Asambleja e pedagogëve/ Zbardhen vendimet
Asambleja e fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë dal...
Në përplasjen e fundit mes kryeministrit dhe presidentit, ku u fut pa lidhje edhe xholi qesharak i bashkisë, është shumë e thjeshtë të kuptosh se nga qëndron e drejta.
Aty, në njërën anë gjendet kreu i shtetit, i cili ka ngritur disa pyetje bazike për mënyrën se si u tenderuan 40 milionë eurot e Unazës së re dhe, në anën tjetër, janë Rama dhe Veliaj të cilët përgjigjen me sllogane boshe: ?njeri anti rrugë?, ?lideri me serioz i opozitës, që urren qeverinë?, e të tjera mufka që nuk kanë të bëjnë me thelbin e debatit.
Në fakt Ilir Meta ka ngritur shqetësimet që ka çdo njeri normal i këtij vendi.
Pse ideja e unazës së re u zhvillua pa konsultim publik, mos vallë për të mbajtur të fshehtë grabitjen që përgatitej?
Pse ajo u konceptua në bazë të ?projektit të sponsorizuar? nga një kompani private, e cila nuk kishte qëllim as të kursente paratë e buxhetit dhe as të ulte kostot social- ekonomike të banorëve?
Si ka mundësi që fituesit e tenderit 40 milionësh u shpallën shumë kohë më parë (5 nëntor) sesa Këshilli Kombëtar i Territorit ta miratonte (20 nëntor) këtë vepër?
Si është e mundur që në të treja lotet u paraqit e njëjta kompani me ofertën zero, mos vallë se gjithçka ishte ndarë dhe parashikuar që më parë?
Pse qe i nevojshëm copëtimi në tre tenderime, vetëm për 2.2 km rrugë, mos vallë për të nxjerrë jashtë gare kompanitë ndërkombëtare me emër, me të cilat është më e vështirrë të vjedhësh ditën për diell?
Si është e mundur që u pranua dhe u shpall fituese ?amerikania? me letra të fallcifikuara?
Pas këtyre pyetjeve nuk mund të gjendet askush me mend në kokë që të mos bindet se këtu kemi të bëjmë me një vjedhje gjigande. Këtë e tregon më së miri edhe mënyra se si u përgjigjën kryeministri dhe Sanço Pançoja i tij. Në vend që të bënin atë që pritet nga një shtetar që ka qoftë edhe ndjenjën më të vogël të përgjegjësisë, ata iu kthyen kreut të shtetit me ofendime dhe etiketime politike.
Por, kjo shmangie prej hajduti nga debati, nuk është ana më e errët e kësaj historie. Pasi e keqja këtu nuk qëndron vetëm tek vjedhja. Ajo shkon shumë përtej. Sepse ky është një nga rastet e rralla në historinë tre dekadëshe të këtij vendi, ku ata që kapen duke grabitur vazhdojnë të bëjnë arrogantin, madje shkojnë edhe përtej kësaj, duan ta shpien deri në fund makutërinë e tyre për t?i futur në xhep ato miliona.
Vetëm kështu shpjegohet fakti se të gjitha institucionet që varen nga qeveria, as kanë denjuar të zbatojnë ligjin dhe t?u përgjigjen kërkesave për informim që u kanë vajtur nga presidenca. Vetëm kështu shpjegohet se përse punimet po vazhdojnë, shtëpitë po prishen dhe megjithëse nuk ka një përgjigje nga drejtësia për atë që ka ndodhur, Edi Rama nxiton të ritenderojë segmentin e anulluar, si pasojë e zbulimit të dokumentave fiktive.
Pra thënë shkurt, këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një vjedhje kolosale, por dhe me trajtimin si budallenj të gjithë shqiptarëve që i kanë parë hajdutët në aksion.
Ky është përfundimi që mund të nxirret nga debati i fundit Meta- Rama, ku i pari foli me fakte dhe i dyti ia ktheu me sllogane.
Dhe e bukura e kësaj historie është se këtë radhë denoncuesi i vjedhjes është Ilir Meta. Pikërisht ai, njeriu i videos së Dritan Priftit, për të cilën socialistët ishin të gatshëm të përmbysnin me dhunë pushtetin. Pikërisht ai për të cilin përdorën dhjetra marifete, për ta hequr qafe nga koalicioni, si njeri që kërkonte pjesë më të madhe sesa i takonte nga tepsia.
Tani me ?bllok në dorë? është kapur Edi Rama. Por ndryshe nga rasti i dikurshëm, ai jo vetëm që nuk po dorëhiqet, por me një pafytyrësi spektakolare po vazhdon ta çojë përpara projektin e tij.
Mjafton dhe kjo për të bërë krahasimin mes dy kohëve. Mjafton edhe kjo për të kuptuar se në ç?pikë kemi mbërritur, kur denoncuesin e hajdutëve e bën Ilir Meta. Qoftë edhe për të na kujtuar për këtë, debati i fundjavës mes presidencës dhe kryeministrisë ia vlente.
Asambleja e fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë dal...
Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër ditët e fundit “Zërin e ...
Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku tha sot se...
Një qytetar ka denoncuar dhunën që i është ushtruar nga të ‘...
Pak ditë më parë, Edlir Reka u kthye në një personazh pas de...
Vetëm në fund të janarit fansat e saj dyshuan se Kylie Jenne...
Edhe për refugjatët e jashtëligjshëm ka shpresa për sukses d...
Megjithëse deri tashmë nuk kishte dhënë asnjë informacion pë...
Kur një marrëdhënie përfundon, ne fillojmë të analizojmë se ...
Ka disa kohë që qarkullojnë thashetheme për një romancë mes ...
Lowri Moore, e cila ka mbajtur syze që kur ka qenë 1 vjeç, i...
Është përfolur vazhdimisht se këngëtari i “Threedots”, Klajd...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e pr...
Të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë të rrezikua...
Drejtoresha e ISSHP, Silva Bino në një deklaratë për mediat ...
Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën dhe...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka udhëtuar di...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se...
Komisoni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir ...
Krimet e Rënda kanë kërkuar sot “arrest me burg” për 36 të d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...