Helmimi i studentëve/ SORI-AL: Asnjë konfirmim nga institucionet, kush mban përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore shpreson që me investimet kineze të marrë hov ekonomia, BE mbetet skeptike.
Në Dubrovnik u zhvillua samiti i 8 i grupit 16+1, ku numërohen 12 vende anëtare të BE, pesë vende të tjera si edhe Kina. Në fund edhe Greqia u bë pjesë e këtij grupi, vetë kryeministri grek Aleksis Tsipras mori pjesë në këtë samit, duke e ndryshuar shifrën në 17+1. Kjo iniciativë u krijua në vitin 2012 për të nxitur marrëdhëniet e biznesit dhe investimet kineze në vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore.
Shumica e investimeve në Serbi
Për Kinën vendet europianolindore e juglindore janë të rëndësishme për shkak të projektit gjigand infrastrukturor ?Rruga e Re e Mëndafshit”. Në kuadër të këtij projekti, Pekini kërkon të investojë në projekte miliardëshe si rrugë, shina hekurudhore, rrjete telekomi, aeroporte. Kështu do krijohen korridore të reja ekonomike dhe tregtie drejt Europës, Afrikës, deri në Amerikën Latine. Në vitet e fundit Kina ka investuar miliarda dollarë në Europën Lindore, në formë kredish dhe në formë të projekteve ndërtimore që ka marrë përsipër. Shumica e investimeve kanë shkuar deri më tani drejt Serbisë, më shumë se 10 miliardë dollarë. Pekini ka investuar aty sidomos në industrinë e çelikut, armatimit dhe në infrastrukturë. Pas kësaj vjen në radhë Hungaria me rreth 4 miliardë dollarë, e Polonia me 3 miliardë dollarë.
Kina ? shpëtimtare e ekonomisë kroate?
Mikpritësja e samitit, Kroacia është ende larg këtyre shifrave. Investimet kineze në këtë vend kapin vetëm 0,69 miliardë dollarë. Në mediat kroate prej ditësh sundon një lloj euforie. Një lajm i mirë ekonomik pason tjetrin: Ngritja e urës Peljesac? Nuk ka problem. Investime të mëdha në rrugët apo hekurudhën kroate? Edhe kjo do bëhet. Produkte bujqësore kroate në tregun kinez? Ndërkohë e nënshkruar. Duket sikur këto ditë kinezët janë kthyer në shpëtimtarët e ekonomisë kroate. E më e mira: Kantieri i anijeve, Uljanik që ndodhet para falimentimit mund të shpëtohet nga kinezët, shkruan gazeta kroate Jutarnji List që thotë, se i referohet burimeve qeveritare.
Kina do të vazhdojë politikën e hapjes
Paralelisht me samitin politik në Dubrovnik u zhvillua edhe një forum ekonomik, ku morën pjesë rreth 1000 njerëz të biznesit si nga Kina ashtu edhe Europa. Krahas premtimeve për biznese të majme, në këtë forum u vu në funksionim edhe një platformë e internetit që do të koordinojë kontaktet mes firmave të vogla dhe atyre të biznesit të mesëm të vendeve pjesëmarrëse. Kryeministri kinez që ishte pjesë e samitit premtoi në Dubrovnik një hapje më të madhe të tregut kinez ndaj produkteve e firmave europiane. Për të mos e zemëruar Brukselin skeptik, pjesëmarrësit në samit bënë të ditur, se kontratat e përbashkëta do të paraqiten njëherë në Bruksel.(BE i sheh me skepticizëm këto investime, sepse vendet e varfra të BE përmes kredive që marrin mund të bien në grackën e borxheve dhe të bëhen të varura nga Kina. Pekini mund të rrisë kështu influencën politike. Shën red/dpa)
Samiti tjetër i klubit tanimë 17+1 zhvillohet në Kinë vitin e ardhshëm.
Grabitja në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku ngeli i ...
Opozita e bashkuar protestoi dje para Kryeministrisë dhe Par...
Protesta e djeshme e opozitës nisi në orën 18:00 të pasdites...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një prononcim për m...
Avokat Altin Goxhaj, ka komentuar protestën e zhvilluar ditë...
Autoriteti i Audioviziv i Venezuelës ka hequr nga rrjeti kab...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgënjesh...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ...
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës.Mësohet...
Policia ka vendosur postbllok në hyrjen e qytetit të Korçës....
Ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar...
Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të invest...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Suharekë të Kosovës.Sipas ...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të njëpasn...
Rreth 55 ditë nga nisja e krizës politike asgjë e re në Tira...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e Minist...
Ish kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka reaguar pas d...
Një avion turistësh është përplasur me një helikopter të par...
Policia e shtetit ka deklaruar personat të cilat janë shoqër...
Atmosfera e protestës së Opozitës pasditen e djeshme në krye...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...