Beteja mediatike/ Kush do të fitojë ERTV e Ramës, apo media e "kazanit"
Protesta e nesërme do të zbresë në sheshin e betejës forcat ...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jep me koncension ndërtimin e 4 HEC-eve në kaskadën e lumit Shushicë, një vit para se të kërkojë leje tek Agjencia e Menaxhimit të Ujërave, ish-KKU. Kërkesa nga Ministria është bërë para dy muajsh, ndërsa agjencia nuk ia ka miratuar lejen në parim. Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit ka miratuar ?lejen mjedisore?, por banorëve nuk iu kanë marrë miratim, ndryshe nga sa deklarohet në leje.
Banorët e zonës së lumit Shushicë, të njësive administrative Brataj dhe Kote, nëpërmjet kryetarëve të fshatrave kanë bërë një peticion drejtuar Prefekturës së Vlorës, e për dijeni të kryeministrit, lidhur me ndërtimin e këtyre HEC-eve. Ata pretendojnë se, në 9 fshatra që preken nga ky projekt, vetëm 19 banorë janë shprehur dakord për ndërtimin e HEC-eve, pjesa tjetër janë kundër.
Në datën 10.03.2017, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka njoftuar fituesin e koncesionit, duke lajmëruar pranimin e ofertës së paraqitur më 20 shkurt 2017 nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive ?GR Albania sh.p.k.?, ?Trema Engineering 2 sh.p.k.? dhe ?Alb-Star?. Ndërtimi i kësaj vepre i është dhënë për 35 vite me koncension bashkimit të 3 shoqërive, të cilat krijuan ?Shushica Hydropoëer?. Kontrata është lidhur më 14.09.2017. Si objekt i saj është ndërtimi i kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Shushicë, të tipit BOT, (Ndërto-Opero-Transfero). Prodhimi, transmetimi dhe shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga kaskada e HEC-it mbi lumin Shushicë, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e kaskadës.
Kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Shushicë përbëhet nga HEC-et Drashovicë, Kote, Gjorm dhe Brataj, të cilët do të shfrytëzojnë potencialin hidroenergjetik të pellgut ujëmbledhës të lumit Shushicë.
Ndërtimi i 4 HEC-eve do të prekë 9 fshatra, një prej të cilëve edhe Drashovica, fshat turistik pjesë e projektit ?100 fshatrat?.
Për ndërtimin e kësaj, në prill të vitit 2018 është miratuar edhe leja mjedisore, vlerësimi i ndikimit në mjedis i thelluar. Pak muaj pas miratimit të kësaj leje, në deklaratën mjedisore të bërë nga Ministria e Mjedisit, kjo e fundit është shprehur se janë bërë dëgjesa publike dhe banorët nuk kanë shprehur asnjë kundërshti. Gjithashtu, në një nga pikat e kësaj deklarate janë lënë disa detyra për t?u marrë parasysh, lidhur me ndikimin në mjedis të këtyre HEC-eve, sidomos lidhur me menaxhimin e mbetjeve që do të gjenerohen, si dhe pyjet e kullotat që do të preken.
Me marrjen e njoftimit për ndërtimin e HEC-eve, kryetarët e 9 fshatrave, me kërkesën e banorëve kanë bërë një peticion drejtuar prefektit të Qarkut të Vlorës dhe për dijeni të kryeministrit. Ata kërkojnë pezullimin e kësaj leje koncensionare. Në këtë peticion, ku kanë firmosur të gjithë banorët mbi 18 vjeç, vetëm 19 prej tyre janë shprehur pro ndërtimit. Pjesa tjetër, jo vetëm që e kundërshtojnë dhe kanë protestuar, por pretendojnë se nuk e kanë dhënë miratimin e tyre, siç pretendohet në lejen mjedisore.
Për ?Fiks Fare?, ata deklaruan se lumi është burimi i tyre i vetëm i të ardhurave për bujqësinë, blegtorinë, turizmin. Lumi do të futet në tuba dhe, sipas firmës që do të ndërtojë, gjatë verës në disa pjesë të shtratit do të jetë i tharë. Administratorët e njësive Kotë dhe Brataj u shprehën se punimet nuk kanë filluar ende, dhe se ata zyrtarisht nuk kanë marrë asnjë njoftim. Njoftim lidhur me këtë projekt nuk kishte as prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili tha për ?Fiksin? se në dijeninë e tij dhe përgjigjen zyrtare, ky projekt nuk ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Ujit. Megjithatë, ata do ta ndjekin këtë procedurë me prioritet, duke pasur parasysh ankesat e banorëve.
?Fiksi? intervistoi Albert Lenjën, përgjegjës pranë Agjencisë Kombëtare të Ujërave, ish-Këshilli Kombëtar i Ujit,i cili deklaroi se Ministria e Energjetikës, para se të lidhte kontratën e koncesionit, ligjërisht duhej të kishte aplikuar pranë agjencisë për miratimin në parim të këtyre HEC-eve. Kjo kërkesë, sipas tij, jo vetëm nuk ka ardhur para se lidhej kontrata, më shumë se një vit më parë, por është bërë vetëm para dy muajsh.
Por, edhe në këtë kohë, miratimi nuk është bërë për shkak të mungesës së dokumentacionit. Sipas tij, ky nuk është rasti i parë që pranë kësaj agjencie nuk merret miratimi në parim lidhur me dhënien me koncension të lumenjve për ndërtimin e HEC-eve.
?Kemi ngritur zërin që ligji të respektohet?, theksoi Lenja.
Protesta e nesërme do të zbresë në sheshin e betejës forcat ...
Gazetari Artan Hoxha i qenë prezent në emisioni “Java” në RT...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e qenë prezent...
Karabinjeria italiane e qytetit të Sienas, ka arrestuar një ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin X...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së ti...
Ditën e sotme partia Agrare Ambjentaliste zhvilloi një tubim...
Shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve që...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri th...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pas takimit me studentët e Fa...
Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i qenë pr...
Ditën e djeshme gjatë seancës parlamentare nënkryetari i Kuv...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me...
Ka javë që opozita po e propogandon protestën e nesërme si n...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i qenë pre...
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një pos...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar protestës së ...
Prej javësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...