VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të zhvilluar në Ujesjelles kanalizime sh.a Pogradec, ka përcjellë indicie për ndjekje penale në Prokurori, për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të këtij ujësjellësi.
Në një njoftim për mediat të KLSH-së, ndër të tjera theksohet se Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës dhe administratori në detyrë më datë 28.01.2016, kanë nënshkruar një shtesë kontrate me nr. Rep 2791 dhe Kol 1450. Kjo shtesë kontrate parashikon rritjen e pagës së administratorit të shoqërisë duke e përcaktuar pagën në vlerën 250.000 lekë, si dhe detyrimin e ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec për të dëmshpërblyer në vlerën prej 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë administratorin e kësaj shoqërie në rast se ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec ndërpret para përfundimit të afatit kontraktor marrëdhënien kontraktore me të, pa shkaqe të bazuara në ligj. Ndërkohë që sanksioni për administratorin, në rast ndërprerje të njëanshme të marrëdhënies kontraktore me ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec mbetet i njëjtë: thjesht detyrim për njoftim të punëdhënësit me shkrim, një muaj përpara.
Deklarata e plotë e KLSH-së:
KLSH përcjellë indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës Kanalizime SHA Pogradec
Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit me nr.1147/1 date 18.10.2018 të miratuar nga Kryetari, ka kryer auditimi në subjektin ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec me objekt auditimi ?Financiar dhe përputhshmërie?, gjatë fazës së punës në terren u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Ujësjellës Kanalizime SHA Pogradec, KLSH ka përcjellë indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Ujësjellës Kanalizime SHA Pogradec (R.T., A.B., V.G., A.A., R.E., A.M., L.M.), konkretisht:
Nga shqyrtimi i dokumentacionit në lidhje me veprimtarinë e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionare ?Ujësjellës Kanalizime? Pogradec, janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore në vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës në lidhje me emërimin dhe përcaktimin e pagës së administratorit të ?shoqërisë, si dhe në përcaktimin e kushteve të disfavorshme për shoqërinë, të cilat në gjykimin tonë përmbajnë element të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Asambleja e Jashtëzakonshme e Aksionarëve të ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec, me Vendimin nr. 5, datë 14.10.2015 vendosi miratimin e Statutit të ri, të miratuar me Vendimin nr. 37, datë 08.10.2015, si dhe Vendimit nr. 40, datë 08.10.2015 nga Këshilli i Bashkisë Pogradec.
Po kjo Asamble me vendimin nr. 6, datë 14.10.2015, vendosi miratimin e 7 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, më konkretisht R. T., V. G., A. A., R. E., A. M., L. M., A. B..
Më datë 14.10.2015, Këshilli Mbikëqyrës i ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec zhvillon një mbledhje. Nga shqyrtimi i procesverbalit të kësaj mbledhje evidentohet se Këshilli Mbikëqyrës, pasi zgjedh Kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës, propozon rendin e ditës, i cili ndër të tjera parashikonte shkarkimin e administratorit në detyrë z. E. V., si dhe emërimin e një administratori të ri, z.V. G. Si përfundim, Këshilli Mbikëqyrës i ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, me Vendimin nr. 23, datë 14.10.2015, vendos emërimin e z.V. G., administrator të shoqërisë.
Katërmbëdhjetë ditë pas miratimit të ndryshimeve të fundit statutore, Këshilli i Bashkisë Pogradec miraton Vendimin nr. 47, datë 28.10.2015 ?Për disa ndryshime në Statutin e shoqërisë ?Ujësjellës Kanalizime Pogradec?, nëpërmjet parashikimeve të të cilit i heq Asamblesë së Përgjithshme kompetencën për të emëruar (duke ia ngarkuar Këshillit Mbikëqyrës) dhe shkarkuar administratorin, si dhe për të miratuar skemën e shpërblimeve për administratorin.
Në datë 29.10.2015, mes Këshillit Mbikëqyrës së SHA, Pogradec, përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës (R. T.) dhe V. G. lidhet kontrata e punës me nr. 2791 Rep dhe 1450 Kol/3.
Rreth një muaj pas lidhjes së kontratës së punës, administratori i UK SHA, Pogradec, kërkon mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, i cili më datë 14.12.2015, është mbledhur me rend dite:
Bazuar në Procesverbalin e kësaj mbledhje, pasi u miratua rendi i ditës me përmbajtje të njëjtë me atë të kërkuar nga administratori i shoqerise, u votuan dhe miratuan të tre pikat e rendit të ditës. Gjatë diskutimeve lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës (?miratimi i pagës së administratorit?), propozimi për rritjen e pagës së administratorit (gati dyfishimi i saj) në vlerën 250 000 lekë, arsyetohet nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës ?me rritjen e performancës së Ujësjellës Kanalizime SHA?, përmes ?punës së mirë të bërë nga administratori?. Procesverbali i kësaj mbledhje është firmosur nga të shtatë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.
Me Vendimin nr. 39, datë 14.12.2015 të Këshillit Mbikëqyrës ?Për miratimin e pagës së Drejtorit të Përgjithshëm?, ndryshe nga çfarë evidentohet në procesverbalin e mbledhjes, parashikohet edhe vendosja e një sanksioni në vlerën 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë (të reja) për ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec në rast se ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec ndërpret në mënyrë të njëanshme marrëdhënien kontraktore, pa shkaqe të bazuara në ligj dhe është në dëm të interesave ekonomike të shoqërisë, paraqet disa shkelje të normave juridike në fuqi.
Pas daljes së këtij Vendimi, Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës dhe administratori në detyrë nënshkruajnë më datë 28.01.2016, një shtesë kontrate me nr. Rep 2791 dhe Kol 1450. Kjo shtesë kontrate parashikon rritjen e pagës së administratorit të shoqërisë duke e përcaktuar pagën në vlerën 250.000 lekë, si dhe detyrimin e ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec për të dëmshpërblyer në vlerën prej 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë administratorin e kësaj shoqërie në rast se ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec ndërpret para përfundimit të afatit kontraktor marrëdhënien kontraktore me të, pa shkaqe të bazuara në ligj. Ndërkohë që sanksioni për administratorin, në rast ndërprerje të njëanshme të marrëdhënies kontraktore me ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec mbetet i njëjtë: thjesht detyrim për njoftim të punëdhënësit me shkrim, një muaj përpara.
Këshilli Mbikëqyrës, pavarësisht se në mënyrë eksplicite në Vendimin nr. 23, datë 14.10.2015 për emërimin e administratorit të shoqërisë, shprehet se i referohet në këtë vendimmarrje statutit të ndryshuar, vepron në kundërshtim me parashikimet statutore, duke përvetësuar kompetencën e Asamblesë së Përgjithshme për të emëruar administratorin.
Në respektim të parashikimeve ligjore dhe statutore, administratori i ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec duhej të emërohej nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve, me shumicën e votave të aksionarëve që marrin pjesë në mbledhje, me kusht që të jenë të pranishëm ose që përfaqësojnë aksionarët që zotërojnë më shumë se 30% të aksioneve me të drejtë vote.
Gjithashtu, referuar përcaktimeve të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, i ndryshuar ?Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare?, si dhe Statutit të ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec, nuk është Këshilli Mbikëqyrës dhe aq më tepër një përfaqësues i tij organi kompetent për përcaktimin e pagës së administratorit dhe shpërblimeve shtesë.
Pika ?d? e nenit 135 të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, i ndryshuar, përcakton se është Asambleja e Përgjithshme organi kompetent për miratimin e skemës së shpërblimeve të administratorëve, anëtarëve të këshillit të administrimit ose këshillit mbikëqyrës, likuiduesve, ekspertëve kontabël të autorizuar. Neni 160 i po këtij ligji (referuar për zbatim nga neni 167, paragrafi 5), parashikon se pagat e administratorëve mund të shtohen me shpërblime shtesë. Skema e këtyre shpërblimeve përgatitet nga Këshilli Mbikëqyrës dhe miratohet nga Asambleja e Përgjithshme. Ndërkohë, edhe Statuti i miratuar me Vendimin nr. 5, datë 14.10.2015 të Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionarëve në pikën ?e? të tij parashikon kompetencën e Asamblesë së përgjithshme për miratimin e skemës së shpërblimeve të administratorëve, anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, likuiduesve dhe ekspertëve kontabël të autorizuar.
Nga tërësia e akteve të vendosura në dispozicion, nuk ka asnjë vendim të Asamblesë së Përgjithshme që përcakton skemën e shpërblimeve për administratorin.
Gjithashtu, mbetet e paqartë se mbi ç?baza është propozuar dhe miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës rritja (gati dyfishimi) i pagës së Administratorit të shoqërisë, kur nga procesverbali i mbledhje evidentohet se në diskutimet lidhur me këtë çështje nuk është paraqitur asnjë material lidhur me performancën e tij (Administratorit) gjatë kësaj periudhe.
Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 ?Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare?, i ndryshuar parashikon se Këshilli Mbikëqyrës ka cilësinë e organit mbikëqyrës, prandaj Këshilli Mbikëqyrës këqyr vënien në zbatim të politikave tregtare dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin, si rrjedhojë për vetë karakterin që ka ky organ si dhe në mungesë të parashikimeve ligjore dhe statutore, Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka kompetencën për të caktuar shpërblim në rast përfundimi në mënyrë të njëanshme të marrëdhënies kontraktore nga ?Ujësjellës Kanalizime? SHA, Pogradec. Këshilli Mbikëqyrës duhet të ushtonte vetëm detyrat e përcaktuara në ligj dhe Statut, dhe këto në mirëbesim e në interesin më të mirë të shoqërisë në tërësi, vetëm për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në këto dispozita.
Si përfundim, duke i konsideruar veprimet e kryera nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895 datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenin 15 gërma ?gj? të Ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 ?Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit?, KLSH ka përcjellë me shkresë nr. 1147/3 prot., datë 22.12.2018 indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës Kanalizime SHA Pogradec (R.T., A.B., V.G., A.A., R.E., A.M., L.M.)
Të ankuarit gjatë gjithë kohës dhe kur tjetri përpiqet t’ju ...
Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, pas dhënies së...
Një fëmijë 1 vjeçe e gjysmë është duke u transportuar me hel...
Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Shenja...
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Klement Balili është...
Patatina, çokollata, djathë. Ka disa ushqime që thjesht nuk ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Personat e lindur nën shenjën e Ujorit janë shumë analitikë ...
Një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 mini...
Klement Balili ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda...
Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka k...
Mjalti ManukaMjalti Manuka prodhohet në Zelandën e Re, nga n...
Dhimbje fizikeGjendja jonë emocionale ndikon shumë edhe mbi...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e ...
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është një ndër zërat që...
Rreth70% e grave përjetojnë dhimbje të gjirit gjatë ciklit m...
Klement Balili, apo i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, ...
Është regjistruar aplikimi i parë për SPAK (Struktura e Posa...
GaforrjaGaforrja udhëhiqet nha hëna dhe gjendja e saj shpirt...
Nga Ilir Levonja1) Nga një investigim i emisionit Top Story,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...