web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti në Kavajë/ Kapet i arratisuri nga vendngjarja

15 Shkurt 2019, 20:38, Aktualitet CNA

Tre ditë më parë një aksident i mori jetën një të riu në afërsi të qendrës së qytetit të Kavajës.

Viktimë ngeli 27 vjeçari Çaush Ballabani i cili në momentin e aksidentit po kthe po kthehej nga puna me biçikletë.

Policia e Kavajës njoftoi pak çaste më parë identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit i cili përplasi për vdekje 27 vjeçarin.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.XH 46 vjeç banues në Kavajë.

Njoftimi i plotë:

Kavajë

Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., të ndodhur më 12 shkurt 2019 në qendër të qytetit të Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë pas një pune të mirëorganizuar hetimore bënë arrestimin e shtetasit:

Ky shtetas dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ?Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largim nga vendi i aksidentit?, parashikuar nga nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga