Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit.
E para, ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t?i shkuar deri në fund dhe për të mos iu dorëzuar instiktit të tij të lindur për pazare.
Tradhtia dhe tallja që i bëri çadrës së demokratëve në 2017, mendësia prej tregtari për të këmbyer kauzën e zgjedhjeve të lira me drejtorët e legalizimeve dhe OSSHE, janë armiqtë më të mëdhenj ndaj masivitetit të së shtunës.
E dyta, ka të bëjë me mosbesimin e ndërsjelltë PD- LSI.
Të dyja palët kanë dhënë mëse një shenjë, se ato i tremben kurvërimit të tjetrës në shtratin e ?armikut?.
Marrëveshja e 18 majit, periudha para dhe pas saj, janë shëmbuj brilantë se Rama përdori fillimisht LSI-në për t?ia futur PD-së dhe pastaj Lulzim Bashën për të lënë Metën jashtë tepsisë.
Edhe hezitimi, herë i njërit dhe herë i tjetrit, qoftë për të djegur mandatet dhe qoftë për të bojkotuar zgjedhjet, ka rrënjosur thellë paranojën se të dyja partitë e mëdha të opozitës, rikthimin në plan të parë, e shohin më shumë si një marrëveshje me Ramën, sesa si rrugë që kalon përmes mposhtjes së tij.
Që opozita të rikthejë besimin, ajo duhet të tregojë se di t?i heqë qafe këto paranoja që po e gërryejnë nga brenda.
Ajo duhet të ndërmarrë akte radikale që nuk e lejojnë të ketë më kthim në kulisat dhe pazaret e mëparshme.
Vetëm kështu, dy patitë e mëdha mund të garantojnë njëra- tjetrën duke ngjallur njëkohësisht besim edhe tek militantët e ndërsjelltë.
Një rrugë për ta arritur këtë do të qe të tentimi i diçkaje më të fortë sesa synoi Rama në 21 janar.
Qoftë blloku i Metës, qoftë këmbëngulja idiote e Berishës për të mos hapur kutitë, sot duken asgjë para vjedhjes galopante me truallin e teatrit, para tenderave bastardë si ai i unazës, para zgjedhjeve të tipit Gjushi- Avdylaj.
Prandaj dyshja PD- LSI, nuk ka tjetër rrugë veçse të provojë maksimumin.
Ata kanë fatin e madh se Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij.
Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. Jo zyrën e shefit të qeverisë, por qendrën për dialog dhe komunikim. Le ta rrëmbejnë atë hapsirë ku përkëdhelet vaniteti i liderit global dhe le ta shndërrojnë në një aulë ku diskutohet për demokracinë, zgjedhjet e lira, PPP-të, reformën në drejtësi dhe lidhjen e politikës me krimin.
Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët.
Duke ndërmarë këtë ?sakrilegj?, nuk do të kishin nevojë as për të djegur goma në boulevard, as për të thyer xhama, as për të rekrutuar ?kokëpalërë? që do përleshen me policinë, as për të ngritur një çadër bis.
Me këtë akt, nuk do të bezdisnin njerëzit, por sunduesin e tyre, duke dhënë edhe njëherë mesazhin, se turmën nuk e përdorin si mish për top për një pazar më të madh.
Duke marshuar vetë të parët poshtë markizës së Phillipe Parreno, Basha dhe Kryemadhi do të jepnin një sinjal të qartë se nuk ndajnë asgjë të përbashkët me modelin Rama, se ata nuk presin më prej tij, se ashtu sikurse tha tek ?Të Paekspozuarit?, kryetarja e LSI-së, 16 shkurti do të jetë dita, kur dikush duhet të ikë, ose kryeministri ose ata si drejtues opozite.
Vetëm nëse ndjejnë këtë, vetëm nëse kuptojnë realisht se kësaj here, dikë do ta heqin qafe, njerëzit mund të rigjejnë besimin për t?u derdhur në shesh. Ndërsa, në të kundërt, nëse ata ende vazhdojnë të dyshojnë se protesta e së shtunës nuk po organizohet për të shkulur ?të gjatin?, por për t?i lypur atij vendin e Erion Braçes, ajo do të rezultojë një dështim.
VirgjëreshaTë lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë shumë...
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur rreth plani...
Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë që do të m...
Që prej ditës së djeshme në media po qarkullon një foto ku s...
Nëse nuk ta ka mbushur ende mendjen bukuria dhe dashuria që ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thënë se a...
Dje në media qarkulloi një foto mjaft miqësore e ish ministr...
Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur sot në favor të Arben F...
Të ndërgjegjshëmPersonat që kanë aftësi, janë gjithashtu dhe...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar so...
Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit dhe përzgjedhja e kandidatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar pasdi...
Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj do të dalë nesër...
Ul sasinë e karbohidrateveKarbohidratet janë burimi kryesor ...
Sekretari Organizativ i PS-së Arben Pëllumbi ka folur rreth ...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimlla...
Vodafone Albania njoftoi se ka blerë të drejtën e përdorimit...
Një 40-vjeçar është arrestuar në fshatin Vërdovë të Pogradec...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Policia e Shtetit në një njoftim të shpërndarë në rrjetet so...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...