Fajin e kanë dy "pashallarët" politikë/ Opozita e re, si OMGJ
Një nga temat e diskutuara në emisionin “Arena” të mbrëmjes ...
Urdhri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, i cili përfshin edhe Shqipërinë.
Dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për ngritjen e një skeme pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri.
Por çfarë qëndron pas skandalit?
Dy vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike “Sterling Biotech”. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e “Sterling…”, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata, raporton TV “Top Channel”.
Skandali shpërtheu në muajin Janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e “Andra bank”, bankës më të madhe,që kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë “Sterling Biotech”, që u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.
Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.
Gjatë kohës që ishin në kërkim, nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezerit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.
Madje në 6 Shkurt të vitit të kaluar, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit cdo individ i huaj kalohet në sitë nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.
Madje, vetëm një muaj më parë, Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës, Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në facebook.
Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate”, siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e Liqenit të Thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të Liqenit të Thatë, “Laxmi Real Estate” është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në Nëntor të vitit të kaluar.
Ndërtimi është cilësuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Zyra europiane për Parandalimin e Pastrimit të Parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt i debatit politik, i ushqyer nga bumi i ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.
Debati politik për pastrim parash në ndërtim vazhdon. Ndërkohë dy personat më të kërkuar në Indi për vjedhje dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve amerikanë janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri, madje tashmë si shtetas shqiptarë.
Një skandal, i cili ngre pikëpyetje të forta, jo vetëm për origjinën e parave që po financojnë bumin e ndërtimit, por edhe për një çështje tjetër: A po shndërrohet Shqipëria, parajsa e evazorëve dhe pastruesve ndërkombëtar të parave?
Një nga temat e diskutuara në emisionin “Arena” të mbrëmjes ...
Zv. Ministri i Mbrojtes, Petro Koçi gjatë debatit të tij me ...
Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “...
Në një intervistë televizionin “Ora News”, Sekretari i Përgj...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, i ftuar në...
Përgjatë tre ditëve të fundit ka pasur tre vrasje të njëpasn...
Fermerët ashtu siç edhe kishin paralajmëruar nisën sot bojko...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i qenë prezent në emisioni “Arena...
Opozita do të organizojë ditën e nesërme protestën e rradhës...
Ish-Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, gjatë ...
Në emisionin “Repolitix”, ku po diskutohet lidhur me rihapje...
Mbrëmjen e sotme një sherr mes një grupi adoleshentësh ka nd...
Pas kalimit të gati dy dekadave e gjysëm është rihapur sëris...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Par...
Mbrëmje e 16 Marsit një ngjarje e rëndë trontit Tiranën. 62 ...
Ashtu siç CNA.al, paralajmëroi, një ditë më parë, kreu i Par...
Vrasja e 62 vjeçarit Haxhi Baçinozi, në sy të djalit të tij ...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputeti Myslim Mu...
Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dën...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...