Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Në opinion ka nxitur debat diskutimi mes deputetëve rreth një ligj të veçantë që do të rregullojë standardin e deputetëve.
Aktualisht, mësohet se po diskutohet si mundësi heqja e pagesës që marrin deputetët një vit pasi t?iu përfundojë mandati dhe në vend të kësaj të sigurohet një punë në institucionet shtetërore për ata deputetë që do të mbeteshin pa angazhime pas skadimit të mandatit si deputet.
Përderisa kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur se nuk do të ketë ligj që do të rrisë privilegjet për deputetët, përkatësisht do t`ju mundësojë deputetëve të punësohen në institucionet e shtetit pas përfundimit të mandatit si deputet , kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ka thënë se për një gjë të tillë diskutohet dhe asgjë nuk ka të keqe, sepse, siç është shprehur, ?në shumë vende në botë, në mënyrë ligjore është rregulluar statusi i deputetëve pas përfundimit të mandatit?.
Rexhail Ismaili, deputet nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik, për Radio Evropa e Lirë ka thënë se kjo çështje vetëm diskutohet mes deputetëve si ide, por ende asgjë nuk ka të shkruar si propozim në letër.
?Do të thotë se s`kemi asgjë konkrete në letër. Bisedohet për disa kolegë tonë që kanë mbetur rrugëve, të cilët janë sjellë vendime të rëndësishme; bisedojmë për ta, por asgjë konkrete ende nuk kemi. Për momentin, prioritet u kemi dhënë ligjeve reformuese. Kjo çështje nuk është me prioritet, por thjesht është çështje që diskutohet?, thotë kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili.
Por, Petar Arsovski, analist i çështje politike, thotë se debati nuk është i rastësishëm. Sipas tij, deputetët këtë ligj duan ta shtyjnë para në momentin që po ndodhin shumë zhvillime në Parlament dhe kjo disi synohet të kalohet nën hijen e zhvillimeve turbulente që kanë të bëjnë me amnistinë.
Arsovski thotë se nëse instalohet praktika e benefiteve për deputetët, atëherë përbërjet parlamentarë do të kenë gjithnjë e më shumë persona joprofesionistë, por njerëz të cilët politikën do ta shohin si të vetmen perspektivë dhe kjo, vlerëson ai, deputetët do t?i bëjë lehtësisht të manipulueshëm.
?Deputetët e vetëm, të cilët mbesin rrugëve janë ata që edhe para se të bëhen deputetë s?kanë pasur një punë. Detyra si deputet, nuk paraqet përkatësisht nuk duhet shikuar në asnjë mënyrë si mundësi punësimi, por përfaqësim dhe këtë detyrë duhet ta bëjnë personat, të cilët janë dëshmuar në profesionet e caktuara dhe pasi të zgjidhen si deputetë në institucionin ligjvënës të kontribuojnë me cilësitë dhe përvojën e tyre në interes të qytetarëve që i kanë zgjedhur?, vlerëson Arsovski.
Nga ana tjetër, Albert Musliu, thotë se vetëm ndryshimi i Kodit zgjedhor në bazë të të cilit Maqedonia do të votonte si një njësi zgjedhore me lista të hapura, ku qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të vendosnin se kush dëshiron t?i përfaqësojë, do të rriste cilësinë e përbërjeve parlamentare .
?Që nga vitet ?90, është nënvlerësuar në vazhdimësi është ulur kualiteti i punës së Parlamentit. Kualiteti i dobët i përbërjeve parlamentare, është një nga problemet kryesore në Maqedoni?.
Ajo që duhet të bëhet si fillim për ngritjen e cilësisë së të zgjedhurve të popullit është ndryshimi i Kodit zgjedhor, ashtu që deputetët do të zgjidhen përmes listave të hapura, ku me votën e qytetarëve do të diferencohen deputetët partiakë, përkatësisht të preferuarit e lidershipit nga ata që qytetarët mendojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri interesat e tyre”, thotë Musliu për Radion Evropa e Lirë./rel
Një nga organizatorët kryesor të protestës së diasporës, Gen...
Në një martesë janë shumë faktorët të cilët mund t’ju streso...
Arsyet pse na duken të çuditshme lidhjet me diferenca të mëd...
Gazetarja investigative Anila Hoxha ka hedhur akuza të forta...
Genc Sejko një nga organizatoret kryesore të protestës së di...
Festat e fundvitit kanë shkaktuar radhë të gjata automjetesh...
Ai nuk u kthye më, u kthye veç uniforma e tijPër herë të par...
Në rubrikën e letrave të The Guardian, një vajzë ka shkruar ...
Isha në gjimnaz, më në fund mami më lejoi që të shkoja në ek...
Elsa von Freytag-Loringhoven, nuk kishte asnjë pikë gjaku “b...
UNICEF, Organizata e OKB për Fëmijët e kthen me tmerr vështr...
Zyra e BE-së në Prishtinë i bën thirrje qeverisë së Kosovës ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është talluar me mbl...
Një banesë në katin e tretë të një pallati në qytetin e Elba...
Regjizori dhe aktori Robert Budina, një nga mbrojtësit më të...
Letër publike zonjës Lindita Nikolla me rastin e largimit të...
Partia Demokratike ka bërë sot bilancin e dështimeve të qeve...
Kryeministri Edi Rama ka paraqitur dy ditë më parë para Asam...
Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike ka instaluar...
Kryetari i partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Gali...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...