web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha kërcënon Ramën/ Beteja nuk ka mbaruar

7 Dhjetor 2018, 18:15, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm gjatë mbrëmjes së sotme banorëve të Astirit, të cilër prej disa kohësh janë duke protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Re.

Në një prononcim për mediat Basha tha ?Këtu ka vjedhje, nuk ka zhvillim. Këtë e dinim ne, këtë e dinin këta banorë, këtë e dinit një pjesë prej jush, gazetarëve, dhe tani ka dalë haptazi, para syve të të gjithë botës, ajo që ne kemi denoncuar. Nuk është vetëm një projekt vjedhjeje, por është edhe një projekt i pastrimit të parave. Shikoni çfarë kanë bërë: kanë bërë gati se ku do t?i çonin paratë, që do t?u vidhnin taksapaguesve, dhe për të vjedhur këto para, do të prishnin shtëpitë e qytetarëve. mos të harrojmë, ne e dinim që kjo ishte një vjedhje, ne qendruam me këta banorë, ditë e natë, kundër këtij projekti vjedhjeje?.

Por u përballën këta banorë me gjithëfarë soj bëmash e gjëmash ngakjo qeveri. Edi Rama i quajti shpellarë, Erion Veliaj i quajti shpellarë, i quajtën të pasur me nga 4-5 shtëpi, u çuan policinë paradite dhe gangsterët pasdite. Arrestuan djemtë dhe vajzat, arrestuan edhe nënat shtatzëna dhe i çuan në qeli. E mbytën me propagandë kundër banorëve, kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike, kundër meje personalisht, kundër deputetëve të tjerë që qendronin këtu. Lejfeni i Tiranës filloi propagandën që banorët e Tiranës nga qejfi po i prishin vetë shtëpitë. Të paktën këto 24 orët e fundit na kanë rënë veshët rehat, se e kanë humbur davanë. E kanë humbur toruan. Tani kanë frikën e karriges, gjithësecili prej tyre se janë të gjithë të përfshirë. Janë të gjithë në këtë vjedhje. E mbani mend çfarë ju kam thënë: Është ulur kokë më kokë Rama me bandën e hajdutëve dhe kanë vendosur se si do të vjedhin këtu. Ja ku dolën faktet, ja ku doli e vërteta. Gjithë kjo propagandë, gjithë këto sharje, gjithë këto fyerje ndaj banorëve, gjithë këto gënjeshtra, edhe censura e disa mediave, që e zhduku nga ekrani Unazën e Re, protestën e banorëve të Astir-it, nuk ia doli. Pse nuk ia doli? Sepse banorët qendruan. Është qëndresa e banorëve, është qendresa e bashkuar e banorëve ajo që përcaktoi triumfin e të vërtetës. Deshën t?ju varrosnin brenda dhjetë ditëve thotë zonja atje, por nuk ia dolën. Ishte qëndresa e tyre e bashkuar, natyrisht ishte edhe qëndresa jonë krah këtyre banorëve. Nuk i lamë vetëm. As atë natë ? e mbani mend – kur solli një mijë policë këtu. Pse i solli ata 1 mijë policë? Për të mbrojtur ligjin? Jo. Për të mbrojtur rendin? Jo. Për të shkelur ligjin, për të dhunuar banorët, që të vidhen ato 18 milionë euro me konto bankare secrete. Kush mund të qendrojë pas këtyre parave? Kush ka fuqi në këtë shtet të marrë një projekt që kushton 1 milionë euro në treg dhe ta pranojë si donacion? Pa oponencë. Ta ndajë në 3 lote për të përjashtuar konkurrencën e huaj, të fusë një kompani të vetme tek të tre lotet, pa ofertë, që të dalin fituesit e paracaktuar. Që njëri nga fituesit të ketë letra fallso, të regjistrohet me letra fallso në QKR, që APP-ja, Agjencia e Prokurimit Publik të bëjë një tender me këto letrat fallso, dhe kur kjo të denoncohet nga opozita dhe banorët, në vend që të tërhiqet, çojnë policinë për të rrahur banorët dhe Policinë Bashkiake për të shembur banesat, kush ka fuqinë ta bëjë këtë? Vetëm njeriu që përfiton drejtpërdrejt nga kjo vjedhje. Si e ka emrin ky njeri? (përgjigjen protestuesit) Edi Rama. Si e ka emrin hajduti i kësaj afere? (përgjigjen protestuesit) Edi Rama.

Pra, e vërteta triumfoi sepse qendruam bashkë.  Ky është mësimi i protestës së Astirit. Ky është mësimi i protestës së studentëve. Shikoni studentët, për 48 orë e kanë future Edi Ramën poshtë minderit. E patë si ishte bërë sot apo jo?

Por beteja nuk ka përfunduar. E vërteta triumfoi prej kurajos dhe qëndresës së banorëve të Unazës së Re, ndaj të cilëve sot duhet të përkulemi me nderim të gjithë ne. sepse u kanë treguar të gjithë shqiptarëve një mësim të madh, që tani jua kanë treguar edhe bijtë e bijat e tyre studentë: Po të jemi të bashkuar, e zmbrapsim bandën e hajdutëve. E zmbrapsim hajdutin e madh, të lidhur me hajdutët e tjerë. Sado gangsterë, hajdutë, policë, media të blera të hedhin kundër popullit, kur populli është i bashkuar do t?i zbrapsi. Siç i zmbrapsi këtu tek Unaza e Re, siç po i zbrapsin studentët, nga vjedhja dhe grabitja e fondeve të arsimit. Mos harroni, 10 muaj beteja kanë bërë qytetarët dhe artistët për Teatrin Kombëtar. imagjinoni, këta qytetarë këtu e dinë fare mirë se çfarë do të thotë të dalësh ditë për ditë, pasi ke kaluar një ditë të lodhshme, me punë a pa punë, të lësh fëmijët ? madje këtu janë detyruar t?i marrin edhe fëmijët me vete ? e të dalin ditë për ditë në protestë. imagjinoni ata qytetarë e ata artistë që kanë 10 muaj, për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por shtëpinë e artit shqiptar, Teatrin Kombëtar nga vjedhja. Është bashkimi i tyre, qëndresa e tyre që ka nxjerrë në pah një tjetër të vërtetë; vjedhjen e 200 milionë eurove me teatrin Kombëtar. Pas çdo veprimi të Edi Ramës, tek Teatri Kombëtar, tek Stadiumi, PPP-të dhe gjithçka tjetër, qendron vjedhja.

Ndaj sot, bashkë me triumfin e të vërtetës, që është rezultat i kësaj qëndrese, duhet të jemi të vetëdijshëm se qëndresa duhet të vazhdojë. Derisa shtëpitë dhe të drejtat legjitime të këtyre banorëve të jenë plotësisht të garantuara. Derisa ky korrupsion, kjo vjedhje dhe ky pastrim parash ? kemi pastrim ndërkombëtar parash këtu ? të hetohen deri në fund, dhe përgjegjësit, frymëzuesit, ideatori, të marrë atë që meriton, para drejtësië.

Pra, kjo betejë vazhdon e do të vazhdojë kudo, do të vazhdojë këtu, tek Unaza e Re, me këta banorë, të cilët sot kanë triumfuar me të vërtetën e tyre, por akoma ka një betejë për të vazhduar, për të garantuar shtëpitë e tyre, për të garantuar ligjin dhe kushtetutën. Beteja do të vazhdojë tek Bulevardi i Ri, do të vazhdojë në Shkozë, do të vazhdojë me studentët. Dhe dua t?u bëj thirrje prindërve të këtyre studentëve: mos i lini vetëm, mbështetini studentët. Edhe ata janë ngritur kundër grabitjes. Edhe ata janë ngritur kundër vjedhjes. Sepse ky është mësimi. Ne e dinim, e dinim që nga koha e armëve kimike. E dinim që nga protesta e parë e banorëve të Kukësit. Kjo është rruga e vetme, gjuha e vetme për t?iu kundërvënë hajdutërisë, mashtrimit dhe propagandës. Bashkimi, qëndresa, do ta mposhtin mashtrimin, do ta mposhtin vjedhjen. E vërteta do të triumfojë anembanë Shqipërisë, kështu siç triumfoi këtu tek Unaza e Re. E ka parë gjithë Shqipëria, e ka parë gjithë bota, është lajm botëror sot: Pse i shante këta banorë? Sepse donte të çonte 18 milionë euro në offshore. Për të pastruar paratë, për t?i vjedhur këtu, e për t?i çuar në Amerikë. Se çfarë do të bëjë me ato para Edi Rama në Amerikë, çfarë do bëjë? Do ta marrim vesh edhe këtë. Por e para gjë, e thjeshtë, e qartë, e kuptueshme për të gjithë: qëndresa funksionon, bashkimi funksionon, qëndresa dhe bashkimi së bashku e zbrapsin  hajdutërinë dhe mashtrimin.

Protesta është e njerëzve, njerëzit do ta vazhdojnë protestën dhe ne do të jemi në krah të këtyre njerëzve derisa e para: tu garantojmë plotësisht të drejtat e tyre, shtëpitë e tyre, zbatimin e ligjit, anulliminm e plotë të tenderit korruptiv dhe vënien para ligjit të gjithë personat përgjegjës, nga kryeministri deri tek nëpunësi më I thjeshtë dhe çdo person tjetër I përfshirë në këtë aferë të tmerrëshme. Vjedhje dhe pastrim parash! Vjedhje dhe pastrim parash!Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë. Shiko, mos u merrni, kjo është teknika e përçarjes që përdor Edi Rama, mos bini pre!

Mos bini pre! Nuk ka lidhje fare. Studentët protestojnë, studentët kanë prindër, edhe unë jam prind ndonëse nuk i kam akoma në moshë për studime fëmijët, por prindërit duhet të mbështesin studentët, deputetët duhet të mbështesin njerëzit në halle në nevojë dhe nuk duhet të rrinë nëpër zyra. Të tjera janë propaganda përçarëse, është helmi që hedh Edi Ramapër ti mbajtur të ndarë shqiptarët, për ti mbajtur të ndarë nga njëri-tjetri, për ti mbajtur studentët të ndarë nga prindërit. Ne jemi krah tyre, pse çfarë detyre kanë tjetër deputetët përveç të jenë krah njerëzve kur ata protestojnë për të drejtat e tyre.

Pra jemi dhe do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të këtyre protestave dhe në mbështetje të studentëve dhe të kauzës së tyre të drejtë.

Për çfarë po protestojnë? Për asim, për dije! Çfarë po bën Edi Rama? Vazhdon dhe i gënjen, i mashtron, sepse do që ti mbajë në injorancë. Sepse një popull në injorancë, vidhet më lehtë, grabitet më lehtë dhe mashtrohet më lehtë. Studentët e kanë refuzuar dhe duke e refuzuar këtë, duke treguar këtë se sat ë fuqishëm ata janë, i kanë treguar rrugën të gjithëve. I kanë treguar rrugën të gjithë shqiptarëve sesi mund dhe do ta mundin vjedhjen dhe mashtrimin.

Ne do ti japim shqiptarëve një qeverisje të nderëshme që buron nga vota e tyre dhe që punon për mundësi, për një jetë më të mirë për çdo shqiptar në vëndin e vet.

Do vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë e do të vazhdojmë të bëjmë: Nuk do të bëhemi kurrë palë me të keqen. Do të denocnojmë cdo aferë edhe kur na shajnë , na përqeshin, na tallin, shpifin, na cojnëq edhe në prokurori. Mbit ë gjitha do të jemi në krah të njerëzve, aty ku protestojnë dhe aty ku janë në shtëpitë e tyre duhe ta dinë se aq fuqi sa kemi, unë përsonalisht dhe çdokush tjetër, do të jemi në krahun e tyre.

 





Lajmet e fundit nga