Pas shkarkimit nga puna/ Dylgjeri i çon të fala ministres së Ramës
Gazetari Ylli Dylgjeri, një ditë pasi u shkarkua nga puna si...
Edhe pse në Bulqizë ka disa zona dhe plot 36 subjekte minerare të licencuara për shfrytëzimin e kromit, shpeshherë ka një keqkuptim apo keqinformim të opinionit publik lidhur me këtë temë, aq sa krijohet përshtypja e gabuar sikur çdo problem, apo e metë që ndodh në Bulqizë, ndodh vetëm në një, apo dy kompani.
Nuk dihet nëse ka një keqdashje apo një keqinformim të qëllimshëm për arsye të caktuara mbi këtë çështje, por duke i lënë gjithnjë ?jetime? fenomenet negative që ndodhin me kromin në Bulqizë, kjo për fat të keq mund të dëmtojë padrejtësisht mbitëgjitha ato subjekte që janë më të njohura dhe që pavarësisht se respektojnë çdo ligj të vendit, detyrohen të mbajnë mbi shpinë koston e faturuar nga individë apo subjekte të papërgjegjshme.
Ndaj kur flitet për minierën e Bulqizës, duhet që në radhë të parë të informohet me profesionalizëm dhe korrektesë publiku, duke specifikuar zonën se ku mund të ketë ndodhur një aksident apo avari, si dhe kompania përkatëse e licencuar që operon në të, brenda apo jashtë rregullave teknike e ligjeve.
Raportimi i saktë dhe profesional është detyrë e çdo gazetari. Përgjithësimi, duke faturuar çdo problematikë vetëm me togë-fjalëshin ?Miniera Bulqizë?, është një etiketim, që mund të djegë pa shkak edhe barin e njomë, bashkë me atë të thatë.
Pse kaq keqkuptime për Bulqizën dhe si është realiteti?
Nga hulumtimet që portali ynë ka kryer, rezulton se subjektet e licencuara në Bulqizë shfrytëzojnë mineral nga mbetjet teknologjike. Fillimisht, për të qenë në rregull me shtetin dhe kushtet e licencimit ato hartojnë projekt-programe vjetore dhe i miratojnë në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Por, nga çfarë kemi vëzhguar me kujdes, situata në terren ndryshon ndjeshëm, sepse atje në të shumtën e kohës një pjesë e mirë këtyre subjekteve marrin grupe pune me dhe pa kontrata, të cilave mund t?iu blejnë kromin, si dhe kryejnë mjaft shkelje të tjera, duke spekuluar me rregullat e shfrytëzimit dhe kushtet e sigurisë e mbrojtjes në punë.
Kemi vënë re se një pjesë e këtyre subjekteve operojnë edhe në ilegalitet të plotë dhe kemi arritur të vërtetojmë nëpërmjet burimeve tona konfidenciale se pagat e punonjësve nuk paguhen të gjitha në bankë por një pjesë e madhe e tyre paguhen në dorë, pra në të zezë, duke kryer kështu evazion fiskal dhe duke dëmtuar sigurimet shëndetësore dhe kontributet shoqërore për vetë punonjësit.
Duke mos bërë ndarjen e saktë mes kompanive që veprojnë si më lart dhe atyre që veprojnë në përputhje të ligjeve, kjo nuk pasqyron realitetin se si veprojnë të gjitha kompanitë.
Në fakt, vumë re se nuk mungojnë edhe kompanitë në të cilat asnjë prej fenomeneve të mësipërme nuk ndodh, pasi çdo gjë bëhet në përputhje me rregullat e sigurisë teknike sa i takon punës në minierë, ndërsa lidhur me karrierën të gjitha veprimet financiare të kompanive serioze kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe mbi të gjitha çdo investim i tyre në minierë nis me investimin për kushte sigurie e mbrojtje të shëndetit të punonjësve.
Por, për ta pasqyruar me saktësi realitetin, duhet që së pari minimalisht, gazetarët të veshin çizmet dhe të zbarkojnë në Bulqizë.
Ka ardhur koha që opinionit publik t?i tregohet qartë se në Bulqizë veprojnë jo 1-2 kompani, por plot 36 të tilla dhe më pas është detyrë e organeve kompetente, që të zbatojnë ligjin dhe të marrin masat përkatëse, për ato kompani që veprojnë pa asnjë kriter ligjor, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve.
Këtë ne e verifikuam nga një vëzhgim fare i thjeshtë, qoftë në terren, qoftë në portalet e organeve kompetente zyrtare, ndaj çdo media tjetër mund të thellohet lehtësisht edhe më tepër dhe të bëjë zbulime mjaft interesante lidhur me mjaft prej këtyre kompanive.
Por nga zbulimet tona, mund t?iu themi se do të ketë informacione mjaft të rëndësishme në vijim.
Gazetari Ylli Dylgjeri, një ditë pasi u shkarkua nga puna si...
Prindërit e Marvi Mihalit, i cili u vra me 31 gusht 2017 pra...
Astrologia e njohur Meri ka lajme të mira për disa nga shenj...
Procesi i Vettingut, në këtë fazë, përveç kandidatëve që do ...
Pas arrestimeve të policëve kufitarë në Port, ministri i Bre...
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur sot sërish...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-nënkry...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Mbrëmjen e djeshme, debati mes deputetit ish-doganier të PS-...
Prokuroria e Tiranës, në lidhje me dosjen “Babale” ka dërgua...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbarkuar në Durrës. ...
Shishet e shampanjës janë derdhur lumë. Fishekzjarre në këto...
Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht Sekretare e Përgjiths...
Ish-deputeti, njëherësh kryetar i PD-së në Fier, Luan Baçi k...
Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën ...
Nga Ben AndoniCaku ku ka mbërritur Lëvizja Socialiste për In...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 41-vj...
Një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e dje...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën gjatë mbrëmjes së d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...