“Ndihmë, babi po rreh mamin”/ Fëmija shpëton nënën që po dhunohej
Një fëmijë shqiptar në Greqi, i ka shpëtuar jetën nënës së t...
Nga Bledar Kurti
* Kur populli i Parisit u revoltua për shkak të varfërisë ekstreme, mbretëresha e ardhshme Marie Antoinette u përgjigj; “Nuk kanë bukë? Atëherë le të hanë kek.” Dhe kjo thënie nuk ishte aspak me ironi, por borgjezia franceze e kohës as që ia kishte idenë se njerëzit ishin të uritur dhe e kishin barkun bosh.
Edhe sot, borgjezia jonë moderne shqiptare as që e ka idenë se në çfarë varfërie ekstreme dhe skamje të madhe është zhytur vendi. Madje me arrogancën e saj ajo ndihet e ofenduar që ka një popull kaq arkaik e të pagdhendur që mendon për gjëra kaq minimale si buka e përditshme e jo për koncepte luksi post-moderniste. Borgjezët tanë ndihen si shtetarë elitarë e bohemianë të kultivuar nga arti i tenderave dhe para-bërjes dhe rafinimi i tyre artistik e sharmant fatkeqësisht nuk mund të shpaloset mbi këtë popull të varfër e provincial. Me një mendjemadhësi të pështirë ata e konsiderojnë veten kaq të pafatë që me veçantinë e tyre të përmasave botërore sundojnë mbi një popull të vogël e mendjengushtë që s’e meriton gjenialitetin dhe vizionin e tyre elitar.
?Le të hanë kek,? tha Marie Antoinette, dhe koka i përfundoi në gijotinë nga zemërimi i popullit të uritur, ndaj çdo shtetar borgjez modern nuk duhet të çuditet nga rrënimi i pritshëm politik, nga largimi prej pushtetit e karriges së privilegjeve vetëm për shkak të skamjes së popullit të vet.
Vargu më i njohur dhe rrënqethës tek Komedia Hyjnore e Dante Alighieri ka të bëjë pikërisht me urinë. “Ma e fortë se dhimbja ish uria,” shkroi Dante. Shqiptarët kanë uri. Jetojmë në një vend të uritur. Kjo fjalë ishte shuar prej vitesh nga fjalori popullor por për turpin e politikës është kthyer përsëri. Dhe, cilido që e ka provuar urinë nuk gjykon kurrë nëse njerëzit protestojnë e ulërasin nëpër rrugë e bulevarde, ndërkohë që derrat e kënaqur drejtojnë gjithmonë gishtin ndaj të shtypurve në emër të progresit.
Kurrë më parë në këtë vend nuk ka patur kaq arrogancë, mburrje e kryelartësi në qeverisje. Edhe në kapitujt më të errët të historisë së këtij vendi asnjë qeveri nuk i ka drejtuar gishtin popullit duke e akuzuar se nuk ka sy të shikojë e mendje të kuptojë. Arroganca nga njëra anë dhe uria nga ana tjetër janë përballur shpeshherë në histori dhe rezultati ka qenë gjithmonë gjakatar. Mos lejoni të derdhet gjak shqiptari e të mos ndrydhet as edhe një ëndërr dhe shpresë e brezit të ri. Mësoni nga historia dhe shuajeni urinë e popullit që drejtoni. Dhe bëni atë që duhet të bëjë çdo shtetar i përgjegjshëm: të dëgjojë britmën e vuajtjes së një kombi dhe të lexojë siç duhet dëshirën e 60% të shqiptarëve për t?u arratisur nga ky vend, jo prej standardeve më moderne e prirjeve kozmopolitane, por vetëm prej urisë.
Shqipëria sot gjendet në një depresion politik, ekonomik e social, ndaj edhe kundërpërgjigja qytetare është e paparashikueshme. Askush nuk duhet të mbështesë dhunën dhe vandalizmin, por disa zëra mund të argumentojnë se më vandalë sesa ata që thyejnë xhama janë të privilegjuarit që fshihen dhe nisin të gjykojnë duke parë në shtëpi nga xhami i televizorit apo përtej xhamave të kafeneve. Një tjetër mund t?i etiketojë protestat si injorancë por mosdija më e madhe e asaj minorance të qytetarisë së ngopur është se nuk arrin të kuptojë dot forcën e një populli të uritur për bukë dhe të etur për shpresë.
Një shtëpi e ndarë nuk mund të qëndrojë dot në këmbë. Ky vend nuk mund të vazhdojë më me pasuri përrallore në njërën anë dhe me uri ekstreme në anën tjetër. Nëse kjo shtëpi rrëzohet ne të gjithë rrëzohemi, por nëse e ndërtojmë siç duhet ne të gjithë ngrihemi. Ne rrëzohemi së bashku dhe ngrihemi së bashku, si një popull, si një komb.
Një fëmijë shqiptar në Greqi, i ka shpëtuar jetën nënës së t...
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktual...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se do ...
Pas vendimit të papritur të kreut të PD, Lulzim Basha i cili...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar dj...
Bashkia e Shkodrës ka hapur dy ditë më parë zyrtarisht festi...
Partia Demokratike, sot në orën 10:00 do të mbledhë grupin p...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Ata qe janë ne një lidhje afatgj...
Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskrim...
Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare...
DASHI 21. mars – 20. prill Do jeni shume te përqendruar sot...
Siç të gjithë mund ta dini, sot është përvjetori i 11-të i P...
Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në nje pos...
Deputeti i PD-së Agron Shehaj në një postim në rrjetet socia...
Deputeti demokrat në qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi në një ...
Regjizori Kastriot Çipi në një postim në rrjetet sociale shk...
Gazetari Ergert Cenolli në një postim në rrjetet sociale ka ...
Pasi Basha deklaroj qe opozita do djegë mandatet.Grida i shk...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...