"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë tre ditë më parë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, gjatë supergrabitjes në Rinas.
Admir Murataj dyshohet të jetë ?koka? e organizimit të grabitjes në Rinas.
Gjithashtu ai dyshohet edhe për tre grabitje të tjera të bankave, që kanë ndodhur vitet e fundit.
Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pronave edhe të Aleksandër Muratajt.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria për Krime të Rënda, përfaqësuar nga Prokurorët Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kërkuan sekuestrimin e pasurive të shtetasve Admir Murataj lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Prezë Tiranë dhe Aleksandër Murataj, lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Rrugën ?Myslym Keta? dhe personave të tretë Albana Alidhima lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë, Ilir (Can) Murataj, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 ?Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë?, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.
Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve:
1. Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.
Ø I akuzuar për veprat penale ?Vjedhja e bankave? më shumë se njëherë, ?Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake? në formën e grupit të strukturuar, ?Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal?,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
2. Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.
3. Ernest Kupa, lindur në Krujë, banues nëTiranë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.
4. Neim Avdulaj, lindur në Vlorë, banues nëTiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.
5. Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.
6. Admir Çerpja, lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë,Dibër, banues në Kamëz, i padënuar.
Ø Të akuzuar për veprat penale ?Vjedhja e bankave?, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) ?Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake? në formën e Grupit të strukturuar, ?Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal?, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg.
Ø I akuzuar për veprat penale ?Vjedhja e bankave?, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) ?Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake? në formën e grupit të strukturuar, ?Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal?, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
8. Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar.
9. Aleksandër Muratajlindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.
Ø Të akuzuar për veprat penale ?Vjedhja e bankave?, në një episod atë të datës 09.02.2017 ?Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake? në formën e grupit të strukturuar, ?Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal?, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. dhe me viktimë subjektet: Uniqa Group Austria, Banka Kombëtare Tregtare sh.a, Banka Credins sh.a dhe Banka Union sh.a.
Faktet kriminale objekt akuze janë:
1-Grabitja në tunelin e bankës, më13 shkurt 2015 gjatëtransferimit nga Union Bank për nëRaiffeisen Bank, në Vjenë, Austringa Rinasi të900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram.
2-Grabitja në QafëKasharmë3dhjetor 2015 gjatëtransferimit nga Credins Bank për nëRaiffeisen, në Vjenë, Austri nga Rinasi të1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.
3-Grabitja pranë universitetit ?Epoka?, më9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga BKT për në Rinas, të2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë.
Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93 pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete:
-Njënë ngarkim të të pandehurve (për të cilët është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre);
-Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me vendim 43 më24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda.
Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.
Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë tëtyre.
Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.
Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:
1- BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
2- Fouristradë Mercedes Benz;
3- FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
4- DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
5- DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
6- Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
7- Volkswagen Tiguan;
8- Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
9- Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;
Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tijjanë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.
Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?, plotësojnë kriteret e zbatiumit të nenit 3 pika 1, ?a?, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të ?Vjedhja e bankave? më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, ?Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal?, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.
Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014? konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me:
1. Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale;
2. Zotërimi ipasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat ?a? dhe ?b? të këtij neni.
Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar ?pronar? Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.
Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:
1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
2. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
3. Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
4. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
5. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
6. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
7. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
8. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
9. Fuoristradë Mercedes Benz;
10. FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
11. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
12. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
13. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
14. Volkswagen Tiguan;
15. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
16. Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.
Ndaj pasuritë e identifikuara tështetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t?i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 ?Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë?.
Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas infor...
Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e dy ditëve m...
Policia ka bërë të mundur lirimin e një personi i cili prej ...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Caka...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Mëngjesin e sotëm, një telefonatë anonime ka paralajmëruar p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta mbr...
Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me f...
Vranësira të dendura do të dominojnë gjatë pjesës së parë të...
DASHI 21. mars – 20. prill Për te dashuruarit klime do jete...
Një ish punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim...
Gazetarja Doriana Bezat, në një lidhje direkte në emisionin ...
Në media janë publikuar foto të pasaportës greke të Admir Mu...
Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, ka bërë përgjegjës...
“Grabitje aeroplanësh, vrasje dhe protesta, përndryshe Shqip...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar sjelljen e minist...
Grabitja e ndodhur në aeroportin e Rinasit ka qenë temë disk...
Gazetari Bejdo Malo ka komentuar lajmin për vdekjen e njërit...
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar grabitjen e R...
Minella Balliu iu drejtua emisionit Fiks Fare për të zgjidhu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...