web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bregu takon Vuçiç/ Bashkëpunimi thelbësor për rajonin

4 Shkurt 2019, 15:04, Aktualitet CNA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka takuar ditën e sotme presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në rrjetet sociale, Bregu ka thënë se interesi i përbashkët për të lëvizur përpara, e bën të qartë nevojën që ne kemi për njëri-tjetrin.

Në këtë takim të saj me Vuçiç është diskutuar edhe për heqjen e tarifave të  Roaming.

?Një takim shumë konstruktiv me presidentin Aleksandër Vuçiç. Interesi i përbashkët për të lëvizur përpara, si një rajon, flet qartë që ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kjo është metoda më efektive për integrimin e Banka Botërore! Lëvizshmëria, tarifat e roaming, tregti dhe  investime?-shkruan Bregu./CNA.al





Lajmet e fundit nga