Pogradeci mirëpret “Moto Fest”/ Qindra motoristë bëhen pjesë e aktivitetit
Pogradeci është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e ...
Pogradeci është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e ...
Politikanët janë dhe mbeten zhvatësit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit.
Shahen, fyhen, nuk kursejnë gratë dhe motrat, ndërkohë që kanë dhe një emërues tjetër të përbashkët strategjinë se si mund të zhvasin më shumë, në emër të popullit.
CNA.al ka zbardhur pasuritë një pjese të qevritarëve, dhe është ironike dhe njëherësh tejet e rëndë, kur konstaton që njerëz që jetojnë në luks, kërcasin dhëmbët se poi u dhimbsen qytetarët.
Ndërkohë strategjia e qytetarëve ka qenë dhe mbetet se si të largohen nga vendi, për shkak të këtyre politikanëve.
Ministrat e kabinetit ?Rama 2? rezultojnë njëri më i pasur se tjetri, me fëmijët që iu shkollohen jashtë vendit, me veshje të shtrenjta, madje dhe me flokë të blera. Një pjesë prej tyre vetëm intelektin dhe kulturën se kanë blerë dot, sado që maskohen nën veshje të shtrenjta.
Më poshtë po radhisim emrat e disa prej ministrave të ?varfër? që na qeverisin.
Zëvendës/kryeministri Erion Braçe
Që prej Dhjetorit 2018, Erion Braçe mban postin e zëvendës/kryeministrit. Braçes, i cili njihet edhe për rebelizmin e tij, vetëm makina ka blerë më shumë 43 500 euro,nëse llogarisim dhe të bashkëshortes. Një ?WW Golf 6? që ka blerë në 2010 i ka kushtuar 17 mijë euro dhe një Mercedes Benz,që ka blerë në vitin 2015 i ka kushtuar 26 500 euro. Këtë fundit e ka shitur në 2017, por siç duket, ia ka lehtësuar punën makina zyrtare.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministrin Sandër Lleshaj, në daljet publike tenton të hiqet autoritar. Por kur vjen puna tek pasuria, duket se s?do t?ia dijë për autoritet.
CNA.al ka raportuar më herët, se Lleshaj, dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit.
Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI.
CNA.al ka publikuar fotot dhe videon e vilës së Lleshajt që me çmimet e tregut në atë zonë kap vlerën prej të paktën 150 mijë euro, por deri më tani Lleshaj ka heshtur.
Në deklaratat e pasurisë vërehet edhe pse ka llogari të konsiderueshme bankare, vajza e tij ka përfituar një bursë 7 500 euro në Gjermani. Në vitin 2013, Lleshaj ka deklarur bursën e vajzës më shumën 2 250 euro, ndërsa në 2014, bursa e vajzës shkon në vlerën 7500 euro.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi
Blendi Çuçi është një nga ministrat që rezulton i ?mbytur? në pasuri. Ai deklaron një sërë llogarish bankare në emër të tij dhe të gruas.
Çuçi, i cili është i martuar me ish të dashurën e kryeministrit Rama, është aq i ?varfër?, sa nuk se në cilin apartament të jetojë.
Në vitin 2013, ai ka deklaruar se ka 2 apartamente, ku është bashkëpronar. Gjithashtu ai ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro. Ai është bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas, blerë në vitin 2007, në vlerën totale prej 1 400 000 lekë, pronar me 100% i një veture tip ?Land Rover Discovery?, blerë në vitin 2010, në vlerën prej 27 000 euro.
Ndërsa në vitin 2017 Çuçi ka deklaruar llogari bankare, 1.543.874 lekë depozitë bankare, 543.911 lekë; llogari bankare, 13.755 euro, pagën si ish-ministër, 338.682 lekë, pagën si deputet, 658.185 lekë.
Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka llogari në SHBA, 149.151 USD dhe 5.183 USD. Po ashtu bashkëshortja ka deklaruar llogari në bankën ?Intesa San Paolo?, 932 USD dhe pagën si drejtoreshë programesh në SHBA, 129.657 USD. Çuçi ka deklaruar dhe llogarinë e djalit, 20.120 USD.
Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali
Elisa Spiropali, që u vendos në një ministri, që s??dihet se si u shpik dhe se përse shërben, mban record për gafat.
Adhuruesja e Skënderbeut nban record edhe për pasurinë. Nga bluza me vija të kuqe e dikurshme dhe flokët e pakrehura, sot shohim një Elisë marke, që na sjell botën e e cudirave, sa herë që flet.
Spiropali shtë përfolur se ka një makinë 100 mijë euro dhe një shpi në Lungomare, por në deklaratat e pasurisë së saj, nuk ekzistojnë të tilla prona.
Sipas deklaratës së pasurisë, kur u vendos në krye të Doganave ajo rezulton të kishte burime të ardhurash pagën prej 2 200 lekësh, 15 mijë euro të kursyera si dhe një makinë tip Opel me vlerë 200 mijë lekë.
Në vitin 2014, kur kishte kaluar një viti në krye të Doganave ajo ka deklaruar të ardhura nga paga 1 332 mijë lekë. Në kohën që është larguar nga drejtimi i doganave, Spiropali ka deklaruar se ka kursyer në total 2.5 milionë lekë.
Në vitin 2017 ajo është zgjedhur deputete nën siglën e PS dhe në deklaratën fillestare në të njëjtin vit ajo ka deklaruar ka 10 000 euro të kursyera.
Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar një shumë rreth 80 000 lekë gjendje nga pagat si dhe 3 000 euro të kursyera, ndërkohë që ka shitur edhe një makinë me vlerë 30 000 euro.
Në media është raportuar se Inspektori i Përgjithshëm, ka urdhëruar menjëherë fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private të Elisa Spiropalit.
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Eduart Shalsi
Eduart Shalsi është një tjetër ministër që drejton një institucion të shpikur nga hici. Zhvatja e qytetarëve duhettë bëhet në mënyra të ndryshme, ndaj s?ka pasur si të mungonnte dhe një ministri e tillë.
Kujtojmë se në kohën që ishte në Opozitë, Shalsi në një emision televiziv bëri një premtim që la gojëhapur gjithë opinionin publik.
Se pushtetarët vjedhin dhe drejtësia nuk i prek, kjo dihet tashmë, por të pranohet vjedhja më zë dhe figurë, kjo s?kishte ndodhur më herët.
Ai pranoi se do vidhnin por me lezet.
Vetë Shalsi nuk e ka konfirmuar anjëherë, por në media në vitin 2015, u shkrua se Shalsi kishte mbjellë flokët në një klinikë profesionale, ku vetëm një një fije floku kushtonte 20 euro, ndërsa në total, kostoja kishte shkuar në 60 mijë euro.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja Olta Xhaçka nga një aktiviste e ?Mjaft?, për të vijuar më pas në G-99 e Erion Veliajt, depërtoi me sukses në Partinë Socialiste, madje duke mbajtur pozicione kyçe.
Ajo përfshihet mes zyrtareve me të ardhura vetëm nga paga, pa llogaritur këtu përfitimet që i jep posti.
Në rastin e saj, duket se ka vlejtur shprehja që e dëgjojmë çdo ditë rëndo, ?paç një fat të mirë?.
Fjala është për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, i cili rezulton i ?mbytur? në pasuri. Me pak fjalë edhe ministrja Xhaçka, po vuan nga ?varfëria?.
Në deklaratën e vitit 2017, thuhet se bashkëshorti i saj ka blerë godinë me vlerë 945 000 Lekë ose 7 000 Euro në Petrelë (ish mulliri i Fshatit i privatizuar më parë nga një shtetas). Po në të njëjtin vit, bashkëshorti z. Artan Gaci, ka blerë automjet tip Land Rover me vlerë 88 235,29 Euro.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko
Pandeli Majko rezulton ministri më i varfër i Qeverisë Rama, nëse e krahasojmë me të tjerët.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar kredi dhe qira banese në vlerën 15 600 euro. Në vitin 2013, pasuria e tij është shtuar me një veturë në vlerën 6 000 euro. Majko ka hyrë në borxhe për të blerë një shtëpi, ndërsa gjatë vitit 2014 ka shitur edhe makinën 2 mijë euro.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar pagën si deputet dhe të ardhura nga qiraja e banesës, 1 300 euro në muaj.
Edhe në vitin 2016,deklarata është e njëjtë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar se ka të ardhura me vlerë 456 693 lek nga paga si Ministër i Shtetit për Diasporën, të ardhura neto me vlerë 1 360 euro nga qiraja e banesës, të ardhura me vlerë 700 000 Lek, nga shitja e autoveturës.
Po në vitin 2017 ai ka deklaruar se djali i tij ka blerë me kursimet e prindërve një autoveturë që kushton 500 000 lekë./ CNA.al
Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka shpallur zyrtaris...
Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Murat...
Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas infor...
Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e dy ditëve m...
Policia ka bërë të mundur lirimin e një personi i cili prej ...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Caka...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Mëngjesin e sotëm, një telefonatë anonime ka paralajmëruar p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta mbr...
Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me f...
Vranësira të dendura do të dominojnë gjatë pjesës së parë të...
DASHI 21. mars – 20. prill Për te dashuruarit klime do jete...
Një ish punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim...
Gazetarja Doriana Bezat, në një lidhje direkte në emisionin ...
Në media janë publikuar foto të pasaportës greke të Admir Mu...
Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, ka bërë përgjegjës...
“Grabitje aeroplanësh, vrasje dhe protesta, përndryshe Shqip...
Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar sjelljen e minist...
Grabitja e ndodhur në aeroportin e Rinasit ka qenë temë disk...
Gazetari Bejdo Malo ka komentuar lajmin për vdekjen e njërit...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...