Mbi 20 plumba drejt makinës së biznesmenit/ Zbardhen detajet e vrasjes mafioze
Shtetasi, Ferdinard Polia 35 vjeç u ekzekutua rreth një orë ...
Policia ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar ?Petruna? ku janë sekuestruar 328 kilogramë drogë e llojit kanabis, si dhe dy mjete lundruese ?gomone? në Gjirin e Petrunës në Karaburun.
Sipas Policisë në pranga janë vënë 10 persona të cilët funksiononin si një grup i strukturuar kriminal.
Droga kishte si destinacion Italinë. Por pas 72 orësh Policia e Vlorës me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda arritën të finalizojnë operacionin dhe të çojnë përpara drejtësisë disponuesit e lëndës narkotike.
Postimi i plotë:
Vlorë
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Petruna”
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen në gjirin e Petrunës 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.
Në pranga 10 persona që funksiononin si grup i strukturuar kriminal
Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Petruna”, nisur tre ditë më parë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas
72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:
Xh. H., 26 vjeç, banues në Orikum Vlorë, anëtar i grupit kriminal
H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal
A.B., 19 vjeç, antar i grupit kriminal.
Operacioni nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë. Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës.
Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.
Në këtë operacion policor janë përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.
Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, vazhdon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ky operacion u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit 2018, të drejtuar nga Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K.
Policia e Vlorës është tërësisht e angazhuar, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë./CNA.al
Shtetasi, Ferdinard Polia 35 vjeç u ekzekutua rreth një orë ...
Ferdinard Polia 35 vjeç ngeli viktimë e një atentati që iu b...
Ngjarja e rëndë, tronditi fshatin Grudë të Shkodrës rreth nj...
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 137 të protestës....
Perandorët sotI vetmi perandor i gjallë sot është Akihito, p...
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën pasditen e sotme. Një ...
Ata janë impulsivëShumë persona janë impulsivë në çdo rast d...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin ...
Sot nga Pogradeci, Presidenti ynë aspak i nderuar Ilir Meta ...
Ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier, dhjetra fermerë dhe pro...
Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Lushnje, Çlirim Shahini d...
Ndjen xheloziKur njerëzit janë në lidhje të shëndetshme i b...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka zbuluar identitetin e stu...
AkrepiKjo shenjë ka një personalitet shumë intens. Ai i tërh...
Ditën e sotme nga qyteti i Pogradecit, presidenti Ilir Meta ...
Në kursin e historisë janë shkrepur disa foto, të cilat janë...
Djegia e mandateve nga ana e opozitës solli edhe shpalljen e...
TitanikuNipi im katër vjeçar flet gjatë gjithë kohës për Tit...
Sipas një studimi të kryer në vendet e Amerikës Latine duke ...
Radovan Karaxhiç është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjyk...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...