web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Tuneli panoramik/ Berisha:U vodhën 3.4 milion euro

1 Maj 2019, 16:04, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi qytetarët se e gjithë rruga Tiranë-Elbasan ishte e aksesueshme për qytetarët.

Por ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhje galopante në tunelin panoramik.

Sipas Berishës për 100 metra të këtij tuneli në qiell të hapur është harxhuar e njëjta shumë sa 100 metra në tunelin shkëmbor të Kërrabës.

?Te dashur miq, vjedhjet e bandes se hajnave qeveritare ne autostraden Tirane – Elbasan tejkalojne jane monstruoze. Ato kalojne shuma te pabesueshme por une ketu kesaj rradhe do te ndalem vetem ne vjedhjen siç po e quajne Edvin Kristaq Hajni dhe ndrikull Riformato panoramike, per te cilen rrahin gjoksin si veper e vetme e tyre keto 6 vitet e fundit (mbasi çdo projekt tjeter ne infrastrukture e trasheguan ne vazhdim nga qeveria e meparsheme)?, denoncon Berisha

Status i Plotë

Nje vjedhje spektakel panoramike e bandes se Edvinit!

Nje mburoje betoni me gjatesi 100 meter e vendosur mbi kolona betoni kushtoj 3.4 milione euro apo 2.3 here me shume se sa 100 m tunel ne shkemb ne malin e Krrabes.

Te dashur miq, vjedhjet e bandes se hajnave qeveritare ne autostraden Tirane – Elbasan tejkalojne jane monstruoze. Ato kalojne shuma te pabesueshme por une ketu kesaj rradhe do te ndalem vetem ne vjedhjen siç po e quajne Edvin Kristaq Hajni dhe ndrikull Riformato panoramike, per te cilen rrahin gjoksin si veper e vetme e tyre keto 6 vitet e fundit (mbasi çdo projekt tjeter ne infrastrukture e trasheguan ne vazhdim nga qeveria e meparsheme).

Ne kete vjedhje per nje mbrojtese betoni nga guret, dherat me gjatesi 100 meter e gjate e vendosur mbi kolona betoni qe ngrihen mbi bazamentin ekzistues te autostrades u shpenzuan 3.4 milione euro apo 2.4 here me shume se sa jane shpenzuar per ndertimin e 100 m tunel ne shkemb te malit e Krrabes, i cili pervecse ka mbrojtesen e betonit dhe çelikut ne te gjithe perimetrin e tij ka dhe instalimet inxhinjerike, elektrike, te ndriçimit, te aspirimit etj, te cilat objekti i hajnise panoramike nuk i ka.

Keshtu miq, nje shembje guresh ne faqen e malit te autostrades Krrabe – Elbasan, qe sipas eksperteve te ndertimit zgjidhej perfundimisht me nje investim prej gjithsej 50 deri ne maksimum 100 mije euro, hajnat e narkoqeverise e shfrytezuan per vjedhjen e tyre te bukur panoramike prej se paku 3 milion euro te takspagueseve shqiptar. sb. CNA.al





Lajmet e fundit nga