Dënime me burg për Menduh Thaçin dhe ish-zyrtarë të tjerë
Gjykata Penale në Shkup i caktoi të premten dënimin me burg ...
Në kuadër të ditës së 8 Marsit, në Tiranë dhe në rrethe, janë zhvilluar protesta, nën moton ?protesta e zisë, protesta e zërit?.
Protesta u mbajt, nisur nga situata, ku gati çdo 7 ditë është vrarë një grua që nga fillimi i këtij viti.
Një grup vajzash ka vendosur ta shpallë këtë 8 mars një ditë zie, por jo një ditë për të vajtuar e mbajtur zi në mënyrën tradicionale të zisë, por për një ditë për të ngritur zërin.
Deklarata për mediat:
Vrasja përfaqëson formën më ekstreme të dhunës ndaj grave. Viti 2019 hyri i përgjakur, me vajza e gra të vrara nga njerëzit më të afërt. Vetëm në ditët e para të këtij viti, janë vrarë 8 gra. Aktet e dhunës cënojnë një varg të drejtash dhe lirish themelore; përfshirë të drejtën e sigurisë së personit, për paprekshmëri fizike dhe mendore. Përdorimi i dhunës si një mjet kontrolli dhe ndëshkimi, shoqëruar me aksesin e lehtë ndaj armëve të zjarrit në Shqipëri bën që rreziku i vrasjes së vajzave dhe grave të jetë përpjestueshmërisht alarmant.
Dita – ditës shikojmë një realitet të ri të krimit që i kalon parametrat e arsyes njerëzore dhe kontribuon në mungesën e ndjeshmërisë mbi kanosjen e jetës. Të ndodhur në një situatë dramatike nuk mund të tolerohen më krime të njëpasnjëshme që kanë sjellë pasoja fatale për jetën e grave. Dhuna nuk është e pashmangshme për institucionet shtetërore të cilat mes detyrimeve ligjore heshtin duke mos artikuluar, marrë përgjegjësi apo propozuar zgjidhje për problemin.
Ndonëse të mbrojtura në ligje gratë dhe vajzat shqiptare nuk arrijnë ta ndjejnë këtë mbrojtje në përditshmërinë e tyre, kur dhuna në famije vazhdon ende të mos konsiderohet vepër e rëndë penale, kur drejtohen të bëjnë një denoncim dhe këshillohen të rikthehen tek dhunuesi, kur dhunuesi shkel urdhërin e mbrojtjes dhe masat ndaj tij janë të papërfillshme, kur dhunuesit nuk detyrohen të marrin shërbime të specializuara për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor që shfaqin, çka bën që situata të mos ndryshojë.
Ky 8 Mars i përket të gjitha vajzave dhe grave, atyre që u përballën me vrasësit, atyre që nuk u mbrojtën dot, atyre që gjithë sistemi, shoqëria nuk i mbrojti dot.
Ky është 8 Marsi vajzave dhe i grave që çdo ditë luftojnë një betejë me pasiguritë e veta, me burokracitë institucionale, autoritetin brenda familjes, me autoritetin në vendin e punës, me gjykimet dhe paragjykimet e shoqërisë, me papunësinë dhe varfërinë, me kufizimet dhe pengesat e pafundme.
Ky është 8 Marsi i grave dhe burrave që mbështësin gratë, i atyre që me guxim dhe dinjitet jetojnë dhe janë model force dhe frymëzimi për vajzat dhe djemtë e tyre, dhe për të gjithë shoqërinë.
Ne sot marshojmë për ti bërë thirrje të gjitha institucioneve se duhet një reagim i fortë dhe i koordinuar për t’i dhënë fund këtij realiteti abuzimesh.
Ne sot marshojmë duke mbajtur zi për mungesën e reagimit institucional.
Ne sot marshojmë për t?ju çuar mesazhin e duhur atyre që janë duke përjetuar dhunë që nuk mund dhe nuk duhet të heshtin më. #METY
Ne sot marshojmë për ti bërë thirrje vetëdijes shoqërore së duhet të jemi të gjithë bashkë, gra e burra, vajza e djem, kundër dhunës dhe abuzimit.
Ne kërkojmë që sistemi i mbrojtjes të jetë funksional në Shqipëri për çdo individ!
Ne kërkojmë mosneglizhim të asnjë çështjeje që ka lidhje me dhunën në familje apo abuzimin seksual!
Ne kërkojmë vënien përpara drejtësisë së dhunuesve dhe trajtim të detyrueshëm terapeutik për secilin prej tyre!
Ne kërkojmë rritje të aksesit të grave ndaj shërbimeve që janë të disponueshme për to!
Ne kërkojmë që dinjiteti njerëzor i vajzave dhe i grave shqiptare të mos cënohet më!
DHUNA NË FAMILJE GJATË VITIT 2018 E PËRKTHYER NË SHIFRA
3690 ose 73.4% e numrit total të viktimave të dhunës gjatë 2018 kanë qënë gra/vajza ndërsa 1343 ose 26.6% janë burra.
Gjatë vitit 2018 janë evidentuar 148 raste të shkeljeve të Urdhrave të Mbrojtjes, ose 19 raste me shumë se gjatë vitit 2017, ku u evidentuan 129 raste.
Gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 11 vrasje në familje (përfshi një vrasje foshnjë), 20 viktima kanë humbur jetën.
Viktimat gra/ vajza janë bashkëshorte, motra, kunata, nëna, bija dhe numri i madh i tyre tregon qartë për ndikimin gjinor të dhunës.
Kjo deklaratë mbështetet nga këto organizata:
Agritra Vizion
AËEN ? Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
Civil Rights Defenders Albania
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Fondacioni Mary Ëard Loreto
GLV Integrimi
Koalicioni Gratë, Siguri e Paqe
Linja e Këshillimit për Gra e Vajza
Linja e Këshillimit për Burra e Djem
Lëvizja Rinore Egjyptiane-Rome
Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
Organizata ?Të Ndryshëm & Të Barabartë?
Organizata ?Për ju nëna dhe fëmijë?
Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim
Qendra për Zhvillim Komunitar ?Sot për të Ardhmen?
Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
Qendra Psiko ? Sociale ?Vatra?
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Qendra A.L.T.R.I.
Qendra Jobis
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH)
Strehëza për Gra dhe Vajza
Shoqata ?Tjetër Vizion?
Shoqata Gratë, Siguri e Paqe
Shoqata e Grave me Probleme Sociale
Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YËCA)
Shoqata e Gruas Jona
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ)
Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë (ShShPP)
Shoqata ?Unë Gruaja?
YMCA Tirana/Albania
Gjykata Penale në Shkup i caktoi të premten dënimin me burg ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ...
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të lërë të lirë, të gjithë...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Nuk ka asnjë dyshim, shikimi është një nga shqisat më të zhv...
7 marsi një ditë simbolike dhe me histori për Shqipërinë, fi...
Këtë 8 Mars, kryeministri Rama ka vendosur të organizojë një...
Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione kundër kultivimit ...
Djali i Sali Lushajt, reperi i njohur me emrin “Stresi”, ësh...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjat...
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spi...
Është ndarë nga jeta mjekja dhe specialistja në fushën e ORL...
Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht Sekretare e Këshillit...
Një miliarder i biznesit të diamanteve ka ndërruar jetë, pas...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i ka dhënë fund li...
Trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar sot një foto nga d...
Nëse vathët janë një prej aksesorëve tuaj të preferuar, me s...
The Economist ka zbuluar listën ku popullsia e të cilit ësht...
Paris Jackson është parë në publik për herë të parë që nga p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...