web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liria e medias/ Berisha bën përgjegjës Ramën

18 Prill 2019, 16:29, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve ?Reporterët pa Kufij?.

Sipas Berishës, kjo është një tjetër arsye për mos hapjen e negociatave me BE-në.

Më tej Berisha bën përgjegjëse për këtë raport gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj mediave.

?Ja nje arsye tjeter per mos hapjen e negociatave!

Shqiperia bie edhe 7 vende me poshte ne treguesin e lirise se mediave.

Raporti i Repertereve pa Kufij shkruan se Shqiperia pati gjate vitit 2018 perkeqesim te ndjeshem te lirise se mediave, ajo zbriti me 7 vende krahasuar me 1 vit me pare dhe gjendet 7 vende mbrapa Kosoves ne raport me lirine e tyre.

Ky perkeqesim sipas raportit ka si shkak kryesor qendrimin agresiv te Rames ndaj mediave qe i cileson gazetaret plehra, kazane etj. Perkeqesimi i lirise se mediave eshte nje nga shkaqet e refuzimit edhe kete vit nga vendet e BE per hapjen e negociatave me Shqiperine?,-shkruan Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga