Studimet/Faturat shkaktojnë kancer
Faturat që përmbajnë bojë që zbehet me kalimin e kohës bëhen...
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së ka dalë sërish në deklaratë për çështjen e punësimeve partiake.
Vasili ka theksuar sot se ishte vetë ish-deputeti i PS dhe ish-drejtori i burgjeve ai që deklaroi se punësimet janë bërë në bazë të partisë.
?Arben Çuko, ka thënë qartë dhe saktë që testimi këtë herë është bërë me 1358 vetë dhe të gjithë ishin listat e partisë. ?E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim tek burgjet?-janë fjalët e Arben Çukos.?-tha ai.
Më tej, deputeti i LSI-së shtoi se e konkursi fals i punësimeve në burgje është bërë nga e njëjta akademi që zhvilloi edhe konkursin e forcave të rendit, ku u shit teza dhe u ble me mijëra euro.
?Kujtoj që Akademia e Sigurisë ishte ajo që organizoi konkursin për komisarët e policisë, një konkurs të manipuluar ku teza u shit dhe u ble me mijëra euro, e të cilën vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i po kësaj qeverie e anuloi si një provim të manipuluar.
Sërish, po kjo Akademi Sigurie ka marrë përsipër të bëjë dhe këtë konkurs, për të cilën ministria thotë me patetizëm të madh qesharak rilindës se është transparent dhe po kjo akademi që bërë po atë konkurs manipulativ bën një konkurs tjetër sërish manipulativ.?-deklaroi ai.
Delarata e plotë e deputetit Petrit Vasili:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jemi përsëri së bashku për të zbardhur deri në fund e për të hedhur dritë për të vërteta tronditëse që rëndojnë mbi shtetin e Edi Ramës dhe manipulimin monstruoz dhe mashtrimin e bërë me punësimet në administratën e burgjeve.
Dje sërish anëtarja e qeverisë, Ministria e Drejtësisë mori përsipër të gjithë këtë manipulim shtetëror dukë këmbëngulur për të ashtuquajtura të vërteta të saj dhe të pavërtetat e bëra publike nga e mirënjohura Zëri i Amerikës. Çfarë ka ndodhur realisht për ta ditur të gjithë qytetarët. Ky konkurs i famshëm është kryer i gjithi në mënyrë manipulative thjesht dhe vetëm me listat e partisë.
Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e konfirmoi me gojën e tyre po drejtuesit e rilindjes dhe ish-drejtori i përgjithshëm Arben Çuko, ka thënë qartë dhe saktë që testimi këtë herë është bërë me 1358 vetë dhe të gjithë ishin listat e partisë. ?E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim tek burgjet? ? janë fjalët e Arben Çukos.
Njëherazi shqiptarët kanë të qartë që testimi përfundimtar është kryer nga Akademia e Sigurisë e drejtuar nga Bilbil Mema. Për t?i freskuar memorien të gjithë qytetarëve shqiptar, për të cilët ndjekin të gjitha informacionet, por moria e lajmeve korruptive mund të bëjë që diçka dhe të harrohet, por kujtoj që Akademia e Sigurisë ishte ajo që organizoi konkursin për komisarët e policisë, një konkurs të manipuluar ku teza u shit dhe u ble me mijëra euro, e të cilën vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i po kësaj qeverie e anuloi si një provim të manipuluar.
Sërish, po kjo Akademi Sigurie ka marrë përsipër të bëjë dhe këtë konkurs, për të cilën ministria thotë me patetizëm të madh qesharak rilindës se është transparent dhe po kjo akademi që bërë po atë konkurs manipulativ bën një konkurs tjetër sërish manipulativ. Pra në shtetin shqiptar kemi përfundimisht një institucion të specializuar në manipulimet përsa i takon rekrutimit dhe punësimeve që është Akademia e Sigurisë, e cila në çdo rast tjetër duhet të kishte qenë shembull i zbatimit të ligjit, i ligj zbatimit me vendosmëri të tij, thjesht dhe vetëm është një mekanizëm që manipulon dhe mashtron.
Qytetarët shqiptar e dinë më së miri dhe kam dëgjuar nga bërtitjet pafund me histerinë karakteristike të kryeministrit me duar e me këmbë siç flet ai, që janë ndërtuar portale që kanë kushtuar dhjetëra milion euro. Portale për punësim gjoja transparent, të paanshëm, pa influenca politike, me të cilat është çjerrë shpesh herë, e keni parë i mbuluar me ato djersët që vijnë jo vetëm për shkak të emocionit të fjalës së tij, por dhe për arsye të karakterit dhe mjekësor dhe këto portale kanë kushtuar pra dhjetëra milion euro të deklaruara publikisht që kushtojnë kaq. Gjoja për konkurse transparente, por çka ndodhur realisht? Përgjigjen për këtë e marrim përsëri në ato që ish- Drejtori i Përgjithshëm Arben Çuko ka thënë: ?Do të bëjmë dhe proceduar?, thotë ai. ?Gjasme fitoi kjo, humbën këta të tjerët. Kanë ardhur 217 vetë gjasme me konkursin e famshëm publik.? Pra i gjithë konkursi i organizuar përfshi këtu mekanizmin e portaleve të tjerë, është një gjasme e madhe, një manipulim i madh.
Sot detyra e Prokurorisë, detyrimi i saj ligjor i patjetërsueshëm, të cilit i ka vonuar shumë
Sot detyra e Prokurorisë, detyrimi i saj ligjor i pa tjetërsueshëm të cilit i ka vonuar shumë duke u bërë bashkëfajtore, është që të zbardhë deri në fund këto të vërteta dhe dhjetrat e milionave euro për këto portale që janë një alibi e mashtrimit publik me punësimet, të likuidohen individualisht nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe të gjithë qytetarët dhe deputetët e përfshirë në të.
Është interesante gjithashtu sepse të gjithë këto deputetët e përfshirë në këtë mesele e dinë shumë mirë që këto konkurset janë fiktive, janë të manipuluara dhe mashtruese, ndaj dhe ndërhynë që për ata që kanë merak ata, që kanë qejf ata, që kanë për zemër ata ti shpallin fitues sepse ndryshe nuk ka si të kuptohet që kryetari i komisionit të ligjeve që duhet të ishte pikërisht ai, bariu i ligjshmërisë për shkak të një komisioni delikat që drejton Kuvendin e Shqipërisë, ky Ulsi Manja, edhe ky ndërhyn për punësimet dhe të gjithë deputetët e tjerë ndërhynë.
Çdo qytetar do të pyeste, nëse procedura është krejtësisht transparente dhe e vërtetë pse duhet të ndërhynë deputetët, ata më shumë se qytetarët dhe vetë ne pozita duhet të kenë besim të plotë tek kjo transparencë tek e cila ka rrahur gjoksin dhe ka shqyer këmishat ky kryeministri histerik që ne kemi në krye të vendit.
Pra e tërë historia për të cilën ne jemi mirënjohës pafund Zërit të Amerikës që e denoncoi, vërtetoi me prova të pa kundërshtueshme atë që opozita kishte dëshmuar kaq herë për shkak të mijëra mesazheve që ne na vinin nga qytetarët, të cilat dhe i kemi bërë publike, por gjithsesi vlera e tyre ishte relative për shkak të provave të pa kundërshtueshme, ku po vetë këta veqilët e Rilindjes e pohojnë që konkurset janë të manipuluara, që janë gjasme, por pohojnë edhe një fakt të tmerrshëm që këto punë edhe punësimin e njerëzve të zakonshëm në struktura të zakonshëm të shtetit e ka në dorë kryeministri, i cili thotë Arben Çuko, ish-drejtori i përgjithshëm thotë sërish, Ogerti thotë, gjithçka është e bllokuar nga kryeministri, dhe nuk e di kur do të zhbllokohet, unë pres nesër, pasnesër sa veta do fusësh nga 1 tek 250, unë nuk e di se çfarë do të thotë ai tani.
Ai kryeministri që u griu shqiptarëve dhjetra milionë euro për portale që do të ishin transparente dhe nuk do të kishin nevojë për njeri dhe do të zhdukej historia e punësimeve politike pas tij. Jo vetëm që është kryemanipulatori, por është ai vetë që zyrën e tij e ka kthyer në një zyrë punësimi dhe kot u hakërrehet, gjoja sikur nuk ka lidhje deputetëve sepse në krye është vetë ai, këtë nuk e thotë më opozita, e thonë të emëruarit e tij me fakte, me prova, me zë dhe këtë verifikim siç dihet nuk e ka bërë opozita, e kanë bërë organe shtetërore përgjimin që kanë nxjerrë në shesh, që kryeministri thjesht dhe vetëm e ka kthyer kryeministrinë në zyrë punësimi, në manipulimin e halleve dhe të njerëzve në këmbim të ca votave të manipuluara në zgjedhje kurdo që ato ndodhin.
Kjo histori e shëmtuar do të thotë që shteti shqiptar ka rënë, shtet nuk ka. Kemi një manipulim që organizohet nga Ministria e Drejtësisë, ka instrumentin e saj akademinë e sigurisë, në fund fare produkti i fëlliqur i prodhuar rrëmbehet nga kryeministri, jep dhurata se kush do vejë në punë dhe nuk do vejë, përfshirë edhe kabinetin e tij dhe kjo histori fallco e këtij korrupsioni masiv se çfarë shteti bastard ka ndërtuar ky kryeministër, orët e të cilit kanë përfunduar, pasi besoj që asnjë shqiptar qoftë ai që e ka votuar dhe ai që nuk e ka votuar kuptojnë që kanë një shtet të padrejtë, një shtet që e urren ligjin, një shtet që shkel mbi çdo ligj, dhe një kryeministër i cili nuk ka të drejtë më të flasë në emër të ligjit, pasi është shkelësi kryesor dhe i vetëm i ligjit.
Faktet janë në sytë tuaj, qytetarë sërish ju drejtohem me shumë përulësi, hapni sytë, në karriget e qeverisë shqiptare është ulur antishteti. Faleminderit./CNA.al
Faturat që përmbajnë bojë që zbehet me kalimin e kohës bëhen...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të zhvilluar ...
Të ankuarit gjatë gjithë kohës dhe kur tjetri përpiqet t’ju ...
Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, pas dhënies së...
Një fëmijë 1 vjeçe e gjysmë është duke u transportuar me hel...
Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Shenja...
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Klement Balili është...
Patatina, çokollata, djathë. Ka disa ushqime që thjesht nuk ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Personat e lindur nën shenjën e Ujorit janë shumë analitikë ...
Një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 mini...
Klement Balili ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda...
Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka k...
Mjalti ManukaMjalti Manuka prodhohet në Zelandën e Re, nga n...
Dhimbje fizikeGjendja jonë emocionale ndikon shumë edhe mbi...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e ...
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është një ndër zërat që...
Rreth70% e grave përjetojnë dhimbje të gjirit gjatë ciklit m...
Klement Balili, apo i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, ...
Është regjistruar aplikimi i parë për SPAK (Struktura e Posa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...