhet që njihet për natyrën e s...
Abigail Collins është përballur me tallje nga njerëzit që në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një ...
Partia Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qers...
Sot, Partia Socialiste ka publikuar emrat e kandidatë për k...
Pasditen e sotme, në orën 18:30, opozita pritet të zhvillojë...
Çiftet në ditët e sotme nuk mund të vendosin shumë lehtë se ...
Moderatorja e emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ Ola Bru...
Sot Partia Socialiste bëri publike listën e kanditatëve për ...
E ftuar së fundmi në emisionin “Late Night Show”, moderatorj...
Enki Bracaj e pohon se koha kur jepte lajme me dekoltenë zbu...
Ish-nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka reaguar pasi zv.kr...
Zv/ kryeministri, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku de...
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi...
Sot u mbyll Java Europiane në Shqipëri, në kuadër të së cilë...
Antonio Nazeraj, ish-oficeri i Antidrogës në Fier, ka fituar...
Agjencia Kombëtare e Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë e...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar lidhur me p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...