Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Abdullah Skënderi po ndiqte procedurat për të legalizuar një ndërtesë me konstrukt metalik në zonën e Tre Ishujve, në Sarandë, kur pronari i një biznesi tjetër ?avancon? strukturat shtetërore dhe ia djeg dhe shkatërron plotësisht pronën, së bashku me çdo që kishte brenda. Ky rast ?gjyqësie private?, i cili ka ndodhur mëngjesin e 7 Dhjetorit, merr përmasat e skandalit, pasi është njoftuar edhe Policia, e cila nuk ka reaguar aspak.
I dëmtuari Abdullah Skënderi ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Sarandës personin që ka shkatërruar me zjarr objektin e tij, si edhe ka identifikuar personat e veshur me pushtet publik, të cilët kanë qëndruar indiferent.
Në bazë të kallëzimit, një kopje të të cilit e ka edhe ?Boldnews,al? rezulton se Abdullah Skënderi, në vitin 2012, ka ngritur një objekt social-ekonomik, të cilin e shfrytëzon gjatë muajve të verës. Ky objekt ishte një ndërtesë e thjeshtë, e ngritur kryesisht me konstruksion metalik e tulla, si edhe i mbuluar me tjegulla. Për këtë objekt, ai kishte aplikuar në zyrën e ALUIZNI-t dhe ishte në pritje të shqyrtimit të procedurave institucionale.
Por, ndërkohë që priste përgjigjen e ALUIZNI-t, në 21 Nëntor 2018 ai merr kërkesën zyrtare nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë Sarandë për prishjen vullnetare të objektit, pasi është pa leje. Menjëherë, Abdullah Skënderi i drejtohet Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, e cila, me vendimin e ndërmjetëm të datës 5 Dhjetor 2018, vendos pezullimin e vendimit për prishjen e objektit, deri sa çështja të shqyrtohet në themel nga ajo gjykatë.
Ky vendim e qetësoi disi poseduesin e këtij objekti. Por, siç ai deklaron në kallëzim, ky vendim ka lënë të pakënaqur një palë tjetër, private. Mëngjesin e datës 7 Dhjetor, Abdullah Skënderi njoftohet që pronari i një biznesi aty pranë, i kishte vënë flakën godinës së ndërtuar prej tij, si edhe kishte marrë një mjet shkatërrues (skrap) për të rrëzuar tërësisht në tokë.
I dëmtuari shkruan në kallëzim: ?Në orën 8 të mëngjesit të datës 7 Dhjetor 2018 njoftohem se persona të paidentifikuar, si edhe një person i quajtur Evo (Spiro Iljadhi), i cili ka në pronësi lokalin ?Orange?, i janë afruar pronës sime dhe i kanë vendosur zjarrin, duke e shkatërruar komplet atë, me të gjithë mallin që kishte brenda. Dëmi që më është shkaktuar është i konsiderueshëm në vlerë monetare, pasi aty mbaja dhe furnizimet e punës. Gjithashtu, për shkatërrimin e pronës sime kanë përdorur edhe skrep?.
Më tej, Abdullah Skënderi vijon në kallëzimin e tij drejtuar Prokurorisë së Sarandës: ?Në vendngjarje ka qenë një miku im, B.C, i cili ka njoftuar për ngjarjen inspektorin e policisë së zonës, Ladi Abedini, si edhe policinë e shtetit. Por, personat që po shkatërronin pronën time, nuk kanë pyetur aspak për forcën e ligjit dhe rrëzuan objektin që e kam ngritur me mund dhe gjak?.
Sipas kallëzimit, ?Policia e Shtetit për rreth 2 orë nga lajmërimi, nuk ka ardhur në vendngjarje. Asnjë patrullë nuk kaloi. Në vendngjarje ishin vetëm personat që po shkatërronin pronën time. Theksoj që, dëshmitar okular në vendngjarje, ka qenë edhe vetë inspektori i policisë, i zonës, Ladi Abedini?, thotë ndër të tjera Abdullah Skënderi në kallëzimin e tij.
Në kërkesën drejtuar prokurorisë për nisjen e hetimit, i dëmtuari ka bashkëngjitur edhe dokumenta, foto e video nga vendi i ngjarjes, të cilat i ka në dispozicion edhe ?Boldnews.al?. Dokumentat dëshmojnë se gjykata administrative e Gjirokastrës ka vendosur pezullimin e vendimit për prishjen e objektit.
Ndërsa në foto dhe video, të cilat tashmë janë në dispozicion të Prokurorisë, dëshmohet shkatërrimi i objektit të tij nga persona privatë, të cilët kanë qenë të paduruar dhe nuk kanë pritur që institucionet shtetërore të thonë fjalën e fundit./ Boldnews
Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e ...
Ish-Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një postim ...
Pasi doli në shesh dhe u refuzua nga sudentët, të cilët prej...
Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protest...
Kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri është shoqëruar n...
Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xh...
Komunizmi ka pothuaj 30 vjet që ka rënë, por kapitalizmi end...
Avoktati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me protestën e ...
Rudina Hajdari, vajza e udhëheqësit të Lëvizjes Studentore A...
Në një moment situata te Ministria e Arsimit dhe Sportit ësh...
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar...
Policia e Sandës ka arrestuar në flagrancë një shtetas grek ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të ...
Shkrimtari shqiptar Gazmend Kapllani, i cili jeton në SHBA, ...
Pas disa ditësh akuza për skandalin me tenderin e Unazës së ...
Ndërsa në Bularat zhvillohej ceremonia përkujtimore 40 ditë ...
Nga Sulejman Gjana* Do të ishte mirë që, sot, Partia Demokra...
Gazetari Marin Mema i është bashkuar ditën e djeshme protest...
Me 11 Dhjetor në selinë e Partisë Demokratike do të organizo...
Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit par...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...