Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Nga Ben Andoni
Caku ku ka mbërritur Lëvizja Socialiste për Integrim duket i pakthim. Të paktën përkohësisht. Me drejtimin e kryetares aktuale, Monika Kryemadhi, një politikane e vjetër e demokracisë, shikohet qartë se LSI-ja më shumë bën përpjekje të evidentohet mbi PD-në, partinë kryesore në opozitë dhe formacionin rreth të cilës mblidhet i gjithë grupi i partive opozitare, sesa të rishfaqë cilësitë më të mira të së Majtës.
Ndërsa qëndrimi i paraardhësit, Ilir Meta, njëkohësisht themeluesit të LSI-së dhe bashkëshortit të saj ka qenë më i afërt dhe më konform me PD-në për shkak të mungesës të shumë rregullave të lojës, një element që i përkon atij dhe lojës politike të Demokratëve, me PS-në lidhja dhe ndarja me të ka qenë gjithnjë e dhimbshme dhe në fund me ofendime të dyanshme që e vërtetojnë postulatin se ndarjet brenda llojit janë më të hidhurat.
Interesante është se megjithëse të dy partitë kanë gjëra shumë të përbashkëta, Kryemadhi në sintaksën e saj anatemon rrënjët e PS-së, që i lidh me trashëgiminë e PPSH-së, një fakt që e bën të hidhur idenë sesa larg mund të arrijnë të jenë të dy partitë. Edhe PS-ja ka qenë e pamëshirë me LSI-në në ndarje, ku kjo e fundit ka bashkëpunuar me PD-në. Urrejtja ndaj këtij formacioni, që e lidhin shumë me pragmatizmin e vogël, është një sens që ka kaluar shumë çdo parashikim, mbase dhe prej performancës makute të disa prej përfaqësuesve të saj.
Ndarjen e të Majtës duket se e kaloi në bashkëpunimin e tij të madh, Ilir Meta, që me këtë akt solli në fuqi Edi Ramën si kryeministër, kur u shkëput nga qeverisja e z.Berisha. Ishte shkëputja që i dha fund qeverisjes së PD-së dhe arrogancës skajore të z.Berisha, që në fund të mandatit e mbushi me plot artikulime pa sens. LSI-ja mblodhi të gjithë vrerin e demokratëve që e quajtën besëthyer dhe interesazhie të rëndomtë, por Ilir Meta e shfrytëzoi për kurimin e imazhit të vet.
Asokohe Ilir Meta e justifikoi aktin se LSI-ja ?është një parti e pjekur dhe nuk mundet kurrsesi të mbetet peng e së kaluarës dhe absolutisht nuk mundet kurrsesi të ngacmohet nga ?mistrecllëqe?, të cilat u takojnë njerëzve të vegjël, të cilët jo vetëm që nuk kanë bërë ndonjëherë politikë por që as mund ta kuptojnë politikën, e cila e çon shoqërinë përpara, e cila e çon vendin përpara dhe ne jemi krenarë, si forcë politike, që kemi sjellë dhe do të sjellim risi të vazhdueshme në vendin tonë dhe në shoqërinë tonë duke përçuar vlerat më të mira evropiane?.
Fjalë të bukura por që nuk i përgjigjeshin dhe i takojnë realitetit, që njohin shqiptarët e thjeshtë për politikanët në përgjithësi dhe LSI në veçanti. Kuptohet se politikanët flasin gjithë kohën për bashkëpunime dhe ura dhe atje ku nuk duhet. ?Politikanët janë njëlloj në të gjithë botën, thoshte Krushov. Ata, të gjithë, premtojnë të ndërtojnë ura dhe atje ku nuk ka lumenj?.
I tillë Ilir Meta ka mbetur dhe në këto kohë, ku edhe pse është president falë socialistëve, po përmbush një mandat që po e tregon se nuk mund ta justifikojë me pozicionin shumë problematik dhe gjërat që përmbledh statura e vet.
Rënia politike e Metës ka kohë që ka filluar dhe fatkeqësia është se goditjet po i merr tashmë me listat, ku besnikët po i largohen një e nga një autoritetit të munguar të LSI-së, por edhe me zbehjen e interesit për partinë, që etiketohet shumë familjare. Mbase, e vetmja mundësi që të rikuperohej e të mbetej sërish në piacën politike, do të ishte që para mbylljes së mandatit të rikthehej atje ku e ka vendin: në krye të LSI-së për t?i rikthyer formën grupimit të vet dhe për t?u rimbushur me kreditet që ka lënë në postet më të larta, por honorifike të protokollit të shtetit. Kuptohet, se mbase edhe në këtë rast, do duhet ta filloj nga opozita, bashkë me PD-në, që ende është e paqartë se çfarë misioni të madh ka për shqiptarët në të ardhmen e vet, ku jo shumë larg do të rikthehet në pushtet.
Ilir Meta mund ta bëj këtë sepse është njeriu që e do fuqinë, lavdinë dhe gëzimin, që të ngjall pushteti politik, e që tashmë e mban kundërshtari i tij më i madh i jetës politike Edi Rama. Vetëm se sot, riparimi i vështirë i LSI-së, ka nevojë për mëndje të shëndoshë, mbi vullnete. Qoftë edhe ai i zotit Meta, liderit të vërtetë të saj.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 41-vj...
Një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e dje...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën gjatë mbrëmjes së d...
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, në ku...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Femrat në Shqipëri edhe pse kanë të njëjtin pozicion me mesh...
Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018...
Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë...
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak çaste më parë.Një p...
DASHI 21. mars – 20. prill Mos e lini asnjë moment pas dore...
26 vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua në afërsi të shtëpisë së...
Pak çaste më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në afërsi të sh...
Analisti, Andi Bejtja në një postim në rrjetet sociale ka re...
Pak minuta më parë sërish Tirana është tronditur nga breshër...
I ftuari i mbrëmjes në emisionin “A Show” ishte Ipeshkvi i D...
Mbrëmjen e sotme në nisje të emisionit “Open” në TCH, teksa ...
Pas replikave të koduara, në fillim të emisionit, Kreu i PDI...
Të ftuar në emisionin “360 Gradë”, avokati Spartak Ngjela ka...
Pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të rastit monstruoz,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...