Shënim/ Taksapaguesit paguajnë mëkatet e Ilir Metës
Për rreth 30 mijë pagat që duhen për të dëmshpërblyer ish zy...
Protesta e opozitës e cila do të mbahet këtë të shtunë ëshët bërë kryefjala e diskutimeve. Botuesi i gazetës ?Koha Jonë? Nikoll Lesi shkruan se opozita është përgatitur seriozisht për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
?Opozita po përgatitet seriozisht për ta rrëzuar kryeministrin Rama. Përveç njerëzve opozitarë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po bëjnë thirrje që të vijnë qytetarët pa dallime partike, sepse nuk do ketë fjalime politike, por një masivitet popullor që do derdhet mbi zyrën e kryeministrit e që do të rrethojë krejt kryeministrinë. Nuk do ketë as thyerje xhamash, as djegie, as futje brenda në kryeministri. Do ketë popull që shpërthen me revoltën e tij duke e rrethuar kryeministrin për ta kapur peng në sensin e dorëzimit të tij për ti lenë vendin dikujt tjetër të cilin(e) opozita me mazhorancën do ta caktojnë si njeri të besuar për të drejtuar qeverinë trazitore e për të hapur negociatat e qershorit me BE si dhe të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ato vendore në një ditë.?,-shkruan Lesi.
Lesi shkruan se kazani ka filluar të ziejë e të vlojë presh shum vitesh edhe do të plasë nga presioni i revoltës popullore.
?Ndaj fryma e protestës nga rrethet dhe nga thellësia e Tiranës po vjen duke u rritur. Si puna e një kazani që ka filluar të ziejë e vlojë prej shumë vitesh e tashmë po plas kazani nga presioni i revoltës prej varfërisë popullore. Nuk është kazan si ai që citon kryeministri duke ironizuar mediat apo gazetarët kundërshtarë të qeverisë së tij. Ky është kazan popullor që po zien e zien dhe vetëm shpërthimi do i dëgjohet me 16 shkurt e ku kapaku do kërcasë mu në zyrën e kryeministrit?,-shkruan ai.
Sipas tij kundërshimi i Ramës për ti hapur rrugën një qeverie tranzitore tregon që ai nuk i ka fituar zgjedhjet e 2017-tës.
?Kryeministri Rama nuk po reagon për të kërkuar zgjidhje të situatës me një vetlargim personal, edhe momental sikur të jetë, porse ti hapte udhë një qeverie të përbashkët PS-PD-LSI, e cila të gjithëpranohej si një zgjidhje politike për të hapur negociatat me BE, porse edhe për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, natyrisht në një ditë me zgjedhjet vendore. Le të fitojë kush të fitojë! Nëse i fiton PS dhe Edi Rama bravo i qoftë dhe të heshtin të gjithë kundërshtarët, por fakti që ai e kundërshton largimin për ti hapur vendin një qeverie trazitore tregon se nuk i ka fituar zgjedhjet me vote të ndershme në qershor 2017?
Më tej Lesi shkruan i bindur se me 16 Shkurt kazani shpërthen.
?E nxori me fakte vetë ?Zëri Amerikës? dhe siç thotë avokati i njohur Spartak Ngjela, kur të kritikon dy apo me shumë herë ?Zëri Amerikës? duhet të ikësh. Avokatit po i del parashikimi. Me 16 shkurt kazani shpërthen. Natyrisht jo siç foli dje Fatos Lubonja, i cili ishte radikal me Edi Ramën, aqsa nënkuptoi edhe një si punë revolucioni atë ditë për ta rrëzuar kryeministrin?
Sipas Lesit protesta do të jetë e fortë dhe do të arrijë symini e saj për të rrëzuar Edi Ramën
?Sido ta marrësh protestën ajo do të jetë e fortë, e vendosur dhe do të arrijë për herë të parë synimin e saj që e kanë deklaruar protestuesit që pa ardhur akoma përreth kryeministrisë. Do ta rrëzojnë! Protestuesit do jenë stoikë, korrekt, por nëse policia përplaset me ta duke mos i lenë të rrethojnë nga katër anët kryeministrinë që Edi Rama të mos hyjë derisa të japi dorëheqjen, atëhere, pra kur policia do përdor dhunën, fati i protestës nuk kontrollohet më. Atë e vendos populli?
Në mbyllje të shkrimi Lesi shkruan se 16 shkurti po vjen vrullshëm dhe ministrat e Ramës i kanë prerë biletat për të ikur jashtë shtetit të shtunënë e protestës.
?Populli rrethues i kryeministrit nuk duron më, sepse pensionet nuk po ngrihen, punësime nuk ka, por përkundrazi të rinjtë po largohen nga Shqipëria nga mungesa e jetës më të mirë; mësuesit, mjeksia dhe punonjësit publikë nuk marrin pagë me të lartë, tregtarët e vegjël dhe të mesëm janë zhytur nga litari i taksave, qeveria miraton ligj që favorizon 20 biznesmenë VIP që kanë miliarda, gjë që u vertetua vjet në dhjetor kur Presidenti Meta ia ktheu ligjin, por përsëri kryeministri Rama e votoi në parlament në favor të tyre, bile edhe në mënyrë antikushtetuese pasi ligji nuk mund të ketë fuqi paravepruese.
Jeta e shtrenjtë, mungesa e shtetit ligjor, fakti që kryeministri po kap gjithë institucionet kushtetuese, mediat e blera me shumicë nga qeveria si dhe krimi e mafia që po bashkëdrejton vendin, janë motiv i madh për një protestë radikale.
16 shkurti po vjen vrullshëm, ndërkohë që disa ministra dhe zyrtarë të rëndësishëm kanë prerë biletat për të ikur jashtë shtetit, në qoftëse kazani i revoltës popullore shpërthen mu para kryeministrisë?,-përfundon Lesi./CNA.al
Për rreth 30 mijë pagat që duhen për të dëmshpërblyer ish zy...
Deputetja e PD-së, Grida Duma, me anë të një postimi në rrje...
Gazetari Genti Minga në një postim në rrjetet sociale ka den...
Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj është fotografuar në ...
Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për ...
VirgjëreshaTë lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë shumë...
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur rreth plani...
Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë që do të m...
Që prej ditës së djeshme në media po qarkullon një foto ku s...
Nëse nuk ta ka mbushur ende mendjen bukuria dhe dashuria që ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thënë se a...
Dje në media qarkulloi një foto mjaft miqësore e ish ministr...
Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur sot në favor të Arben F...
Të ndërgjegjshëmPersonat që kanë aftësi, janë gjithashtu dhe...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar so...
Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit dhe përzgjedhja e kandidatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar pasdi...
Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj do të dalë nesër...
Ul sasinë e karbohidrateveKarbohidratet janë burimi kryesor ...
Sekretari Organizativ i PS-së Arben Pëllumbi ka folur rreth ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...