Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli ...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli ...
Protesta e 6 Dhjetorit është shumë e rëndësishme, sepse ndezi tek këta studentë një dritë, një dritë që ata e kishin lexuar në librat e historisë, e kishin parë vetëm nëpër filma e në internet, ndërsa prindërit e tyre dhe të tjerë të brezave më të mëdhenj as nuk e shihnin më: Drita e Besimit.
Ky brez që sot ka mbushur rrugët e Shqipërisë ka lindur rreth viteve 97-të dhe as nuk ka parë trazira e revolucione; hedhjen e bustit të Enver Hoxhës e dinë nga librat; këta të rinj kanë qënë shumë të vegjël për të dëgjuar thirrje përpara kryeministrisë si ?Mjaft?, ?Nano Ik?, kanë qënë 8-10 vjeç kur shpërtheu Gërdeci dhe asnjë nuk u dënua, kanë qënë ende në pubertet kur u vranë katër të pafajshëm në bulevard gjatë një proteste dhe prapë askush nuk dha dorëheqjen. Këtij brezi askush nuk i foli për protesta, sepse fatkeqësisht, ata lindën dhe u rritën në sistemin më të rrezikshëm të një qeverisjeje: në Paqen e Dorëzimit.
Prindërit e tyre u dorëzuan; pranuan padrejtësitë dhe paguan rryshfete; pranuan se i drejti jo gjithmonë fiton dhe paguan rryfshete; votuan se besuan dhe u zhgënjyen po njësoj; pranuan se çdo deputet, çdo njeri në pushtet me rrogë 100,000 L padyshim duhet të vjedhë 1 milionë euro; pranuan se ai i pashkolli, injoranti, agresivi, mund të sundonte me dhunë e forcën e lekut të biznesve të paligjshme e të ngrihej në piedestal.
Ky brez u rrit me prindër konfuzë, që nuk besonin më tek këshillat që u kishin dhënë të parët e tyre si ?I miri fiton gjithmonë?, ?Lufto për të drejtën tënde?, ?Investo tek diçka që dashuron?, por nga frika u bënë skeptikë e pragmatistë dhe i shtynë fëmijët të ?kapnin një shkollë ku bëhej lekë?, ?të gjenin një punë shteti të paktën?, ?të kapnin ndonjë parti se mos i ndihmonte me punë?; ?të mos përziheshin, të mos flisnin, të duronin?, ?të ulnin kokën se betejën e kishin të humbur??.
Sot, ashtu vetëm, pa asnjë udhëheqje të rriturish, për herë të parë, studentët po kuptojnë se nëse ngrenë zërin, edhe dëgjohen.
Po mësojnë se ata kanë fuqi mbi pedagogët dhe rektorët kërcënues, po kuptojnë se askush nuk mund t?i shkelë të drejtat e tyre dhe më e rëndësishmja, këta studentë më në fund po mësojnë se asgjë e keqe nuk vjen nga revolta për të drejtat e tua. Historia e Shqipërisë ka treguar se heshtja na ka bërë shumë më dëm.
Këto ditë këta të rinj janë nën efektin e adrenalinës së turmës, por kur protestat të mbarojnë, shumë me e rëndësishme se pikat që do të përmbushen (natyrisht edhe nëse përmbushen të gjitha, ato kërkojnë kohën e tyre fizike), ajo çfarë nuk duhet t?u humbasë është besimi dhe bindja se ata llogariten dhe duhet të llogariten. Ajo çfarë do të ndodhë pas protestës është treguesi i vërtetë, nëse Shqipëria do të ndryshojë, apo do të përsërisë veten.
Por këta të rinj që sot na ri-kujtuan një leksion të madh të demokracisë, nuk mund ta vazhdojnë të vetëm çfarë nisën. Bashkë me ta, duhet edhe ne të ?gërmojmë? e të nxjerrim studentin brenda nesh, atë që e zhytëm në errësirën e Dorëzimit, të bindur fatkeqësisht se ky vend nuk mund të bëhet. Por ja që edhe MUND.
Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsio...
Gazetari Denis Dyrnjaja i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama ...
Qelizat e bardha të gjakut, i dallojnë tumoret nga prania e...
Prej disa ditësh studentët janë duke protestuar para Ministr...
Media me sfond bokshevik, të paguara nga Rama dhe Veliaj kan...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i pran...
Pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe S...
Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një pos...
Festivali Kënga Magjike, mbrëmjen e djeshme pati natën e dyt...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës Arlind Qorri është shpre...
Analisti Andi Bushati në një artikull, të tijin ka reaguar ...
(Në vend të një replike miqësore me Agron Gjekmarkajn)I dash...
Studentët janë duke vazhduar protestën e tyre para Ministris...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me anë të një p...
Prej disa ditësh në media të ndryshme në Shqipëri është rapo...
Profesori Përparim Kabo në një intervistë në emisionin “Top ...
Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka tre...
Dy persona , të cilët akuzohen se trafikonin lëndë plasëse d...
Studentët e universiteteve publike, prej tre ditësh vijonë ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...