web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita në Bruksel/ Basha takohet me kryetaren e CDU-së

20 Mars 2019, 18:53, Aktualitet CNA

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi fotot e takimit me kryetaren e CDU-së, Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer.

Basha shkruan se shprehun mirënjohjen për mbështetjen nga CDU-ja për Partinë Demokratike.

?Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD?,- shkruan Basha.

Gjithashtu në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha  takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë. Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane./CNA.al





Lajmet e fundit nga