Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka sqaruar çështjen e përdhunimit të 14 vjeçares në qytetin e Kavajës. Sipas Policisë e mitura e shoqëruar anga nëna e saj e kanë denoncuar ngjarjen me datë 29.01.2019.
Policia sqaron se në mënyrë të menjëhershme është njoftuar Prokuroria e gatshme e Seksionit për të Mitur dhe një ditë më pas u bë identifikimi i shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje. Më tej në deklaratën e policisë shprehet keqardhje për keqpërdorimin e rastit nga ana e politikës.
Njoftimi për shtyp i Policisë:
Nisur nga keqinterpretimi dhe keqpërdorimi për përfitime të ndryshme, që iu bë dhe vijon t?i bëhet ngjarjes së ndodhur në Kavajë, sqarojmë opinionin publik se:
Në datë 29.01.2019, rreth orës 11:45 minuta është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kavajë shtetasja e mitur e shoqëruar nga nëna e saj. Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur.
Nisur nga mosha e mitur, u vu në dijeni Prokurorja e gatshme e Seksionit për të Mitur, pranë Prokurorisë Durrës, e cila me marrjen dijeni për këtë fakt, ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë duke asistuar në të gjitha veprimet procedurale të kryera.
Gjithashtu gjatë procedurës, të miturës iu sigurua pjesëmarrja e një avokati mbrojtës dhe një psikologe, në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Pas marrjes së kallëzimit, nga ana e Prokurores së gatshme u lanë detyra me shkrim, lidhur me veprimet, që do të kryheshin nga ana policisë në vijimësi.
Në zbatim të detyrave të lëna dhe me qëllim dokumentimin ligjor të veprës penale, u janë marrë deklarime personave, që mund të kishin dijeni për ngjarjen: mësueses kujdestare, psikologes së shkollës e drejtoreshës së shkollës, si dhe u kryen një sërë veprimesh procedurale të tjera.
U bë identifikimi i të gjithë shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje dhe në datë 30.01.2019, rreth orës 08:40, (pasi bazuar në paragrafin 3, të nenit 77, të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, ndalohet marrja në pyetje e të miturit gjatë natës, nga ora 22.00 deri në 08.00) është bërë intervistimi i tyre, si persona nën hetim për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur?, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe avokatit mbrojtës.
Gjithashtu me shtetasit e shoqëruar u kryen dhe veprime me metoda speciale të hetimit dhe materiali u dërgua për vlerësim pranë Prokurorisë.
E dëmtuara u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tiranë, e shoqëruar nga shërbimi i Policisë.
Në vijim të komunikimit me Prokuroren e çështjes, materialet e përpiluara u referuan pranë Prokurorisë Durrës, në Seksionin për të Mitur, në ngarkim të 8 të miturve si të dyshuar për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur?, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.
Në datë 01.02.2019, rreth orës 17:30, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kavajë, ka mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 01.02.2019, së bashku me shkurtimin e vendimit të Gjykatës. Për këta shtetas ishte marrë masa e sigurisë ?Arrest me burg?.
Nga ana e strukturave policore është organizuar puna dhe u morën masat për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 01.02.2019, dhe në datë 02.02.2019, në orën 07:00 të mëngjesit, filluan veprimet për gjetjen e tyre. Si rezultat i masave të marra, u bë i mundur shoqërimi dhe arrestimi i 7 prej tyre, ndërsa 1 u shpall në kërkim.
Me kërkesën e të dëmtuarës dhe të ëmës dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, si dhe në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, e konkretisht: Neni 10 “Parimi i interesit më të lartë të fëmijës” -?Organet kompetente në çdo vendim dhe veprimtari të ndërmarrë në zbatim të këtij Kodi, duhet të vlerësojnë me përparësi interesin më të lartë të të miturit?.
Nenit 21 “Mbrojtja e jetës private të të miturit”, Paragrafëve 2 dhe 4, ku përcaktohet se:
– Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.
– Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Policia e Shtetit, nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor ku pasqyrohen ngjarjet e datës 02.02.2019, ka pasqyruar shumë shkurt pa të dhëna e detaje ekzekutimin e masave të sigurisë dhënë nga Gjykata.
Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin e rastit duke synuar keqinformimin e opinionit, dhe për të fajësuar Policinë se fshehu ngjarjen, por në të vërtetë reagimi i Policisë ka qenë profesional dhe në kohë./CNA.al
E kuqjaËshtë ngjyra e parë e ylberit, është ngjyra e parë që...
Lexoni “midis rreshtave”Shpesh lëvizjet flasin më shumë se f...
Dhoma e Tregtisë dhe lndustrisë Tiranë ka organizuar takimin...
FytyrëNëse gjëja e parë që sheh është një fytyrë do të thotë...
Viktima e ditës së djeshme në Vlorë Etleva Lera mësohet se ë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shpreh...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet ...
Makijazh i rëndë “smokey eyes”Një makijazh i tillë, jo vetëm...
Avokati i Popullit, Erinda Balanca ka nisur hetimin administ...
Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Rama 1, Edmond Panariti...
Ka nga ata të cilët thonë se problemi vjen si pasojë e ndrys...
Plot 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të cilët janë përfshir...
Sipas një studimi prindërit e humbin kontrollin mbi fëmijët ...
Një 49-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi nu...
Ngjyra e verësKjo ngjyrë garanton dukje luksoze, e cila gjit...
Kryeministri Rama ditën e nesërme do të jetë i pranishëm në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka thënë sot se...
BinjakëtBinjakët, nuk para fiksohen pas të shkuarës, në vend...
Çuni i Fahri Balliut, deputeti Klevis Balliu nga foltorja e ...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...