web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryen 22 vjedhje banesash në 2 muaj/ Kapen “skifterët” e Durrësit

8 Dhjetor 2018, 20:07, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësit”, pasojë e të cilit është goditur grupi  kriminal që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Në njoftimin e policisë bën me dije se ?Dokumentohen me prova shkencore 22 vjedhje me thyerje banesash dhe lokalesh.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura në fushën e veprave penale kundër pasurisë kanë goditur grupin, të cilët gjatë muajve të fundit dyshohet të kenë vjedhur banesa dhe lokale në qarkun e Durrësit.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri ? tjetrin dyshohet se merrnin makina me qira dhe të maskuar kryenin me  thyerje vjedhje banesash dhe lokalesh në qarkun e Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se janë autorë të dyshuar të 22 vjedhjeve, si më poshtë vijojnë:

 

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale?Vjedhja e kryer në bashkëpunim?parashikuar në  nenin 134/2 të Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga