Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Femrat në Shqipëri edhe pse kanë të njëjtin pozicion me meshkujt, përgjithësisht paguhen më pak se ta. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, paga mesatare e femrave ishte 47.5 mijë lekë, ndërsa e meshkujve 53.2 mijë lekë. Në total, meshkujt u paguan 10.7% më shumë sesa femrat, duke rritur lehtë hendekun gjinor në raport me vitin e mëparshëm, kur kjo diferencë ishte 10.5%. Fakti që pagat e meshkujve janë rritur më shumë në krahasim me ato të femrave, përkatësisht me 3.5% dhe 3.2% ka ndikuar në këtë tendencë.
Femrat diskriminohen në pagesa në pothuajse të gjitha fushat. Nga 35 grup profesione që rendit INSTAT, vetëm në 6 prej tyre, gratë kanë paga më të larta sesa meshkujt (Drejtues administrativë dhe komercialë-20.2% më shumë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë-19.9%; Asistentë në administrim dhe biznes-10.8%: Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare-7.9%: Nëpunës të shërbimit të klientëve-4.2%: Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit-2.9%). Në bujqësi paguhen njëlloj, ndërsa në 29 grup profesione të tjera, janë burrat ata që mbizotërojnë, ku diferenca më e madhe është te Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes; Specialistë të shëndetësisë; Punonjës në industri; Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë, ku burrat paguhen mesatarisht 26-29% më shumë sesa gratë.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se punëdhënësit preferojnë drejtuese femra, pasi gratë në drejtim janë më të paguarat në Shqipëri, duke ia kaluar meshkujve më shumë se në çdo sector tjetër.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, femrat në grup profesionin ?Drejtues administrativë dhe komercialë? kishin një pagë mesatare mujore prej 156.4 mijë lekësh në 2018-n, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Gratë drejtuese paguhen 20% më shumë se burrat në të njëjtin profesion. Megjithatë, në raport me një vit më parë, paga e drejtuesve femra ka mbetur pothuajse në vend, ndërsa ajo e meshkujve është rritur me gati 10 mijë lekë në 130 mijë lekë, duke bërë që direfrenca mes pagave të ngushtohet në krahasim me 29% që ishte në 2017-n.
Profesioni i dytë më i paguar për femrat është ?Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara?, me 96.6 mijë lekë në muaj, por që është 11.3% më e ulët se meshkujt e të njëjtit profesion.
Në vend të tretë janë gratë që kanë profesionin ?Ligjvënës, nëpunës të lartë të adm. shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë?, që në muaj marrin 87.6 mijë lekë, ose rreth 5% më pak sesa burrat.
Më pas renditen ?Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit? me 85.2 mijë lekë dhe ?Specialistë të administrimit dhe biznesit?, me 81.5 mijë lekë. (shih tabelën për pagat e grup-profesionet e tjera dhe diferencën mes femrave e meshkujve).
Më me ?fat? në 2018-n ishin gratë në profesionin ?Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara?, pagat e të cilave panë një rritje me rreth 7,200 lekë, ose rreth 8.2%. Më pas renditen ?punonjëset në profesionet e elektro-teknologjisë?, me rritje page rreth 20% ose rreth 5,500 lekë më shumë.
Rënie të lehtë shënuan pagat e ?Specialistë të administrimit dhe biznesit? (-1%) dhe ?Nëpunës zyrash? (-1.8%)./ Monitor
Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018...
Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë...
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak çaste më parë.Një p...
DASHI 21. mars – 20. prill Mos e lini asnjë moment pas dore...
26 vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua në afërsi të shtëpisë së...
Pak çaste më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në afërsi të sh...
Analisti, Andi Bejtja në një postim në rrjetet sociale ka re...
Pak minuta më parë sërish Tirana është tronditur nga breshër...
I ftuari i mbrëmjes në emisionin “A Show” ishte Ipeshkvi i D...
Mbrëmjen e sotme në nisje të emisionit “Open” në TCH, teksa ...
Pas replikave të koduara, në fillim të emisionit, Kreu i PDI...
Të ftuar në emisionin “360 Gradë”, avokati Spartak Ngjela ka...
Pas transmetimit në emisionin Fiks Fare të rastit monstruoz,...
Rrjetëzimi i pedonales së qytetit ka ndezur sherrin mdis ban...
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sonte në emisionin “360...
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kreu i Grupit...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në studio...
Deklarata e ambasadores gjermane, Susanne Schütz, ka sjellë ...
Partia Socialiste do të mbajë Kongresin e saj, më datën 23 M...
Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...