Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka dekretuar e hapjen e procedurave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Meta ka ftuar të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret që kërkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të kandidojnë për vakancën e plotë pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar t ëish-gjyqtares znj. Altina Xhoxhaj.
Në dekretin e Presidentit, janë bërë publike të gjitha kushtet që kandidati duhet të plotësojë për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Njoftimi i plotë:
SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE (VAKANCË E PLOTË)
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 3, 179 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7,7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja ?c?, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 79 prot., datë 25.02.2019 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se më datë 25.05.2019 në Gjykatën Kushtetuese do të krijohet një vakancë e plotë, për shkak se kjo datë konsiderohet rregullisht si moment i përfundimit të mandatit 9-vjecar që do të mund të ushtrohej nga ish-gjyqtarja e kësaj gjykate znj. Altina Xhoxhaj apo nga gjyqtari që plotëson vakancën e parakohshme pas shkarkimit të saj, Presidenti i Republikës me cilësinë e organit të emërtesës dhe me qëllim plotësimin e ?Vakancës së plotë?, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, ka miratuar:
Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e ?Vakancës së plotë?, që krijohet më datë 25.05.2019.
Presidenti i Republikës fton:
Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:
? Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;
? Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (adresë, numër telefoni/e-mail);
? Fotokopje të kartës së identitetit;
? Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
? Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.
? Formularin e aplikimit të plotësuar ?Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta?, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.
? Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës të nënshkruar nga aplikanti.
Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 125
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.
Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.
Ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
Neni 7/a
Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore.
Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejtpërsëdrejti në ambientet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. ?Dëshmorët e Kombit?, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.
Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 25 mars 2019. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, si dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t?i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit.
Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr. 8577 datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti: Numri telefonit: 042389898./CNA.al
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar t...
Deputeti, Myslym Murrizi i cili nuk iu bashkua vendimit të o...
Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshm...
Ish kryetari i PD-së në Gjirokastër, tashmë anëtar i kësaj f...
Shkarkimi i prokurores Antonte Sevdari ka shkaktuar reagime ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, katër ditë më parë ka shkarkua...
Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve...
Pediatria e spitalit rajonal të Durrësit po rindërtohet me t...
Institucioni i Komisionerëve Publik që nga fillimi i procesi...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe dhe kryetari i PD-s...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një tornado goditi në juglindje të Alabamës, duke lënë pas v...
Kundër Putinit duhet ta marrësh vetë situatën në dorë. Kësht...
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në ceremoninë e hapj...
Një 52 vjeçar nga Saranda raportohet të jetë plagosur.Ngjarj...
Unioni i Eksportuesve Shqiptarë po ndjek me vëmëndje e shqet...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte i pranishëm sot...
Puthja e parë e Miley Cyrus ishte me një vajzë! Këngëtarja e...
Moda këtë verë duket se po ecën paralelisht me rehatinë.Pra ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...