Akuzat për mashtrim bankar/ Reagojnë vëllezërit indianë: Si qëndron e vërteta
Pas akuzave për një skemë mashtrimi që kap shifrat rreth 1 m...
Në 19 dhjetor të vitit të kaluar, euro u këmbye me 122.69 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët, që nga gushti 2008.
Ndërsa për gjithë vitin kursi mesatar i këmbimit ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a.
Nënçmimi i fortë i euros nënkupton një ofertë shumë të lartë të monedhës së përbashkët në raport me kërkesën për të. Por, nga ka ardhur kjo ofertë e lartë e valutës? Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se ekonomia formale nuk ka sjellë më shumë valutë në 2018-n. Deficiti i llogarisë korente, një tregues që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend, ishte -860 milionë euro në vitin 2018, me një përmirësim prej vetëm 6 milionë euro, një shumë e papërfillshme për të arritur të ndikojë kursin (transaksionet ditore vlerësohen në mbi 50 milionë euro). Madje vetëm në tremujorin e katërt, kur euro shënoi një rënie të fortë, deficiti i llogarisë korente ishte 364 milionë euro, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2011-a! (shiko grafikun: deficiti i llogarisë korente T IV).
Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se që nga viti 2015, periudhë kur euro ka rënë me 12 lekë, ose gati 9%, deficiti i llogarisë korente ka mbetur pothuajse i pandryshuar, madje në 2017-n ai u përkeqësua lehtë. Teorikisht lidhja duhet të ishte e drejtë, dmth një përmirësim i deficitit të llogarisë korente, që nënkupton më shumë valutë të hyrë nga burimet zyrtare, duhet të kishte ndikuar në rënien e euros. Praktikisht kjo nuk ka ndodhur, siç e tregon dhe grafiku i ecurisë së kursit dhe deficitit të llogarisë korente. Zyrtarisht në vend nuk ka hyrë më shumë valutë tre vitet e fundit, por sërish euro është nënçmuar ndjeshëm!
Një tjetër tregues i sasisë së lartë të valutës që qarkullon në vend, krahas efektit tek kursi, është rritja e lartë e depozitave në valutë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët. Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro.
Krahas ofertës së lartë të euros, një tjetër faktor që ndikoi në nënçmimin e euros në 2018-n ishte konvertimi i kapitalit të bankave, që iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t?u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Por, nga ana tjetër BSH pranoi se ka blerë mbi 400 milionë euro në total gjatë, kryesisht gjatë periudhës qershor-shtator, jo vetëm për efekt të kursit por dhe për arsye të rezervës valutore, çka duhet të kishte amortizuar efektin e konvertimit të kapitalit dhe kredisë së BERZH.
Nga vijnë dhe ku shkojnë paratë (zyrtarisht)
Sasia më e lartë e valutës jashtë vendi del për të blerë mallra jashtë, që arrijnë në 3.8 miliardë euro, ose gati 4 herë më të larta se valuta që hyn si rrjedhojë e shitjes së mallrave jashtë vendit, duke shkaktuar një deficit prej gati 2.9 miliardë euro. Deficiti i lartë i mallrave ndikon dukshëm në gjithë deficitin e llogarisë korente.

Nga shërbimet, bilanci është pozitiv me rreth 1 miliardë euro. Këtu ndikojnë eksportet e shërbimeve, kryesisht nga aktiviteti i call center e fasoni si dhe të ardhurat neto nga turizmi, që gjeneruan neto 431 milionë euro (ndonëse dhe shpenzimet e shqiptarëve janë rritur ndjeshëm çka bëri që të ardhurat neto nga turizmi të jenë 3.5% më të ulëta se një vit më pare).
Bilanci është kthyer negative në -5 milionë euro për të ardhurat parësore, që ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së investimeve jashtë.
Pozitiv është bilanci i të ardhurave dytësore, që janë kryesisht paratë që sjellin emigrantët në shtëpi, të cilat vitet e fundit po i kthehen sërish rritjes, si rrjedhojë e rigjallërimit të ciklit të emigracionit.
Në rezultante, nga Shqipëria dolën neto 860milionë euro në 2018-n, me një përmirësim prej vetëm 6 milionë eurosh në raport me vitin e mëparshëm./ Monitor
Pas akuzave për një skemë mashtrimi që kap shifrat rreth 1 m...
Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm në territorin shqipta...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka akuzuar si mashtues i...
DASHI 21. mars – 20. prill Venusi do ju garantoje një klime...
“Unë jam shoku i Aldo Bares, i tmerron ata. Ka një zarf aty....
Mes gazetarit Lorenc Vangjeli dhe ish-deputetit Ervin Salian...
Të qenë prezent në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme,...
Të ftuar në emisionin “Opinion”, përveç ish-deputeti mandatd...
Gazetari Lorenc Vangjeli është përplasur me ish-deputetin e ...
Janë fleksibëlPersonat inteligjentë, janë të aftë që t’ja d...
Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij politikë nuk e fsh...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar n...
Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncon në “S...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, e ftuar në emisionin “Drit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç.Si...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka qenë ftuar në emisionin ...
Banorët e Astirit kanë zhvilluar protestë edhe ditën e sotme...
Ndërsa 3 muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ish President...
Gazeta amerikane “Mother Jones”, i ka kushtuar një artikull ...
Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, tha në emisionin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...