FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Zyra e BE-së në Prishtinë i bën thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin e saj të ri për ta zgjeruar taksën 100% edhe për markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi. Reagon edhe Serbia.
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e tarifës 100 për qind edhe ndaj produkteve (markave ndërkombëtare) që prodhohen në Serbi. Në faqen zyrtare të zyrës së BE-së në Kosovë, thuhet se “BE-ja e sheh me shqetësim të madh vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për tarifat e mallrave që vijnë nga Serbia?.
“E shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ne duam të përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ajo bie në kundërshtim me angazhimet e Kosovës drejt integrimit rajonal dhe angazhimeve të marra nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)?, thuhet në reagimin e BE-së. Zyra e BE-së në Prishtinë, thotë se revokimim i tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe do të ishte vendimi i duhur që Kosova dhe populli i saj të avancojë drejt aspiratave Evropiane për të tashmen dhe të ardhmen e saj.
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të saj vendosi që asnjë produkt nga Serbia pavarësisht nëse është markë ndërkombëtare apo serbe, nuk mund të hyjë më në Kosovë pa iu nënshtruar taksës prej 100 për qind. Kjo masë e re e qeverisë së Kosovës “ndonëse nuk thuhet zyrtarisht?, erdhi pas një letre që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq u dërgoi vendeve të ndryshme të botës përfshirë edhe Shqipërinë, nga të cilat kërkoi tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. E si duket kjo letër e ka nervozuar tej mase kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e shprehu pakënaqësinë tij edhe ndaj komisionarëve të BE-së që sipas tij nuk reaguan fare për letrën e Bernabiq.
“Unë ndihem i ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës. Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom, nuk kanë reaguar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit. Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë?, u shpreh Haradinaj gjatë një interviste në një televizion lokal.
“Kur ne aktivizohemi për të mbrojtur sigurinë tonë, udhëheqësit e BE-së aktivizohen sikur të ishin në Beograd e jo në Bruksel. Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë. E vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë- Serbi, është pranimi i të drejtës së Kosovës?, u shpreh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Të menjëhershme ishin edhe reagimet nga Serbia, ndaj zgjerimit të taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës edhe për mallrat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi. Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, ka thënë se “shitja e mallrave serbe në Kosovë praktikisht është ndërprerë?, duke përmendur humbje të mëdha financiare të Serbisë.
“Nga të dhënat nga dogana, nga 21 nëntori kur hyri në fuqi masa e takës 100 për qind, e deri më 11 dhjetor, në territorin e Kosovës ka më pak 30 milionë euro mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Është dëm i madh nëse vazhdohet me këto masa, e kjo praktikisht do të thotë se do të ndërpritet tregtia e mallrave serbe. Nëse vazhdon kjo masë, mallrat serbe do të zhduken në Kosovë?, citojnë mediet në Serbi, zëvëndëskryeministrin Rasim Lajiq. Ai këmbëngul se “Serbia nuk ka shkelur marrëveshjen e CEFTAS-as?, ndërsa, kërkon që qeveria e Kosovës ta heqë taksën, ndërsa është i gatshëm të ulët e të bisedojë dhe të hapen për diskutim të gjitha temat ekonomike dhe politike, Kosovë-Serbi.
Ka reaguar edhe ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq, i cili ka thënë se “që nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, vendi i tij ka humbur rreth 4 milionë euro.
“Për një muaj nga zbatimi i tarifës 100 për qind mbi mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina, në Kosovë janë eksportuar më pak se 4 milionë euro mallra në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar?, ka thënë Mirko Sharoviq.
Qeveria e Kosovës me datën 21 nëntor, rriti taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë, ndërsa, të premten datë (28.12), zgjeroi këtë taksë edhe për markat ndërkombëtare të mallrave që prodhohen në Serbi. Taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës, në njërën anë dhe aktiviteti i pandalur i qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, ka tensionuar shumë raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me çka është bllokuar edhe vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve i filluar gjashtë vjet më parë./DW
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është talluar me mbl...
Një banesë në katin e tretë të një pallati në qytetin e Elba...
Regjizori dhe aktori Robert Budina, një nga mbrojtësit më të...
Letër publike zonjës Lindita Nikolla me rastin e largimit të...
Partia Demokratike ka bërë sot bilancin e dështimeve të qeve...
Kryeministri Edi Rama ka paraqitur dy ditë më parë para Asam...
Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ka instaluar...
Kryetari i partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Gali...
Rruga Tiranë-Elbasan, ishte premtuar nga kryeministri Rama q...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi aku...
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste...
* Shkenca, thonë, paska vërtetuar se e qeshura ndihmon shumë...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas m...
Personi i zgjedhur nga Rama për të drejtuar Ministrinë e Bre...
Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili i ka c...
Kryeministri Rama në fund të këtij viti bëri ndryshime drast...
Diaspora ka filluar protestën edhe në ditën e tretë të saj s...
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, me 28 dhjetor,...
Gjykata Penale në Tiranë ka dhënë masën “Arrest me burg” për...
Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën kriminale në ve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...