“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla shënjestron Shehajn: Mos e nxjerr Kadastra italiane që e ke ende
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Abuzimi me tenderat, apo siç njihet ndryshe skandali i byzylykëve, ka çuar në pranga disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Ish-zyrtarët, akuzohen se kanë abuzuar me tendera miliona eurosh.
Një ditë më parë në pranga u vu edhe ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë, Lysien Ali, i cili ishte shpallur në kërkim prej 5 ditësh.
Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit me burg.
Pesë ditë më parë për abuzim me tenderat, Policia vuri në pranga me urdhër të prokurorisë disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Në Polici përfundoi edhe ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, e cila më pas me vendim Gjykate ajo u la në arrest shtëpie, ndërsa për tetë persona të tjerë u caktua masa me detyrim paraqitje. Për skandalin me tenderat nën verifikim janë edhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Ndërsa viktimat, “peshqit e vegjël”, janë vënë në hetim dhe janë prangosur, “peshqit e mëdhenj”, kokat politike janë lënë në liri. Me pak fjalë urdhëruesit janë lënë jashtë përgjegjësisë. Ylli Manjani i cili ka qenë në krye të Ministrisë së Drejtësisë kur është dhënë tenderi i byzlykëve, është ‘amnistuar” nga prokuroria. Të paktën drejtpërdrejt, ndaj tij nuk thuhet se ka hetime, përgjegjësia u është lënë “viktimave”.
Implikimi i Manjanit në skandalin e byzylykëve
Ajo që bie në sy në këtë skandal, për të cilin Prokuroria po heton, është se të implikuarit kanë një emërues të përbashkët LSI-në.
Të dy ish-ministrat që po verifikohen si Ylli Manjani ashtu edhe Petrit Vasili kanë udhëhequr nën logon e LSI-së.
Edhe kompania e cila thuhet se ka fituar kundërligjshëm tenderin e byzylykëve, ka për pronar një person të lidhur me themeluesin e LSI -së Ilir Meta. Ai është Ermal Beqiri, i cili më herët, në rolin e ekspertit ka shpëtuar Metën nga burgu.
Beqiri e quajti të pavërtetë dhe të manipuluar video-përgjimin, ndërsa tani rrezikon të dalë para drejtësisë.
Pasi shpëtoi Metën nga burgu në vitin 2014 ai u “shpërblye” me postin e drejtorit të IT të Hipotekës. Por, shpërblimet duket se nuk janë ndalur këtu. Atij i është dhënë tenderi me vlerë 1.4 milionë euro për furnizimin e 300 byzylykëve elektronikë, të shpallur nga Ministria e Drejtësisë kur drejtohej nga Ylli Manjani.
Por Ylli Manjani i bën “fresk” drejtësisë në liri, ndërsa peshqit e vegjël janë dërguar para llogaridhënies.
Zbulimi i skandalit
Hetimi ka nisur nga Prokuroria e Tiranës, pas një raport auditi të Ministrisë së Financave, e cila kishte konstatuar, dështimin e tenderit të byzlykëve, që garantonin siguri në mbikëqyrjen e të dënuarve.
Sipas auditimit të Ministrisë së Financave, tenderi i byzylykëve elektonikë ishte më i kushtueshmi.
Pesë tendera, përfshirë këtu edhe atë të byzylykëve të zhvilluar në vitet 2016-2017 nga Ministria e Drejtësisë me vlerë rreth 550 milionë lekë apo 4.4 milionë euro janë kryer në shkelje të procedurave.
Në këtë përfundim ka arritur edhe Prokuroria, e cila ka proceduar me arrestimet.
Mësohet se në të pestë tenderat e audituar, fitues kanë dalë operatorët ekonomike me vlerat më të larta, ndërsa konkurentët e tjerë janë paraqitur pa ofertë, pse pa dokumentacione.
Sipas BIRN, Për tenderin me objekt ?Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale?, auditi ka konstatuar si shkelje përcaktimin e fondit limit në mungesë të një studimi dhe përmes marrjes së ofertave në treg.
Përveç këtij tenderi, kompanitë Fastech dhe Soft & Solution kanë fituar një tjetër kontratë në shkurt 2017 për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit elektronik të çështjeve të Përmbarimit me vlerë 67 milionë lekë dhe me afat zbatimi një periudhë 51 mujore.
Mësohet për këtë tender është skualifikuar oferta më e ulët dhe është shpallur fituese ajo më e larta, me argumentin se plotësonte kushtet për kualifikim./CNA.al
Nga licensat e noterëve tek skandali i byzylykëve/ Fundoset ish-ministri i Ramës?
Ish-ministrave të LSI-së iu tunden prangat/ Plas skandali i ekspertit të dosjes së Ilir Metës
Gjithollogu i dështuar i politikës
Skandali me byzylykët elektronikë/Tërhiqet kompania private, do dorëzojë pajisjet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe prokurorja...
Le të na frymëzojë Horoskopi dhe të na udhëheqë drejt zgjedh...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar ditën e sotme...
Grupi Balfin, përveç zgjerimit në Evropën Juglindore me komp...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot s...
Historiani Kastriot Dervishi ka rikujtuar Kryetarin e Bashki...
Fjala do filtrohet nga ndjenja superiore por në fakt edhe me...
Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e ish deputetit të Lë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar ditën...
Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dij...
77 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek, ...
Komisioni i Jashtëm parlamentar ka votuar, në mënyrë unaime ...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në Malësinë e...
Katër grupe kriminale janë goditur në kuadër të një operacio...
Policia e Peqinit ka bërë të mundur zbardhjen e një sërë vje...
Nisur nga situata e motit, ARRSH informon të gjithë drejtues...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...