“Projekti “Smart City” me kosto të fryra”/ PD: Kërkohet hetim për 118 milionë dollarët e borxhit
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat për rininë janë temat kyç në fushatën presidenciale të kandidatëve në Maqedoninë e Veriut.
Kandidati për president i partive të koaliciont qeveritar Stevo Pendarovski në paraqitjet para qytetarëve theks të veçant iu kushton mardhënjeve ndëretnike.Sipas tij shumë vendbanime në Maqedoni janë shembull për unitet dhe bashkim të llojllojshmërive andaj ai u bënë thirrje qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të zgjedhin përparim për ardhmëri të sigurtë në NATO dhe BE. Sipas tij, në plan të brendshëm vendi arriti kohezion të brendshëm me përmbylljen e Marrëveshjes së Ohrit dhe pas kësaj mbetet përkushtimi për zhvillim ekonomik.
“Se vendi po ecën në kahje të duhur, konfirmim janë 625 milion euro investime të huaja. Pas dhjetë vitesh sundim të regjimit, po hapen perspektivat evropiane që të ndërpritet trendi i shpërnguljeve të të rinjve, që të rinjve t’u sigurohet jetesë më e mirë dhe vende të reja të punës. Prandaj të bashkuar të gjithë duhet të përkrahin opsionin që na shpie drejt NATO-s dhe BE-së?, vlerson kandidati për kryetar shteti Stevo Pendarovski.
Kandidati për president i mbështetur nga partit e koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski në prezantimin para votuesve ka thënë se marrëveshja me Greqinë përveç që ruan identitetin, ajo garanton edhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Tani me marrëveshjen kemi gjithçka që ka të bëjë me identitetin maqedonas, kemi institucionet maqedonase, kemi gjuhën maqedonase. Marrëveshja e Prespës është marrëveshja më e mirë e mundshme që kemi mundur të arrijmë dhe të ruajmë identitetin tonë. Me këtë marrëveshje që nuk pranohet nga opozita, por që është e vetëdijshme se nuk do të mund të revidohet, zhbllokohet procesi euro-integrues, de fakto ne jemi në NATO dhe presim së shpejti marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE?, ka deklaruar Pendarovski.
Siljanovska: Maqedonia ka nevoj për sundimin e së drejtës
Kandidatja për president shteti e përkrahur nga opozita maqedonase Gordana Siljanovska Davkova , në paraqitjet para elektoratit kërkon mbështetje edhe nga etnitetet tjera për ta rrëzuar siç thotë këtë të keqe të përbashkët që ka kapluar vendin. Sipas saj, shqiptarët, turqit, vllehët nuk mund të ketë demokraci të plotë në vend.
“Maqedonia asnjëherë më e ndarë se sot nuk ka qenë, ndërsa nga ana tjetër thërrasin për pajtim, por pajtimi nuk mund të bëhet me veprime kërcnuese. Po u drejtohemi të gjitha etniteteve, sepse pa ato nuk mund të ketë demokraci, sepse Maqedonia është atdheu i të gjithëve. Pa dialog të ndërsjellë dhe pa kritika nuk mund të ecim përpara, sepse kritika është gjë e shëndoshë, e cila na përmirëson në ecurinë tonë politike. Ne na duhet një shtet funksional europian, por jo me imponim të politikave”, vlerëson kandidatja për kryetare nga opozita maqedonase Gordana Siljanovska Davkova.
Gordana Siljanovska Davkova kërkon që populli ta ndihmojë në kthimin e pushtetit në dorë të sigurt dhe të ndërtohet Evropa në vendin tonë.
“Qëllimi kryesor i yni është sundimi i ligjit, sepse vetëm atëherë të gjithë njerëzit do të kenë shanse të barabarta, vetëm atëherë drejtësia do t’i ndjek të gjithë. Drejtësia e tanishme është selektive. Nuk është e drejtë revanshizmi. Të drejtë dhe drejtësi në Maqedoni do të ketë kur të shohim zyrtarë të lartë përpara Prokurorisë Publike. Drejtësi do të ketë kur të shohim njerëz nga pushteti të dënuar, por ata janë të paprekshëm, sepse nuk është e tyre vetëm politika qeveritare, i tyre është edhe gjyqësori?, vlerson kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova.
Reka: Do ta jetësoj konceptim “shtet për të gjithë?
Kandidati i partive opozitare shqiptare Blerim Reka thotë se në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë koncept për shtet e jo vetëm për shoqëri për të gjithë. Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse me ligjin mbi të gjithë.
“Ky koncept për “Republika për të gjithë”, është koncept për Republikën në të cilën do të sundojë ligji, dhe jo individi në fakt është një koncept universal i sprovuar në demokracitë liberale, dhe ajo që i ka munguar tani e tridhjetë vite Maqedonisë së Veriut. Me konceptin “Republika për të gjithë”, qytetarët do të kenë të drejtën që të kërkojnë llogaridhënie prej atyre që janë në pushtet dhe jo siç është tash faktikisht, qytetarët u binden do si do politikave qeveritare?, vlerson Reka .
Maqedonia e Veriut ka nevojë për drejtësi, për vende të reja pune, për perspektivë dhe shpresë që të ndalojmë ikjen e rinisë. Reka duke folur për dukurin e migracionit ka premtuar se do të punojë për parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur.
“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrupsioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret euro-atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar? në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punoj në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur?, ka thënë kandidati i pavarur për president Blerim Reka.
Me 21 prill qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojn për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa me 5 maj është raundi i dytë i votimit kur edhe zgjidhet presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut./DW/
Tani, një studim zbulon se pas një jave të heqjes dorë nga F...
Nga Kreshnik Spahiu-Dje kisha një bisedë telefonike me “Leon...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, në ...
Të shoqëruara me kripë apo jo, kumbullat jeshile, për disa, ...
Lulzim Basha po bën sikur po ndryshon mendje për hyrjen në z...
Pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur Kës...
Ish kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetet soc...
Ditën e sotme një shqiptar në kërkim ndërkombëtar është vënë...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Shqipëria është vend i pasur. Sigurisht që po, por kjo vlen ...
Në kuadër të aksionit opozitar kreu i PD-së, Lulzim Basha ka...
Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një po...
Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duk...
Ish nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka në një postim në rrjet...
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit të k...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Do...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në rrjetet...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...