Forcat Speciale në protestë/ Paloka sulmon Ramën
Ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier, dhjetra fermerë dhe pro...
Sot nga Pogradeci, Presidenti ynë aspak i nderuar Ilir Meta ka thënë, se është i gatshëm të dorëzojë mandatin e tij.
Ai ka shkuar më tej, duke e krahasuar veten me ish-Presidentin e Argjentinës Salvador Aljende, i cili vrau veten dhe duke sjellë shembullin e tij Meta ka thënë se është gati të bëjë të njejtën gjë për vendin.
“Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si President kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake?, është shprehur Meta nga Pogradeci.
Në fakt ish-Presidenti Argjentinës Salvador Aljende e vrau veten për atdheun e tij, apo për përplasjet politike me qëndrimin që mbante SHBA.
Kurse Ilir Meta nuk ka asnjë arsye për të vrarë veten, sepse Ilir Meta duhet të kapet, të arrestohet dhe të dënohet. SHBA në rast se ka ndonjë problem duket se e ka me zbatimin e reformës në drejtësi nga e cila Meta nuk është trembur por llaftarisur.
Meta duhet të dënohet për të gjitha gjëmat dhe bëmat e tij, gjatë një sistemi 30 vjeçar, ku një i ri nga Skrapari me të gjitha parametrat e një hajduti me çizme, mundi që nga çorapet e tij të grisura të shndërrohej në një nga miliarderët e Shqipërisë. Ai mundi të qëndronte për gati 30 vjet deputet dhe të paguhej me dhjetra milionë lekë çdo vit.
Ndoshta ka marrë rreth një miliard lekë apo më tepër rroga si zyrtar i zgjdhur apo i emëruar, si deputet, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi apo në poste të tjera, të cilat janë para të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.
Është kapur me presh në duar për vjedhjen e thesarit dhe është akuzuar nga Partia Demokratike me të cilën shkoi në Qeveri në vitin 2009.
Është njeriu, i cili u kap me bllok në dorë në vitin 2010 dhe në janar të 2011, për të, katër njerëz humbën jetën në bulevard, pasi kërkonin të vërtetën e bllokut të Ilir Metës.
Më pas iku, tradhëtoi dhe Berishën, pasi kishte tradhëtuar socialistët në vitin 2005 dhe 2009, shkoi me Edi Ramën dhe Rilindjen që u bë copash që të vinte në pushtet, me atë parti të cilën sot e akuzon.
Pasi qëndroi katër vjet dhe u zhgërrye e vodhi sa plasi me Ramën dhe Rilindjen, me Shqipërinë e mbuluar me drogë dhe korrupsion, Ilir Meta zgjidhet President, pasi gënjeu Lulin në çadër.
Sot flet për një juntë apo sakrtificën e tij të madhe, që kriza politike zgjidhet me dorëheqjen e tij si President, për të vijuar më tej me krahasimin me ish-Presidentin e Argjentinës, me vet’sakrifikim për vendin e tij.
Nuk ka nevojë që Ilir Meta të vet’sakrifikohet për Shqipërinë, as të japë dorëheqjen. Ilir Metën duhet të shkojnë ta arrestojnë dhe ta çojnë pas hekurave, për krimet, bëmat dhe gjëmat që i ka bërë Shqipërisë.
Të tilla artikulime politike banditeske, tallëse dhe fyerse për shqiptarët, të njeriut brekëgrisur që zbriti nga Skrapari për t’u bërë sulltan i Shqipërisë, nuk ka nevojë ti dëgjojnë shqiptarët, sepse ai është përgjegjës, që Rilindja dhe Edi Rama janë sot në pushtet, bashkë me bandën e tij me emrin LSI.
Është ai që i solli në pushtet, ka 30 vjet në karrige, është ai që i mbështeti dhe është pikërisht ai që po kërkon një krizë artificiale, për asgjë tjetër, por thjesht dhe vetëm për t’u faktorizuar vetë dhe për të dalë në krye të një lëvizje politike, për të qenë të jetë sërish në tavën apo tepsinë e pushtetit.
Prandaj, do të ishte shumë më mirë që Ilir Meta ti kursente këto deklrata të neveritshme, përtej broçkullave që lëshon kudo ku shkon, ti dorëzohej drejtësisë, të rrëfehej për ato çfarë i ka bërë Shqipërisë dhe vetëm atëherë do ta besojnë të gjithë.
Ai do të bëhej edhe më i besueshëm, pasi të tregonte si e ka siguruar pasurinë e tij disa miliona dollarë, kur ka qenë zyrtar i paguar me taksat e shqiptarëve. Kaq do mjaftonte që të vet’sakrifikohej në burg e jo me vetvrasje./CNA.al
Ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier, dhjetra fermerë dhe pro...
Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Lushnje, Çlirim Shahini d...
Ndjen xheloziKur njerëzit janë në lidhje të shëndetshme i b...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka zbuluar identitetin e stu...
AkrepiKjo shenjë ka një personalitet shumë intens. Ai i tërh...
Ditën e sotme nga qyteti i Pogradecit, presidenti Ilir Meta ...
Në kursin e historisë janë shkrepur disa foto, të cilat janë...
Djegia e mandateve nga ana e opozitës solli edhe shpalljen e...
TitanikuNipi im katër vjeçar flet gjatë gjithë kohës për Tit...
Sipas një studimi të kryer në vendet e Amerikës Latine duke ...
Radovan Karaxhiç është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjyk...
Sindroma e Prokustit ka të bëjë me njerëzit që përçmojnë ata...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me pë...
Injoranca e motivuar është ajo që zgjedhim duke qenë të ndër...
Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 156 shtete në Indeksi...
Një shpërthim tritoli në oborrin e një banese ka tronditur q...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas padisë penale të ...
Mund të të duket sikur në imazh shihni një kuzhinë të thjesh...
Presidenti Ilir Meta, gjatë një prononcimi për mediat nga Po...
ShigjetariShigjetarët janë të paqendrueshëm nga natyra. Ata...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...