web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncim/ Një spiun në krye të Forcave Detare?

12 Shkurt 2019, 11:42, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme denoncimin e një qytetari, i cili informon se në krye të Komandës së Forcës Detare do të vendoset një spiun.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se spiuni Artur Meçollari do marrë një post shumë të rëndësishëm.

?Spiuni Artur Meçollari emërohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forcës Detare të vendit!?-thotë ish Kryeministri.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se Meçollai ka qenë spiun i argjenturave të huaja.

?Përshëndetje dr. Ju bëjmë me dije se Artur Meçollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja(biles i liruar njëherë nga ushtria për këtë fakt) dhe së fundi i përfolur si shërbëtor e spiun i grekëve gjatë angazhimit të tij në grupin teknik të Shqipërisë për demilitimin e ujrave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, sapo u emërua Zv/Komandant i Forcave Detare.?-thuhet në mesazh.

Më tej, denoncuesi thekson se ky emërim erdhi pas kërkesës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës drejtuar presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani.

?Ky emërim i bërë nga ministrja Xhaçka bëhet në një kohë kur ministrja i ka kërkuar Presidentit të Republikës shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qëllimi është i qartë, parapërgatitjen e zotit Meçollari për Gjeneral dhe komandant Force, duke mundësuar kështu, ushtrimin e kompetencave të plota nga ana e tij, në ushtrimin e përgjegjësive të komandi-kontrollit në drejtimin e Forcës Detare, e cila në misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojës Bregdetare.

Ju lutem ndërhyni sa më parë, pasi nuk mundet t?i besohet një përgjegjësi kaq e rëndësishme një njeriu të dyshimtë për lidhje agjenturore dhe plot rekorde të tjera negative të njohura tashmë nga gjithë korpusi i ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.

Një veprim i tillë cënon rëndë integritetin moral dhe besushmërinë e Forcave të Armatosura, si një nga strukturat më serioze të shtetit.?-shkruhet në mesazhin që Sali Berisha ka bërë publik.

Kujtojmë që gjatë muajit janar Baza Ushtarake e Pashalimanit në Orikum u grabit dhe nga aty u morën tre armë të sofistikuara që ishin bërë së fundmi./CNA.al





Lajmet e fundit nga