web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fahriut imiton Spiropalin/ Quan Ramën "Skëndërbe"

15 Prill 2019, 11:00, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i listës Basha, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës për protestën e opozitës.

Sipas Balliut, të gjithë u përpoqën të zhvlerësojnë revoltën qytetare, por përpjekjet e tyre hodhi poshtë media ndërkombëtare.

Më tej Balliu shkruan se ?Rilindjen? e ka pllakosur një heshtje varri dhe po mbajnë zi për vdekjen e tyre politike.

?U turren nga mafia e deri te Skënderbeu për të zhvlerësuar revoltën qytetare por falë mediave ndërkombëtare tentativat e tyre mjerane i mori lumi.

Tani RILINDJEN e ka pllakosur një heshtje varri a thua se po mbajnë zi për vdekjen e tyre politike.

Rrëzimini tyre është vetëm fillimi.

Të gjithë aktorët e Rilindjes nga Rama e deri tek kupola e Policisë do të vihen para përgjegjësisë përballë dyerve të gjykatave.

Së bashku do të vemë drejtësi për dhunën ndaj qytetarëve dhe vjedhjen që Rilindja i ka bërë xhepave të tyre.?,-shkruan Balliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga