web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oficerët e rinj të Policisë Kriminale/ Ardi Veliu mesazh të rinjve

4 Mars 2019, 12:04, Aktualitet CNA

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte i pranishëm sot në ceremoninë e fillimit të kursit profesional për policimin të studentëve të ekselencës, si edhe të kolegjit profesional të lartë “kolegji i policisë”.

Veliu, theksoi në fjalën e tij se Policia e Shtetit gjatë viteve të fundit i është nënshtruar një procesi të madh ndryshimi, që konsiston në ndryshim mentaliteti, filozofie, performance, koncepti e më e rëndësishmja, arsimimi dhe trajnimi i trupës policore.

Më tej, ai theksoi se ?mbi 50 % e studentëve, që do vazhdojnë Kursin Profesional të Policimit janë femra dhe kjo tregon më së miri se Policia tashmë ka një fytyrë tjetër, më sociale më humane, më njerëzore dhe më të fokusuar në zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit.?

Gjithashtu ai drejtoi edhe një mesazh për të rinjtë, ndërsa theksoi se ?Periudhën që do të kaloni në këto mjedise uroj që ta shfrytëzoni për të mësuar sa më shumë dhe për të përfituar  nga çdo mundësi, që Akademia e Sigurisë ju ofron në drejtim të shkollimit dhe formimit policor, me qëllim që të bëheni punonjës policie të denjë, me integritet dhe profesionalizëm të lartë.?

Fjala e plotë e Ardi Veliut:

Policia e Shtetit gjatë viteve të fundit i është nënshtruar një procesi të madh ndryshimi, që konsiston në ndryshim mentaliteti, filozofie, performance, koncepti e më e rëndësishmja, arsimimi dhe trajnimi i trupës policore.

Ky proces është në zhvillim dhe në përmirësim nga viti në vit, ku fokusi kryesor është:

Ne besojmë dhe jemi të bindur se fuqizimi i këtyre hallkave do prodhojë një shërbim sa më cilësor për komunitetin, pasi Policia e Shtetit është e orientuar drejt filozofisë më të përparuar të policimit në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë është e domosdoshme që kjo organizatë të jetë e shkolluar dhe e përbërë me specialistë nga të gjitha fushat, me qëllim përmbushjen e misionit të saj.

Në përmbushje të këtij prioriteti dhe misioni,  me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të vendit, Policia e Shtetit hapi konkurrimin dhe ftoi të rinjtë e të rejat që kishin mbaruar studimet e larta në Ekonomi, Juridik dhe Teknologji Informacioni, të konkurronin për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit me qëllim dhënien e kontributit të tyre për të mirën e vendit dhe shoqërisë, pasi  nga viti në vit interesi i të rinjve dhe të rejave për t?u bërë punonjës policie, ka qënë gjithnjë në rritje, ku për patrullë të përgjithshme numri i konkurrentëve ka qenë deri në 10 mijë të rinj e të reja.

Brenda një kohe shumë të shkurtër 541 studentë me rezultate të larta në degët Ekonomi-Financë, Juridik dhe Teknologji Informacioni aplikuan për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Pas një procesi tejet transparent në përzgjedhjen e fitueseve, 53 prej tyre, sot janë këtu për të finalizuar ëndrrën e tyre. Vlen të theksohet fakti  që mbi 50 % e studentëve, që do vazhdojnë Kursin Profesional të Policimit janë femra dhe kjo tregon më së miri se Policia tashmë ka një fytyrë tjetër, më sociale më humane, më njerëzore dhe më të fokusuar në zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit.

Ky interes i jashtëzakonshëm për tu bërë pjesë e radhëve të policisë, na bën të ndihemi krenar, se lufta jonë kundër krimit në të gjitha format e tij dhe shërbimi i ofruar për komunitetin e kanë fuqizuar besimin e qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë të brezit më të ri tek Policia e Shtetit.

Ndaj më lejoni që në emër të Policisë së Shtetit, t’ju uroj mirëseardhjen 215 vajzave dhe djemve, që falë dëshirës dhe pasionit të tyre për të qenë punonjës policie dhe pasi kaluan me sukses gjithë fazat e konkurrimit, sot gjenden këtu në mjediset e Akademisë së Sigurisë në Kolegjin Profesional të Policisë, për tu bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme, si dhe të 53 studentëve  të cilët u përzgjodhën  dhe fituan të drejtën për të ndjekur kursin  në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit ku do të marrin bazat për tu bërë pjesë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit.

Të nderuar Studentë dhe Kursantë,

Të jesh punonjës i Policisë së Shtetit është një mision sa fisnik, aq edhe i vështirë, ku kërkon përkushtim, ndershmëri dhe sakrificë.

Arsyeja thelbësore e ekzistencës së organizatës tonë është shërbimi ndaj publikut. Mos e harroni kurrë këtë dhe mos e braktisni kurrë këtë mision të rëndësishëm.

Uniforma, që nesër ju do të mbani, mbart në vetvete historinë, traditat dhe sakrificat e brezave të tërë të Policisë së Shtetit, që janë përballur pa kompromis me krimin duke mos kursyer as gjënë më të çmuar, jetën. Ky akt sublim i tyre  është  burim frymëzimi  për ne, për ju, e për brezat që do vijnë në Policinë e Shtetit.

Periudhën që do të kaloni në këto mjedise uroj që ta shfrytëzoni për të mësuar sa më shumë dhe për të përfituar  nga çdo mundësi, që Akademia e Sigurisë ju ofron në drejtim të shkollimit dhe formimit policor, me qëllim që të bëheni punonjës policie të denjë, me integritet dhe profesionalizëm të lartë.

Në sajë të një procesi shumëdimensional reformimi, sot Akademia e Sigurisë është shndërruar në një institucion të rëndësishëm të formimit dhe trajnimit policor, falë vëmendjes së shtuar të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe partnerëve ndërkombëtar, të cilët gjej rastin t’i falënderoj.

Përmes programeve të shkollimit dhe të trajnimit të vazhdueshëm, po punohet në mënyrë permanente për trajnimin, edukimin dhe shkollimin e punonjësve të policisë, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të policisë.

Ky proces do të përmirësohet edhe më tej, me synim formimin e një trupe policore të aftë profesionalisht, për tu përballur denjësisht me sfidat e reja, me të cilat përballet Policia e Shtetit.

Të nderuar pjesëmarrës,

Viti 2018, shënoi progres të dukshëm në rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë së rendit dhe asaj rrugore, rritjen e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, si dhe parandalimin e goditjen e krimit ndërkufitar.

Rezultatet e arritura për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë vitit që lamë pas u vlerësuan nga partnerët ndërkombëtar si  më të mirat  e 30 viteve të fundit.

Ky angazhim do të fuqizohet edhe më tej gjatë këtij viti, me qëllim garantimin e parametrave optimal të sigurisë në të gjithë vendin, garantimin e një procesi të qetë zgjedhor, sigurimin e qetësisë maksimale për pushuesit gjatë sezonit turistik, kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ju faleminderit!





Lajmet e fundit nga