web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari shqiptar sulmohet live në Athinë (Video)

20 Janar 2019, 18:09, Aktualitet CNA

Ekstremistët e ?Agimit të Artë? në Greqi kanë sulmuar ditën e sotme korrespondentin e  TCH në Athinë, Artur Bibe.

Bibe po zhvillonte një lidhje direkte me Tiranën ku po shpjegonte situatën e protestës që u zhvillua ditën e sotme në Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë.

Protestuesi e ka ofenduar gazetarin duke e penguar atë të flasë dhe duke menduar se ai është shtetas maqedonas.

Sipas korrespondentit protestuesit i afroheshin çdo gazetari që nuk fliste në gjuhën greke duke i cilësuar edhe shqipëtarët bashkëfajtorë për Marrëveshjen e Prespës./CNA.al





Lajmet e fundit nga