web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna në stadiumin e Kamzës/ Reagon Policia e Shtetit

4 Mars 2019, 17:30, Aktualitet CNA

Mbrëmja e djeshme në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit në stadiumin e Kamzës denigroi në dhunë ndaj arbitrit të ndeshjes.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që cënon integritetin e futbollit ka pasur një lumë deklaratash nga institucionet përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat sekretari i FSHF-së Ilir Shulku akuzoi policinë e shtetit për mosgarantimin e mbarëvajtes së ndeshjes.

Ndërkohë pak çaste më parë ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit duke e cilësuar deklaratën e FSHF-së si fshehje të përgjegjsisë.

Sipas Policisë, përgjegjësi kryesor është FSHF ndërsa Policia është thjeshtë aktor.

Reagimi i plotë:

Reagim i Policisë së Shtetit për dhunën në stadiume

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Ligjit nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, të Ligjit nr. 79/2017 ?Për Sportin?, Ligjit Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 ?Për masat shtesë të sigurisë publike?, të Urdhrit të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Nr. 5512, ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për përmbushjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë në aktivitetet sportive, futbollistike.

Në vlerësim edhe të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Këshillit të Europës me Nr. 218 datë 03.08.2016 ?Mbi një qasje të integruar për rendin, sigurinë dhe shërbimet në ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet e tjera sportive?, referuar edhe udhëzimeve të UEFA-s për sigurinë, etj. Policia e Shtetit ka nxitur në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin midis agjencive ligj zbatuese për të parandaluar akte dhune dhe veçanërisht ngjarje terroriste në stadiumet e futbollit.

Referuar ngjarjeve të fundit, Policia e Shtetit ndihet e keqardhur për reagimin e sotëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe aq më tepër për gjuhën e akuzave duke u përpjekur të shkarkojë përgjegjësitë tek Policia e Shtetit,  dhe duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi si aktore  kryesore e organizimit të aktiviteteve sportive.

Në këtë kontekst, Policia është vetëm një nga aktorët dhe jo institucioni përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e eventeve sportive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përmes shkresave zyrtare drejtuar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka kërkuar marrjen e masave në zbatim të ligjit për Sportet, për garantimin e Kampionatit të Futbollit.

Së pari, në datën 19 mars 2018, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i është drejtuar Presidentit të FSHF-së me shkresë mbi marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit, duke kërkuar nga kjo e fundit si institucioni organizator dhe përgjegjës në zbatim të ligjit Nr. 79/2017 “Për sportin”, krijimin e kushteve në ambientet sportive për Kampionatin e Futbollit 2018-2019, që nisi në Gusht 2018. Kjo, pasi Policia do të zbatonte vetëm detyrimet në funksion të zbatimit të këtij ligji. Por nga FSHF-ja nuk pati asnjë reagim apo përgjigje, as verbale dhe as shkresore.

Po kështu në datën 8 gusht 2018, në  datën 13 gusht 2018, në datën 23 gusht 2018 dhe 24 gusht 2018, me 4 shkresa të tjera me të njëjtin objekt, Policia e Shtetit i është drejtuar FSHF-së për marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Edhe pas kërkesave intensive të PSH, nuk pati reagim nga FSHF.

Gjithashtu nga Drejtoritë Vendore të Policisë brenda 2 muajve të vitit 2019, janë dërguar 24 shkresa drejtuar Klubeve të Futbollit, Bashkive dhe FSHF-së për dijeni, mbi problematikat për zgjidhje dhe mos marrjen përsipër të garantimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit, pasi nuk plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore.

Kështu konstatohet me keqardhje mospërmbushja e përgjegjësive institucionale për sigurinë e aktiviteteve sportive nga institucionet përkatëse, sa i përket plotësimit të kushteve të kërkuara të sigurisë në terrenet sportive ku zhvillohen aktivitetet sportive, futbollistike, ku rezulton se:

Nga 61 terrene sportive, vetëm në 2 stadiume, ?Elbasan Arena?, Elbasan dhe ?Loro Boriçi?, Shkodër përmbushen kushtet e sigurisë për të zhvilluar aktivitete sportive.

Në 59 impiante të tjera rezultojnë problematika dhe mangësi të theksuara, si:

 

Policia e Shtetit konstaton gjithashtu me keqardhje se pjesa më e madhe e organizatorëve të ndeshjeve dhe terrenet sportive, nuk përmbushin detyrimet minimale për organizimin dhe sigurinë e një ndeshjeje, si:

 

Mos përmbushja e këtyre detyrimeve ka sjellë mos parandalimin dhe monitorimin e ngjarjeve apo incidenteve të ndodhura gjatë zhvillimit të aktiviteteve, duke krijuar vështirësi në dokumentimin ligjor të tyre dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale.

Në përgjigje të akuzave të FSHF-së për neglizhenca dhe mos ndëshkimin e shkelësve, Policia e Shtetit informon se janë marrë masa administrative dhe penale ndaj shkeljeve të konstatuara në ndeshjet e sezonit të fundit të futbollit, që janë:

–        Proceduar penalisht 37 tifozë, drejtues klubesh, në lidhje me incidentet e shkaktuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, goditje për shkak të detyrës, dëmtim prone, kundërshtim punonjësi policie, prishje rendi dhe qetësie publike, etj;

–        Proceduar administrativisht 24 punonjës shërbimi dhe drejtues subjektesh SHPSF;

–        Proceduar administrativisht 39 tifozë, me gjoba nga 10.000-50.000 lekë.

Duke njohur detyrimet që Policia e Shtetit ka për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si misionin e saj parësor, punonjës dhe drejtues janë trajnuar dhe për të përfituar nga eksperiencat më të mira në drejtim të menaxhimit të aktiviteteve sportive, në bashkëpunim me misionet e asistencës ndërkombëtare policore, si PAMECA dhe nga vende partnere europiane.

Policia e Shtetit, ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për të përmbushur detyrimet që burojnë nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi, lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të futbollit, për planifikimin dhe marrjen e masave të sigurisë së këtyre aktiviteteve në të gjithë vendin. Por ndërkohë kërkon edhe prej institucioneve që kanë detyrime të drejtpërdrejta për organizimin e eventeve sportive, të përmbushin këto përgjegjësi ligjore.

Në të kundërt, do të merren masa të ashpra për të penalizuar jo vetëm shkaktarët e akteve të dhunës, por edhe përgjegjësit për mos-marrjen e masave që parandalojnë përshkallëzimet e ngjarjeve me pasoja./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithçka mund të pranohyej port ë vijë dita që Gert bogdani të





Lajmet e fundit nga