Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër ditët e fundit ?Zërin e Amerikës?, pas zbulimit të skandaleve të fundit në Shqipëri, të cilat kanë të bëjnë me punësimin në burgje, si dhe procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017.
Duke marrë shkas nga materialet investigative dhe reagimit të Kryeministrit Edi Rama, që e etiketoi si ?kazan?, gazeta ?Shekulli?, mbajti një korrespondencë me Zërin e Amerikës, për çështjen në fjalë.
Elez Biberaj, shefi i seksionit të Euro Azisë, tek Zëri i Amerikës, në një komunikim me gazetën ?Shekulli?, deklaroi se vazhdimisht do të ofrojë raportime të sakta për zhvillimet në Shqipëri.
?Shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës, ka ofruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme për zhvillimet në Shqipëri dhe unë qëndroj plotësisht pas integritetit dhe gjykimit të lajmeve. Shërbimi Shqiptar, me krenari vazhdon misionin e Zërit të Amerikës për të prodhuar gazetari me vlerë të jashtëzakonshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë dhe fuqizimin e audiencës së saj me lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara, në mënyrë që ata të mund ndërmarrin vendime për të informuar?.-është shprehur ndër të tjera Elezi.
Skandalet e qeverisë shqiptare
Zëri i Amerikës ka raportuar së fundi, dy skandale politike në Shqipëri. I pari ka të bëjë me punësimin e militantëve të Partisë Socialiste në burgje dhe tjetri, me fenomenin e blerjes të votave, nga ana e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e vitit 2017. Sjellja e këtyre materialeve investigative, ka bërë që Kryeministri Edi Rama, të reagojë ndaj Zërit të Amerikës, duke e renditur edhe atë si ?media kazani?. Por pavarësisht diversionit të Edi Ramës për reagimin ndaj materialeve të publikuara, ?Zëri i Amerikës? ka publikuar një investigim të rëndë, në të cilën akuzon qeverinë e Partisë Socialiste për bashkëpunim me krimin dhe blerje votash. Janë akuza të faktuara, madje me materiale nga prokuroria, të cilat kërkojnë përgjigje serioze. Konkretisht Kryeministri Rama, për çështjen e punësimeve në burgjet tha: ?Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie?, shkruante Rama në rrjetet sociale.
Çuko përmend kryeministrin
Pse u ?çmend? kryeministri dhe e etiketoi kazan Zërin e Amerikës, një gafë e barabartë me atë kur sulmoi publikisht gjatë fushatës presidenciale kandidatin, më pas president i SHBA, Donald Trump? Në përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, drejtori i burgjeve përmend kryeministrin Rama si personin që kishte bllokuar fituesit e konkursit të burgjeve, të nisin punë. Sistemi i burgjeve në Shqipëri përbëhet nga 23 institucione të vuajtjes së dënimit dhe numëron një numër të konsiderueshëm punonjësish, si në radhët e policisë ashtu edhe në administratë. Për të dyja kategoritë, procedurat e rekrutimeve kryhen përmes konkurseve publike. Megjithatë, një konkurs publik për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët e Partisë Socialiste dhe njerëzit e lidhur me pushtetin. Konkursi publik për policë të rolit bazë u shpall në fund të marsit të kaluar dhe synonte të rekrutonte mbi 250 punonjës për 17 institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Testimi u krye më 3 prill dhe thirrjes iu përgjigjën mbi 1300 kandidatë. Por përtej fasadës, ish-drejtori Çuko ankohej në mesin e muajit prill se fituesit ishin bllokuar nga kryeministri dhe se të gjithë kandidatët u përkisnin listave të Partisë. ?O Gerti, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri dhe nuk e di kur do të zhbllokohen,? thoshte Çuko më 14 prill. ?Unë pres që nesër pasnesër të më thotë sa veta do fusësh nga 1 te 250. Unë s?e di ç?do të thotë ai tani,? shtohet aty. ?Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta. Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë. E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje,? shprehet Çuko sipas transkriptit të bisedës.
Hetimi për punësimin në burgje
Në shkrimin e Zërit të Amerikës, që i referohet përgjimeve telefonike të Arben Çukës, theksohet se disa deputetë, por edhe persona pranë zyrës së Kryeministrit telefonojnë për punësimin e militantëve. Ndër deputetët që kanë telefonuar përmenden edhe deputetët Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Klodiana Spahiu dhe Paulin Stërkaj. Ndërsa vetë deputetët kanë pohuar se kanë kërkuar informacion se pse janë bërë disa transferime punonjësish, banorë të zonës së tyre, për të cilët kanë pasur edhe ankesa. Në një tjetër rast përmendet edhe shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Sipas këtij shkrimi, nga asistentja e Ramës, zonja Bizhga, ka ardhur interesimi për një vajzë të quajtur V.D., që kishte konkurruar për të punuar pranë Drejtorisë së Burgjeve, pasi pas vdekjes të babait të saj, punonjës i Policisë së Shtetit, ajo kishte shprehur dëshirë për të punësuar pranë Burgjeve. Ky rast ishte adresuar për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës gjatë një takimi të zhvilluar me zonja Bizhga bashkë me 20 raste të tjera, të gjithë të adresuara tek zyra e punës. V.D. kishte marrë pjesë në konkurs dhe kishte dalë fituese, por Drejtoria e Burgjeve nuk e kishte filluar ende procedurën për ta marrë në punë. Për këto arsye Motrat e Nënë Terezës kishin kërkuar sqarime nga Vali Bizhga, e cila nëpërmjet asistentes së saj ishte adresuar te Drejtori i Burgjeve për sqarime të mëtejshme. Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari. Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie. Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua, megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, deputetë dhe zyrtarë të qeverisë.
Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku tha sot se...
Një qytetar ka denoncuar dhunën që i është ushtruar nga të ‘...
Pak ditë më parë, Edlir Reka u kthye në një personazh pas de...
Vetëm në fund të janarit fansat e saj dyshuan se Kylie Jenne...
Edhe për refugjatët e jashtëligjshëm ka shpresa për sukses d...
Megjithëse deri tashmë nuk kishte dhënë asnjë informacion pë...
Kur një marrëdhënie përfundon, ne fillojmë të analizojmë se ...
Ka disa kohë që qarkullojnë thashetheme për një romancë mes ...
Lowri Moore, e cila ka mbajtur syze që kur ka qenë 1 vjeç, i...
Është përfolur vazhdimisht se këngëtari i “Threedots”, Klajd...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka rrëzuar sot dekretin e pr...
Të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë të rrezikua...
Drejtoresha e ISSHP, Silva Bino në një deklaratë për mediat ...
Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën dhe...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka udhëtuar di...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sot se...
Komisoni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir ...
Krimet e Rënda kanë kërkuar sot “arrest me burg” për 36 të d...
Komisioni i Ligjeve është duke diskutuar dekretin e presiden...
Në seancës gjyqësore që u zhvillua për rastin e përdhunimit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...