web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lleshaj përfshihet në skandalin seksual/ Reagon ashpër LSI

12 Shkurt 2019, 13:27, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas deklaratave të këtij të fundit për skandalin e ndodhur në Malësinë e Madhe, ku u zbulua se shefi i policisë, Berhan Bajrakurti ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat, Vasili ka thënë se skandali është shumë i rëndë pasi përveçse tregon implikimin e policisë, del edhe pjesa që ministri i Brendshëm i mban krahun policit

?Rasti i  Malësisë së Madhe zbuloi se edhe punonjësit e policisë janë të  implikuar.

Situata është akoma më e rëndë, pasi denocnimi i bërë për këtë çështje nxjerr një nga problemet më kritike që denoncuesve u është mbyllur dera nga policia.

Dera e Policisë së Shtetit  është mbyllur dhe pjesë me këtë skandal është bërë edhe ministri që del në mbrojtje të tij.?-shprehet ai.

Deputeti i LSI-së thekson se ndërsa kudo u detyrua të vendosen kamera, pse stacionet e policisë nuk i kanë vendosur ato.

?Kjo polici imponoi me të madhe ligjin e kamerave në emër të sigurisë publike, po kush nuk ka kamera vetë stacioni i policisë në Malësinë e Madhe që të evidentonte edhe denoncimin edhe denoncuesen edhe rastin.

Vetë stacionet e policisë që duhet të ishin të parat me kamera nuk kanë kamera. Kjo bëhet që të ndodhë çfarëdolloj krimi dhe për të mos pasur prova.?-tha Vasili.

Më tej, ai thekson se çfarë mund të bëjë një polici e cila nuk gjen dot një denoncues

?Çpresin këta kur denoncimi është bërë në një portal, hapi i parë i kësaj ngjarje duhej të ishte pezullimii i policëve të Malësië së Madhe.

Këta shkojnë atje që nuk gjejnë dot denoncuesit.

Të gjithë pyesin kur denoncimi është bërë i qartë e policia nuk gjen dot denoncuesit a janë në gjendje të luftojnë krimin. Kjo pyetje e ka një përgjigje dhe ajo është 16 shkurti. Pasi shqiptarët nuk mund të jetojnë më të pasigurtë.?-deklaroi dnër të tjera Petrit Vasili./CNA.al

Deklarata për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë! I gjithë opinioni publik është mjaft i tronditur për shkak të denoncimeve të njëpasnjëshme, lidhur me rastet e përdhunimeve ndaj minorenëve. Por akoma më i shqetësuar opinioni është për sjelljen dhe mënyrën sesi qeveria i trajton këto raste, sesi ajo sillet me qytetarët dhe se si ajo përballet me një problematikë nga më të dhimbshmet, më të shëmtuarat dhe më tragjiket. Akoma më shqetësuese bëhet situata në Malësinë e Madhe, kur kjo çështje ka implikuar edhe punonjësit e rendit publik.

Policia në rastin konkret, e përfshirë në këtë çështje është besoj sinjali më i keq dhe negativ që mund t’i jepet qytetarëve shqiptarë, lidhur me këtë problem. Por situata është akoma më e rëndë, sepse denoncimi i bërë për këtë çështje, nxjerr në pah një nga problemet më kritikët dhe më të rëndët, që denoncuesve u është mbyllur dera në fytyrë në stacionet e policisë. Dhe policia nuk pranon denoncimet e qytetarëve, refuzon dhe përkundrazi i përball qytetarët pikërisht me ata të cilët këta i denoncojnë.

Përballë një situate të tillë, sigurisht opinioni publik është i shqetësuar sesi dera e Policisë së Shtetit, në vend që të ishte një derë e hapur, është një derë e mbyllur. Në vend që të ishte një derë mbështetjeje, kthehet në një instrument shantazhi. Dhe kur njësh me këtë situatë bëhet edhe vetë ministri, duke u vendosur në një pozicion vërtetë të shëmtuar publik, por edhe një pozicion të neveritshëm politik. Gjithashtu Policia e Shtetit funksionon në kushte të tilla kaq të mjerueshme, sa vetëm një fakt mjafton për të kuptuar të gjithë situatën.

Kjo polici, kjo Ministri e Brendshme trumpetoi me të madhe ligjin e famshëm për kamerat. Ua imponoi vendosjen e kamerave edhe bizneseve më të vogla, karburanteve, kafeve, bareve, shkollave, qendrave shëndetësore e kopshteve, në emër të sigurisë publike. Shumë mirë, por kush nuk kanë kamera? Vetë stacioni i policisë në Malësinë e Madhe ishte pa kamera dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar.

Dhe nuk ka asnjë kamer të instaluar  që të evidentonte qartësisht edhe momentin e denoncimit  dhe denoncuesin dhe gjithë situatën e vërtetë. Qytetarë mund ta kuptoni, u kërkohet shkollës më të fundit, qendrës shëndetësore më të fundit, iu kërkohet biznesit të kafesë më të vogël, të ketë kamera, të ketë edhe brenda në lokal dhe kudo. Deri në kushtet sa u diskutua dhe privatësia e njerëzore. Në stacionet e policisë që duhet të ishin të parat dhe mbi të gjitha, që të kishin kamera, janë pa kamera. Pse bëhet kjo situatë? Është e qartë. Nuk vendoset kamera, për të fshehur gjithçka që bëhet, në mënyrë që të hynë e të dali kushdo, i zi, i kuq e i bardhë. Por më shumë nga të gjithë këta të zitë dhe për të mos pasur mundësi për të zbardhur të vërtetën. Denoncimi për rastin konkret është bërë në një portal të njohur shqiptar nga nëna e viktimës. Ministri merr përsipër e thotë, në nuk kapim dot, nuk njohim denoncuesin. Po çfarë presin këta, kur denoncimi del e është bërë në një portal tjetër? Pse kjo Prokurori, Polici, Ministër i Brendshëm, nuk kërkon që të gjithë ata që drejtojnë në policinë e Malësisë së Madhe, së paku hapi i parë të pezulloheshin, për tu vendosur në kushte të barabarta, për të zbardhur një të vërtetë tronditëse. Këto tregojnë qartazi që në vend të veprimeve konkrete, të shpejta të fortë, që inkurajojnë denoncimin. Në mënyrë që ky fenomen i shëmtuar të dalë në pah dhe të goditet me rreptësinë më të madhe. Përkundrazi dekurajojnë, shkojnë atje me idenë që nuk gjejnë dot  denoncuesin. Japin të gjithë pamjen e pamundësisë dhe gjithë opinion publik pyet. Kur denoncimi është bërë i qartë, dihet kush janë njerëzit, policia nuk e gjen dhe nuk e kap dot  denoncuesin. Por a është në gjendje kjo polici të luftojë krimin e organizuar që është shumë i sofistikuar, shumë më i pajisur, me instrumente të tjera me mjete të tjera. Apo i është dorëzuar krimit të organizuar dhe për të nuk është një problem. Këto pyetje të mëdha, të cilat e kanë përgjigjen dhe sigurisht që përgjigjen e madhe e marrin njëherazi në 16 shkurt, sepse atje do protestohet edhe kundër përdhunimit edhe kundër policisë e cila nuk instalon kamera për veten e saj që të vërtetat të mos dalin në shesh. Edhe kundër një ministri që në vend që të zbardhë situatën, të inkurajojë, ti japë shpresë njerëzve, të dënojë rreptë ata që kanë qenë pjesë e kësaj, i dekurajon dhe këto përgjigje të mëdha do merren sepse shqiptarët nuk mund të jetojnë më në vendin e tyre të pasigurt, fëmijët e Shqipërisë të jetojnë të pasigurtë  dhe ata që duhet ti mbrojnë dhe të jenë krahë tyre përkundrazi vihen në krahun e kundërshtarëve.

 

 





Lajmet e fundit nga