web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja Rama-Meta/ Ironia therëse e Gjekmarkajt

23 Janar 2019, 13:53, Aktualitet CNA

Profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj, nëpërmjet një ironie tepër therëse ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për ri deleguar Gent Cakës drejtimin e ministrisë së Jashtme.

Në një analizë të botuar në gazetën Panorama, Gjekmarkaj ndërsa ironizon Ramën, shkruan se ai ?është sot për sot është prodhuesi më i madh i lumturisë! Por ai në të njëjten përmasë ka në dorë yzengjitë e trishtimit! Sa i gufuar e farfullitur gazmendi e shendi ishte sot një farë Gent Cakaj, djalosh i ri, pothuaj në moshe të dashurisë, siç rënkon ndezullie serenata korçare, i cili si në perralla behej defakto ministër i Jashtëm i Shqipërisë.?.

Më tej, Gjekmarkaj në vijim të ironisë së tij, thekson faktin se veç fjalës së Ramës, që etiketon si ?gjeni?, për CV-në e Gent Cakajt nuk gjendet asgjë tjetër.

?Kur papritmas u shfaq emri i tij ballinave mediatike, askush nuk e njihte. Tani pas një muaji e kusur përfoljeje e insistimi, ndalese nga Presidenti e promovimi nga Kryeministri, që e thirri gjeni, prapë askush nuk e njeh. Gërmuan njerëzia thellë në kujtese e lart në imagjinatë, por asgjë nuk gjetën. Vetëm fjalën e Ramës, që jep certifikata gjenialiteti kane si peng sigurie.

Ta gjesh gjeniun, ta njohësh deri në skutat e epërme të leximit, ta përkufizosh atë e mbi te gjitha, t?ja vësh në shërbim shoqërisë, është si dukuri njëfarësoj gjenialitet për llogari të vet.?-shkruan Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj nuk lë pa thumbuar Ramën edhe në lidhje me ministrat e rinj të kabinetit qeverisës, ndërsa thekson se ?Ndaj per keta ministra, s?ka rendesi mungesa e emrit, e fytyrës, e CV -ve sepse ata jane misionare, te cilet nuk kerkojne identitet, nuk kerkojne te jene te pervecem, nuk kerkojne gjykimin e njerëzve, por vetem te Hyut te tyre.

Duhen mirëkuptuar, jo keqgjykuar. Shikoni ministrat qe iken aq emer sa paten, aq fytyre, aq pak ze e prape e turbulluan misterin e besimit dhe zemeruan Zotin e tyre, qe i hodhi shuk ne mes te salles atje ne purgatorin e meditimit te gjate.?.





Lajmet e fundit nga