Foto/ Zbulohen policët që dhunuan Nikoll Lesin
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Katër orë zgjati protesta e 9-të anti-qeveritare e opozitës. Gjatë zhvillimit pati përleshje me policinë, gaz lotsjellës, shashka dhe flakë para Parlamentit. Në fund sheshi para Parlamentit ngjasoi me një shesh trazirash.
Sheshi para Parlamentit në Tiranë i ngjante mbrëmë,(13.04.2019) pas orës 22.00 një sheshi trazirash e beteje. Era e gazit lotsjellës, e djegjes së një automjeti, xhamat e thyer të një biznesi, një kioskë e dëmtuar nga vënia e zjarrit , protestues dhre policë të plagosur ishin gjurmët e degjenerimit të protestës së 9-të antiqeveritare të opozitës në akte dhune.
Pas katër orësh nga fillimi i saj në Bulevardin? Dëshmorët e Kombit? dhe spostimit të saj në sheshin përballë parlamentit, protesta përfundoi mbrëmë, rreth orës 22.00, me një fjalim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, adresuar protestuesve, që qëndronin para selisë së kësaj partie me parullat, “Rama ik?. Basha tha në fjalën e tij përmbyllëse se “largimi i Edi Ramës është një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme?.
Rama: “Humbës të pashërueshëm”
Kryemnistri Rama reagoi mbrëmë menjëherë pas fjalës së Kryetarit të PD, Basha, në një postim në Twitter ai cilësoi protestën e mbrëmshme “as të denjë po thjesht të turpshme për PD-LSI! Ndërsa drejtuesit e opozitës i karakterizoi si “humbës të pashërueshëm, që po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor?.
Opozita kishte paralajmëruar se protesta e mbrëmshme antiqeveritare do të zhvillohej para Kryeministrisë. Mijëra pjesëmarrës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit? kërkuan mbrëmë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij.
Protestuesit hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues dhe arritën të thyenin kordonin e policisë, që mbronte hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë. Në fjalën e tij, përballë Kryemnistrisë, Basha bëri thirrje për “një rotacion të menjëhershëm politik?dhe përsëriti kërkesën kryesore të opozitës në të gjitha protestat e deritanishme për krijimin “e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, të lira dhe të ndershme?.
Protesta para Parlamentit – përleshje me policinë dhe gaz lotsjellës
Tensionet, aktet e dhunës dhe përleshja me policinë u bënë mbizotëruese kur protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të PD, për të spostuar protestën nga kryeministria tek Parlamenti, ndryshe nga paralajmërimi se ajo do të zhvillohej vetëm në Bulevard dhe para Kryemnistrisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë; hodhën shashka, fishekzjarrë tymyes, bomba Molotov dhe tentuan disa herë të avancojnë drejt Parlamentit, tentativë që solli përleshje me policinë. Për të zbrapsur protestuesit, policia përdori gaz lot sjellës dhe ujë me presion.
Ndërkohë burime zyrtare nga policia bënë mbrëmë me dije se 5 policë janë plagosur dhe ndodhen në spital, ndërsa PD tha se janë plagosur 15 protestues. Thirrjet e Presidentit Meta për protestë paqësore dhe shmangie të konfrontimeve si edhe ato të policisë nuk patën rezultat. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter e quajti plagosjen e policëve ?një turp dhe shkelje të madhe të ligjit dhe bëri medije se “autorët do të mbajnë përgjegjësi?.
Protesta e 9-të antiqeveritare e opozitës u mbyll pa lajmëruar se kur do të jetë protesta e 10-të. Më parë Zv. Ndihmës Sekreatari i Shtetit, Metthew Palmer dhe ambasadorja gjermane në Tiranë i bënë thirrje opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, “si mundësia më e mirë për t’u riangazhuar në procesin politik.?. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u bëri thirrje ditët e fundit “të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale?./DW/
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Një 43 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ushtroi dhunë...
Ditën e djeshme, ministrja e arsimit Besa Shahini pezulloi n...
Avokat politikani i njohur, Spartak Ngjela, në një postim në...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, çuni i Fahri Bal...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim në rrjet...
Martesa nuk është për të gjithë dhe ndoshta këtë ka pasur në...
E ftuar për herë të parë në “E Diell”, reperja kosovare foli...
Minsitrja e shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spi...
Ditën e djeshme ashtu siç ishte paralajmëruar u zhvillua pro...
Këshilltari i PD-së, në Njësinë Administrative nr.5 në Tiran...
Akademiku Artan Fuga, në një postim në rrjetet sociale, ka p...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Në Shqipëri, çdo vit shpallen lista për biznesmenët më të më...
Nga Gjorg KodraPosse Comitatus, rendi kushtetues dhe kontrol...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka folur rreth protestës së...
Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e sam...
Grabitja në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku ngeli i ...
Opozita e bashkuar protestoi dje para Kryeministrisë dhe Par...
Protesta e djeshme e opozitës nisi në orën 18:00 të pasdites...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...