Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kundër Putinit duhet ta marrësh vetë situatën në dorë. Kështu mendoi ndoshta ushtria amerikane kur kreu sulme kibernetike kundër shërbimit sekret rus. Por Putini do të kundërpërgjigjet, është i sigurtë Konstantin Eggert.
Sipas një raportimi të gazetës amerikane “Washington Post”, komandoja kibernetike e ushtrisë amerikane e krijuar pak më kohë më parë e bllokoi tërësisht në ditën e zgjedhjeve për kongresin amerikan hyrjen në internet të “Agjencisë për Studimet e Internetit” të Shën Peterburgut, e njohur edhe si “ushtria robotike” e Kremlinit. Kjo solli shqetësim dhe irritim tek funksionarët në Rusi. Sipas të dhënave të gazetës, kjo agjenci fshihet pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe aktiviteteve të tjera në shtetet perëndimore. Me gjasë ajo financohet nga miliarderi Jevgeni Prigoshin, që thuhet se ka lidhje të afërta me Putinin. Ai dyshohet edhe si dora që paguan milicët rusë në Ukrainën Lindore, Siri dhe Afrikë.
Ekspertët e ushtrisë amerikane ia kanë dalë të kapin mailat dhe shkëmbimet e njoftimeve të punonjësve të njësive kibernetike të shërbimit sekret rus. Ushtria amerikane ka lënë lajme, që në sytë e rusëve nuk duhet të lenë asnjë dyshim: ata njihen dhe vëzhgohen.
Luftë josimetrike
Putini e ka parë perëndimin deri më tani si të dobët, por më shumë ka pritur një qëndrim defensiv. Gjithmonë ai ia ka dalë të jetë një hap më përpara, qoftë në luftën në Gjeorgji në vitin 2008, në vitin 2014 në Ukrainë, në vitin 2015 në Siri e atë 2016 në SHBA. Nëse raportimi i “Washington Post” është i saktë, Shtëpia e Bardhë nën Donald Trump ka vendosur të ndërrojë kahun e thikës dhe të kryejë kësaj here vetë një sulm. Kjo gjë sigurisht duhet ta ketë bërë Putinin të mendohet. Por mos prisni që ai të dorëzohet me kaq. Atij i vjen rrallë në mendje ideja e tërheqjes taktike, sepse me këtë do të tregonte dobësi. Putin e merr çdo gjë personalisht. Vëmendja, që do të sillte me vete një sulm i tillë nga Uashingtoni do të ishte poshtërim për të.
Megjithatë kjo nuk do të thotë, që ai do të urdhërojë menjëherë trupat e tij kibernetike të kundërsulmojnë. Kreu i Kremlinit preferon një luftë asimetrike. Ai nuk kundërgodet menjëherë dhe asnjëherë me të njëjtat armë. Por megjithëse Donald Trump ia ka zënë vendin Putinit si kampion bote i pakalkulueshmërisë, vetë Putini e sheh veten si mjeshtër të surprizave gjeopolitike.
Çfarë synon Vladimir Putin?
Një qëllim i Putinit mund të jenë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 31 mars. Në vendin e aneksuar apo pushtuar pjesërisht nga Rusia, është edhe më e lehtë se në SHBA të shkaktosh kaos. Po ashtu aftësitë e Ukrainës për sigurinë në rrjet janë shumë më pak të zhvilluara se ato të Rusisë. Mund të priten lajme provokuese të rreme që kanë si objekt sektorin bankar apo qendrat e furnizimit.
Qëllim tjetër: Zgjedhjet e ardhshme europiane në maj. Edhe nëse partitë euroskeptike populiste do të bien pak në elektorat, Putin do të vazhdojë t’i mbështesë ato, po ashtu si edhe parti të majta besnike. Objektivi i tij: Një Parlament Europian që ndihmon në thellimin e hendeqeve brenda BE.
E të mos harrojmë Britaninë e Madhe: Në axhendën e Putinit me siguri mund të jetë edhe mbështetja e partisë laburiste të Jeremy Corbyn. Qëndrimet kritike të Corbyn kundrejt NATO-s apo gatishmëria për të dëgjuar argumentat e Moskës e bën atë një pasues të dëshiruar pas Theresa Mayt, pavarësisht si shkojnë punët me Brexit.
Putin mund edhe të testojë rezistencën e infrastrukturës së NATO-s në kahun lindor të saj në vendet balltike. Kushedi se për çfarë arsye, Moska beson, se aty është pika e dobët e NATO-s. Aty Putini e ka më të lehtë të tregojë muskujt.
Para, vrasje dhe lufta e ardhshme kibernetike
Qëllimi final do të jetë vetë SHBA. Kongresi me shumë gjasa do të vendosë për sanksione të reja kundër Rusisë. Në listë mund të jenë dy masa që duhet ta prekin Vladimir Putinin drejtpërdrejt. Fillimisht kongresi dëshiron që të gjitha ministritë e SHBA të bëjnë publike informacionet që kanë mbi shëndetin e Putinit. Përveç kësaj, kongresi pritet të kërkojë një hetim për vrasjen e kritikut të Kremlinit, Boris Nemcov nën drejtimin e SHBA. Nemcov u vra në shkurt 2015 shumë pranë Kremlinit. Autorët e dyshuar janë kapur dhe dënuar. Por se kush qëndron pas vrasjes dhe kush e dha porosinë për të mbetet e paqartë. Policia e kontrolluar nga Kremlini dhe drejtësia i kanë penguar hetimet deri më tani. Shanset që këtë ta zbulojë FBI-ja dhe CIA janë të vogla. Por thjesht përmendja e vrasjes gati barazohet me fajësimin e Putinit- Në të dyja rastet, Putini nuk ka rrugë tjetër, veçse të reagojë.
Një objektiv tjetër mund të jenë edhe zgjedhjet paraprake presidenciale në SHBA. Pritet që Rusia të ndërhyjë edhe në këto zgjedhje paraprake vitin e ardhshëm. Lufta e parë kibernetike e botës sapo ka filluar./ DW
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në ceremoninë e hapj...
Një 52 vjeçar nga Saranda raportohet të jetë plagosur.Ngjarj...
Unioni i Eksportuesve Shqiptarë po ndjek me vëmëndje e shqet...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte i pranishëm sot...
Puthja e parë e Miley Cyrus ishte me një vajzë! Këngëtarja e...
Moda këtë verë duket se po ecën paralelisht me rehatinë.Pra ...
Nëse jeni të fiksuara pas modës, në këtë artikull do keni mu...
Revista “Time” i ka cilësuar atletet që mund të shihni në fo...
Beatrix Ramosaj është gjendur në një situatë disi të siklets...
Më në fund vendosën që ta pranojnë publikisht lidhjen! 45-vj...
Ai u rikthye në skenë pasi kaloi disa ditë të vështira, seps...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për katër të pan...
Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në n...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Janë rritur së tepërmi numrat e personave, pra kandidatët e ...
Ditën e 2 Shkurtit i fejuari i Elvana Gjatës, Ervin Mata ësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.14 të qytetit të...
KQZ është mbledhur sot për t’u dhënë mandatet katër deputetë...
Dje në një mbledhje të Asamblesë së LRI-së, kryetarja e Lëvi...
Nesër në orën 10 pritet të mbahet seanca parlamentare. Orari...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...