"Vetëm një ndalesë në pikat doganore"/ Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëves...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëves...
Në Shqipëri, çdo vit shpallen lista për biznesmenët më të mëdhenj. Publiku i interesuar i njeh si përfitues të parave publike përmes favoreve politike, për shkak se lyejnë me graso rrotën e qeverisë dhe rrotat e opozitës. Nëse çmimet do të jenë për taksapaguesit më të mëdhenj, atëherë publiku do të njihet me një listë tjetër, me njerëz të tjerë, me sipërmarrës që punësojnë dhe nuk skllavërojnë punëtorët.
Sipërmarrësit gjenerojnë vende pune, sepse biznesi i tyre bazohet mbi aftësitë dhe ligjet e tregut të lirë; biznesmenët mbyllin vende pune, madje edhe sipërmarrje, sepse marrin frymë vetëm përmes monopolit, mbytjes së konkurrencës dhe lidhjeve politike.
Sipërmarrësit fokusohen te prodhimi; biznesmenët e kanë fiksim betonin.
Mjafton të hedhësh sytë te godinat, te gropat e shumta dhe kullat e reja në kryeqytet. Ndërtohet me ritmet e rindërtimit të një vendi të dalë nga lufta. Ndërtohet pa marrë asnjë kacidhe në banka. Paratë nuk janë problem. Shpjegimi është i gatshëm: ?Paratë nuk mbajnë erë?. ?Çdo gur themeli është në baltë?. ?Kështu e kanë nisur të gjithë kapitalizmin?.
Paratë vijnë nga aktivitete kriminale.
Shqipëria ka më shumë të burgosur jashtë se brenda, por paratë e tyre të përfituara në rrugë kriminale kthehen në ?real estate? në Shqipëri. Keqbërës, kriminelë të famshëm e banditë injorantë shfaqen me makina luksoze me shumë para për të shpenzuar dhe u hiqet kapela si ?njerëz të zotë?!
Tre vite më parë vendi u kanabizua, por ekspertë politikë thanë se lufta ndaj kanabisit nuk të sjell vota. Përkundrazi, mund të humbasësh. Prioritetet për njerëzit janë të tjera halle: papunësia, varfëria, strehimi. Nuk duhet pritur 50 vjet për të parë frytet e rrënjëve të kanabisit të mbjella masivisht tri vite më parë. Vrasjet, përplasjet e bandave, penetrimi i krimit në politikë është një spektakël që prodhon tituj të bujshëm çdo orë.
Këta ?deliquent? janë mysafirë të rregullt në faqet e gazetave dhe edicionet televizive të lajmeve për sherre banale të tipit ?pse më pe?, për përplasje me armë për territor, për gjobëvënie marramendëse, për rrëmbime, për plagosje e vrasje, por publikut i prezantohen me titullin e lartë: ?biznesmenë?.
Biznesmeni X kërkoi të ?sqarohej? me biznesmenin Y për një keqkuptim, por biznesmeni Z e keqkuptoi lëvizjen dhe nxori armën. Një biznesmen u vra, një u plagos, një në kërkim…. Ata që merren vërtet me sipërmarrje mendojnë si të paguajnë ?gjobën? e radhës për biznesmenët që mund të jenë në kërkim, mund të jenë në burg, por mund të jenë edhe në Parlament. Në fillim politika i trajtonte si ?shërbëtorë? si ?zara? këta namuzqarë me muskuj të fortë e me xhepa të thella. Por tani politika duket se është kthyer në skllave të shërbëtorëve të dikurshëm. Pasi bën stazhin me ligjin në rrugë, biznesmenët bëjnë ligjin në Parlament.
(Me presionin e fortë kryesisht të amerkanëve këta tipa ka pak gjasa të jenë më në Parlament apo këshilla bashkiakë, por vendet bosh po ua lenë fëmijëve dhe bedelëve të tyre)
A mbani mend se si të akuzuar për vrasje, të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare krekoseshin para mikrofonave shumëngjyrësh duke thënë me zë të lartë: ?unë jam ligjvënës?. ?Si ligjvënës nuk më lejohet??
Janë këta biznesmenë që nuk është nevoja të blejnë vota. Mjerisht, ka votues boll që i admirojnë si burra të zot, burra të fjalës, që nuk janë përzier ndonjëherë me kënd në lagje apo në qytet. Veç ndere kanë bërë. Në i kanë rënë dikujt në qafë, ky dikush është shteti! (Vota është përgjegjësi – nuk mund të kërkosh përgjegjshmëri për votën në një vend ku 50% e popullsisë nuk paguan asnjë lloj takse).
Për fat të keq, politika nuk frymëzon me modelet e veta të suksesit. Krimi ka penetruar jo vetëm në politikë, por edhe në ekonomi, drejtësi, gazetari e art. Rrezikojmë t?i ngjajmë borgjezit fisnik të Molierit, që ishte i lumtur ditën që mësoi çfarë ishte proza. ?Prozë?! Po unë prozë kam folur gjithë jetën?.
A ka më shpresë?
25 vjet më parë, vendi kaloi një histeri kolektive me fajdet. Politika heshti nga të dy krahët. Të dilje kundër fajdeve ishte si të dilje kundër vetes. Vota mbi të gjitha! Për politikanin, vota është pija pa të cilën nuk mund të jetojë. Po ?liderët? që nuk kanë nevojë për votat e vdekatarëve? Në një prej librave të shenjtë është e ndaluar rreptësisht dhe qartësisht fajdeja, për fat të keq asnjë prej liderëve shpirtërorë të komunitetit nuk ngriti zërin kundër rrymës së përgjithshme se zemërohej populli. Për fat të keq komunitetet fetare ulin kokën para donacioneve të biznesmenëve! Paraja çon ujin përpjetë!
Sot krimi(neli)është kthyer në model suksesi!
A është e mundur një kthesë 180 gradë ku t?i hiqet kapela sipërmarrësit, jo biznesmenit, artistit e jo lolos, profesionistit dhe jo amatorit, bamirësit dhe jo fajdexhiut?
A është e mundur një kthesë 180 gradë, një kthesë ku grabitësi, hajduti, dhunuesi, mashtruesi, teveqeli, të mos jenë modele suksesi në shoqëri, por lëndë e parë për drejtësinë?
Nga Gjorg KodraPosse Comitatus, rendi kushtetues dhe kontrol...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka folur rreth protestës së...
Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e sam...
Grabitja në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku ngeli i ...
Opozita e bashkuar protestoi dje para Kryeministrisë dhe Par...
Protesta e djeshme e opozitës nisi në orën 18:00 të pasdites...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një prononcim për m...
Avokat Altin Goxhaj, ka komentuar protestën e zhvilluar ditë...
Autoriteti i Audioviziv i Venezuelës ka hequr nga rrjeti kab...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgënjesh...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ...
Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës.Mësohet...
Policia ka vendosur postbllok në hyrjen e qytetit të Korçës....
Ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar...
Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të invest...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Suharekë të Kosovës.Sipas ...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të njëpasn...
Rreth 55 ditë nga nisja e krizës politike asgjë e re në Tira...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e Minist...
Ish kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka reaguar pas d...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...