Studentët e Juridikut i përgjigjën pedagogëve
Dy ditë më parë pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë pas mbl...
Studentët/ Nga Niko Peleshi
Këto ditë Instituti ASPEN në SHBA publikoi raportin e një pune 20 vjeçare mbi sfidat e edukimit. Raporti titullohej ?Nga një komb në rrezik tek një komb me shpresë?. Raporti bën fjalë për ndërtimin e një modeli të ri të edukimit që ka në qendër marrëdhëniet emocionale në procesin e të mësuarit të studentëve, më shumë se sa thjesht objektivat akademike.
Nuk jemi në të njëjtat kushte dhe në të njëjtin stad, por duke reflektuar rreth zhvillimeve në universitetet shqiptare, është e qartë që në thelb kemi të bëjmë me një marrëdhenie të trazuar emocionale ndërmjet studenteve, pedagogëve, institucioneve, prindërve dhe politikës në përgjithësi. Për vite me rradhë ishte krijuar një ekuilibër i pashëndetshëm që i ngjante një uji të ndenjur. Tani që ekuilibri është prishur duhen zgjidhje.
??të angazhojmë, mbështesim dhe lehtësojmë punën e shumë aktorëve në fushë: studentët, familjarët, edukatorët, ekspertët e zhvillimit të t? rinjve, liderë të biznesit dhe arsimit të lartë, politikbërësit qëndrorë dhe lokale dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare?-shkruan raporti i ASPEN.
Pra zgjidhjet nuk mund të dalin dot vetëm nga qeveria apo vetëm nga universitetet sepse marrëdhëniet janë shumë më të ndërthurrura dhe mbi të gjitha ato nuk janë vetëm akademike apo logjistike.
Jane edhe emocionale.
Në qoftë se do ti shohim si të tilla atëhere në shkollat tona do të flitet më tepër për lidership, aktivizëm social, partneritet studentë-pedagogë-komunitet, jetë studentore kulturore, artistike e sportive. Do të flitet për universitete që prodhojnë qytetarë të denjë dhe jo thjesht specialistë të rinj. Shoqërisë sonë nuk i mungojnë vetëm fuqitë e kualifikuara njerëzore, por edhe motivimi. Informacioni është i bollshem, por motivimi është i pakët, shkruante dje D.Brooks në kolonën e tij në New York Times, teksa trajtonte çështjen e rolit të marrëdhënieve emocionale tek studentët. Ndaj le ta shfrytëzojmë këtë ?trazim të ujrave të ndenjura? si një pikënisje e një rruge të gjatë por të bukur duke hapur një diskutim kombëtar drejt një pakti me kontribute të dala nga diskutime dhe studime me angazhimin e të gjitha forcave. Nga ky proces nuk duhet të ketë të humbur. Pedagogët duhet të përfshihen në këtë platformë, tashmë të hapur, si kontributorë energjikë.
Kjo platformë duhet të funksionojë si një platfomë open-source që integron gjetjet e studimeve te kryera mbi arsimin e lartë në Shqipëri, këndvështrimet e pedagogëve, profesorëve e akademikëve, por mbi të gjitha edhe mendimet dhe pritshmëritë emocionale të studentëve. Studentët sot janë kaq të ndryshëm krahasuar me studentë e para vitit 2007 (viti kur teknologjia e informacionit dhe komunikimit pësoi një kërcim galopant me daljen e smartphone-it, icloud-it dhe medias sociale). Ndërkohë që ekosistemi brenda universiteteve është i pandryshuar prej dhjetra vitesh. Qoftë edhe vetëm për këtë shkak lipset një rishikim i thellë i qëllimit të institucioneve tona të arsimit të lartë – së pari formim shpirtëror dhe emocional për sfidat e reja me të cilat përballet Shqipëria dhe bota.
Një diskutim me sytë nga e ardhmja do të shpëtonte prestigjin e pedagogut, do të rishikonte rolin e politikbërjes qendrore dhe lokale dhe do ti hapte horizonte të reja studentit shqiptar. Horizonte që së paku do të shtriheshin në hapësirat e reja që do të çlironte korrigjimi i modeleve të karrierës dhe suksesit përmes instalimit real të meritokracisë dhe së shumti do ti jepnin shpresë Shqipërisë për një integrim me dinjitet në hapësirën europiane të vlerave.
Drejt paktit për Universitetin, drejt kombit me shpresë.
Dy ditë më parë pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë pas mbl...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e...
“Të gjitha pikat e basteve (llotot) në Tiranë dhe gjithë Shq...
Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pas...
Edhe pas prezantimit të Paktit për Universitetin nga kryemin...
Zoran Zaev është sulmuar ditën e sotme nga partia opozitare ...
Ekstremistët e “Agimit të Artë” në Greqi kanë sulmuar ditën ...
Ish anëtarja e Kryesisë së Këshillit Kombëtar të PD-së, Endi...
Lulzim Basha ka punuar që në 2011-tën që Erion Veliaj të vij...
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë pë...
Avokati Altin Goxhaj i qenë prezent në studion e lajmeve në ...
Dy ditë më parë Policia në zbatim të operacionit “Volvo 4” k...
Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi në një postim në rrjetet...
Banorët e Astirit në ditën e 78-të të qëndresës së tyre vazh...
Tensione deri në përleshje fizike në Athinë. Shoqërohet me p...
Një antropolog ka shpjeguar arsyet pse truri nuk arrin dot t...
Nuk është ekzagjerim, një studim ka treguar se dhimbja gjat...
Të vendosësh një gotë me ujë në dhomën ku fle, është një rut...
Gjumi me dikë që gërrhet gjatë natës mund të jetë jo vetëm b...
Ngjyrë e verdhëKjo ngjyrë është me e zakonshmja. Kur ngjyra ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...